• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 30 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Plani i ri për familjet e varfa: Pajisje të reja elektroshtëpiake, izolim dhe panele diellore

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Korrik, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia
Share on FacebookShare on WhatsApp

Familjet që kanë të ardhura të ulëta dhe përballojnë me vështirësi kostot e energjisë pritet të mbështeten me pajisje të reja elektroshtëpiake, izolim të banesave dhe sisteme diellore. Masat janë pjesë e Planit Kombëtar të Veprimit për adresimin e varfërisë energjetike dhe mbrojtjen e klientëve në nevojë për periudhën 2026–2030.

Plani parashikon zëvendësimin e pajisjeve të vjetra që konsumojnë shumë energji përmes skemës “e vjetër për të re”.

Familjet mund të mbështeten gjithashtu për izolimin e mureve dhe çative, si dhe për ndërrimin e dritareve dhe dyerve të amortizuara. Një tjetër masë është zëvendësimi i sobave të vjetra me dru dhe pajisjeve joeficiente të ngrohjes me alternativa më ekonomike dhe më pak ndotëse.

Dokumenti i qeverisë, i konsultuar nga skyweb.al, parashikon edhe mbështetje për instalimin e paneleve fotovoltaike, që prodhojnë energji elektrike, ose kolektorëve diellorë për ngrohjen e ujit.

Përfitimi i këtyre masave nuk do të jetë automatik për çdo familje, por do të varet nga të ardhurat, konsumi i energjisë dhe gjendja e banesës.

Për këtë qëllim do të krijohet Regjistri Kombëtar i Varfërisë Energjetike, ku do të evidentohen familjet që kanë më shumë nevojë për mbështetje. Në vlerësim do të merret parasysh raporti mes faturave të energjisë dhe të ardhurave, zona klimatike, numri i fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara.

Përparësi pritet të kenë familjet që jetojnë në banesa të paizoluara, në zona të ftohta dhe shpenzojnë një pjesë të madhe të të ardhurave për ngrohje dhe energji.

Të dhënat e familjeve që marrin ndihmë ekonomike ose kompensim të energjisë do të përdoren për identifikimin e përfituesve.

Megjithatë, plani nuk përcakton ende shumën e financimit, numrin e familjeve që do të përfitojnë apo nëse ndërhyrjet do të mbulohen plotësisht nga shteti.

Nuk është përcaktuar gjithashtu data kur do të hapen aplikimet.

Gjatë vitit 2026 parashikohet ngritja e regjistrit dhe miratimi i metodologjisë për përcaktimin e familjeve në varfëri energjetike. /skyweb.al 

Etiketat: energjiafamiljetpajisje
Artikulli para

LIGJI I RI/ Gjoba deri në 1 milion lekë dhe bllokim i kamionëve me mallra të rrezikshme

Artikulli pas

Vetëm 1 EURO, 88 ha tokë e lirë për ndërtim në Vlorë, çfarë parashikon vendimi i qeverisë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës
Ekonomi

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

29 Tetor, 2026
Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë
Ekonomi

Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

29 Tetor, 2026
“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën
Ekonomi

“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

29 Tetor, 2026
Korrupsion, zhvatje dhe mallra kontrabandë në Durrës dhe Kapshticë, bizneset kryeqëzojnë Zv.Drejtorin e Doganave, Erald Delilaj
Ekonomi

Korrupsion, zhvatje dhe mallra kontrabandë në Durrës dhe Kapshticë, bizneset kryeqëzojnë Zv.Drejtorin e Doganave, Erald Delilaj

29 Tetor, 2026
Nënshkruhet marrëveshja për centralin e parë eolik në Spille, Karakaçi: Operimi nise në 2028-ën
Ekonomi

Nënshkruhet marrëveshja për centralin e parë eolik në Spille, Karakaçi: Operimi nise në 2028-ën

29 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

29 Tetor, 2026
Artikulli pas
Vetëm 1 EURO, 88 ha tokë e lirë për ndërtim në Vlorë, çfarë parashikon vendimi i qeverisë

Vetëm 1 EURO, 88 ha tokë e lirë për ndërtim në Vlorë, çfarë parashikon vendimi i qeverisë

Të Përzgjedhura

Delphos heq Pacollin nga Aeroporti i Vlorës/ Gjykata e Apelit përjashton biznesmenin kosovar nga administrimi i aeroportit
Ekonomi

Delphos heq Pacollin nga Aeroporti i Vlorës/ Gjykata e Apelit përjashton biznesmenin kosovar nga administrimi i aeroportit

Nga Editor
19 Shkurt, 2026
0

Aventura financiare me kredinë e marrë nga Delphos duket se i ka kushtuar shtrenjtë biznesmenit kosovar Behgjet Pacolli. Gjykata e...

Lexo të plotë
Bankat janë të sigurta pavarësisht dëmeve në pak filiale, Shella: 85% e degëve funksionale, paratë e qytetarëve nuk rrezikohen

Bankat janë të sigurta pavarësisht dëmeve në pak filiale, Shella: 85% e degëve funksionale, paratë e qytetarëve nuk rrezikohen

21 Tetor, 2026
Kontrolloni telefonin tuaj! Disa prej modeleve nuk do të bëhen më “update”

Kontrolloni telefonin tuaj! Disa prej modeleve nuk do të bëhen më “update”

4 Dhjetor, 2025
Qeveria hyn ortake me privatin për të prodhuar uniforma ushtarake, Kayo do të ketë 40 për qind të aksioneve

Qeveria hyn ortake me privatin për të prodhuar uniforma ushtarake, Kayo do të ketë 40 për qind të aksioneve

29 Maj, 2025
Presidenti Begaj në Shkup: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit me Maqedoninë e Veriut dhe rrugën drejt BE

Presidenti Begaj në Shkup: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit me Maqedoninë e Veriut dhe rrugën drejt BE

27 Shkurt, 2026

Të Fundit

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

29 Tetor, 2026
Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

29 Tetor, 2026
“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

29 Tetor, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

Unioni Turistik kundërshton Paketën Fiskale: Çmimet përcaktohen nga destinacionet rivale

29 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr