• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Bankat janë të sigurta pavarësisht dëmeve në pak filiale, Shella: 85% e degëve funksionale, paratë e qytetarëve nuk rrezikohen

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Tetor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Bankat janë të sigurta pavarësisht dëmeve në pak filiale, Shella: 85% e degëve funksionale, paratë e qytetarëve nuk rrezikohen
Share on FacebookShare on WhatsApp
Kreu i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Bledar Shella, ka garantuar se sistemi bankar në Shqipëri është i sigurt dhe funksional, pavarësisht sulmeve dhe dëmtimeve që pësuan disa filiale gjatë protestave të dhunshme në Tiranë.

Gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, ku ishin të pranishëm edhe anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Shella theksoi se aktiviteti bankar po zhvillohet normalisht.

“Kemi 85% të degëve funksionale dhe vetëm 15% e degëve të bankave janë dëmtuar. Tashmë thuajse i gjithë sistemi i filialeve funksionon normalisht dhe me orar të plotë”, deklaroi ai.

Kreu i Shoqatës së Bankave shpjegoi se dëmtimi i një filiali nuk nënkupton cenimin e sigurisë së parave të qytetarëve apo të vetë sistemit bankar.

Sipas tij, degët bankare janë kryesisht pika ku qytetarët marrin shërbime, ndërsa infrastruktura që garanton funksionimin dhe sigurinë e bankave është shumë më e gjerë.

“Dëmi në një degë banke është një dëm fizik, pra dëmtim fizik i pronës, por nuk është degë që mban paratë e qytetarëve apo sistemet e tyre”, u shpreh Shella.

Ai sqaroi se sistemi bankar funksionon në disa shtresa dhe infrastruktura kryesore nuk është e përqendruar në degët që ofrojnë shërbime për klientët.

“Dega është vendi ku ne shërbejmë, por e gjithë infrastruktura jonë nuk është te dega. Pra, dëmtimi i degëve bankare thjesht ua vështirëson qytetarëve marrjen e shërbimeve, por nuk cenon bankat në vetvete në aspektin e sigurisë”, theksoi ai.

Deklaratat vijnë pas sulmeve ndaj disa filialeve bankare dhe bankomateve gjatë protestave të ditëve të fundit në kryeqytet.

Mesazhi kryesor i përfaqësuesve të sistemit bankar mbetet se, pavarësisht dëmtimeve materiale, kursimet e qytetarëve dhe funksionimi i infrastrukturës bankare nuk janë cenuar nga sulmet ndaj filialeve. /skyweb.al

Etiketat: bankatsistemi bankar
Artikulli para

Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?

Artikulli pas

Oferta të rreme dhe mashtrime me rezervimet, BE nis hetim ndaj Booking.com

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kromi i Bulqizës në gjurmët e ARMO-s, turqit e lenë kolateral në banka, po nëse nuk paguhet kredia?
Ekonomi

Pasuria nëntokësore që nuk pasuron shqiptarët, dy të tretat e kromit ikin të papërpunuara

21 Tetor, 2026
FOTO/ Sulm ndaj Booking.com, vidhen të dhënat personale dhe rrezikohen rezervimet e miliona klientëve

TENDERËT/ Si u “armatos” Policia dy muaj para protestave: Shpenzimet për pajisje policore u rritën 114%. Kush e furnizoi
Ekonomi

TENDERËT/ Si u “armatos” Policia dy muaj para protestave: Shpenzimet për pajisje policore u rritën 114%. Kush e furnizoi

21 Tetor, 2026
Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, dyfishohet në gjashtë vjet
Ekonomi

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, dyfishohet në gjashtë vjet

21 Tetor, 2026
Rama ndërron llojin e karrigeve te Kryeministria, por jo mesazhin për protestuesit
Aktualitet

Rama ndërron llojin e karrigeve te Kryeministria, por jo mesazhin për protestuesit

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
FOTO/ Sulm ndaj Booking.com, vidhen të dhënat personale dhe rrezikohen rezervimet e miliona klientëve

Oferta të rreme dhe mashtrime me rezervimet, BE nis hetim ndaj Booking.com

Të Përzgjedhura

AKSHI-n e vrau babëzia, Rama prezanton ADS-në si shpëtim
Aktualitet

AKSHI-n e vrau babëzia, Rama prezanton ADS-në si shpëtim

Nga SkyWeb
31 Maj, 2026
0

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndarjen e AKSHI-t në dy pjesë, ndërsa prezantoi kompaninë e re publike “Albanian Digital Solutions”...

Lexo të plotë
Mos u ankoni nga Tirana! Cilat janë qytetet më të shtrenjta për të blerë një apartament në Europë?

Mos u ankoni nga Tirana! Cilat janë qytetet më të shtrenjta për të blerë një apartament në Europë?

30 Gusht, 2026
117 vjeçarja, gruaja më jetëgjatë në BOTË! Qeveria i jep pension të posaçëm të moshuarës shqiptare

117 vjeçarja, gruaja më jetëgjatë në BOTË! Qeveria i jep pension të posaçëm të moshuarës shqiptare

7 Tetor, 2026
FOTO/ “Apokalipsi” në Gramsh, imazhe të dramës që la pas zjarri që përpiu gjithçka

PROCEDURAT/ Si do të bëhet vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret

16 Gusht, 2025
Liqeni i Shkodrës futet në rrjetin e UNESCO-s, Rama: Një tjetër lajm i bukur për Shqipërinë e Gjelbër

Liqeni i Shkodrës futet në rrjetin e UNESCO-s, Rama: Një tjetër lajm i bukur për Shqipërinë e Gjelbër

8 Qershor, 2026

Të Fundit

Kromi i Bulqizës në gjurmët e ARMO-s, turqit e lenë kolateral në banka, po nëse nuk paguhet kredia?

Pasuria nëntokësore që nuk pasuron shqiptarët, dy të tretat e kromit ikin të papërpunuara

21 Tetor, 2026
FOTO/ Sulm ndaj Booking.com, vidhen të dhënat personale dhe rrezikohen rezervimet e miliona klientëve

Oferta të rreme dhe mashtrime me rezervimet, BE nis hetim ndaj Booking.com

21 Tetor, 2026
Bankat janë të sigurta pavarësisht dëmeve në pak filiale, Shella: 85% e degëve funksionale, paratë e qytetarëve nuk rrezikohen

Bankat janë të sigurta pavarësisht dëmeve në pak filiale, Shella: 85% e degëve funksionale, paratë e qytetarëve nuk rrezikohen

21 Tetor, 2026
Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?

Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr