• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 15 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

AKSHI-n e vrau babëzia, Rama prezanton ADS-në si shpëtim

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Maj, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
AKSHI-n e vrau babëzia, Rama prezanton ADS-në si shpëtim
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndarjen e AKSHI-t në dy pjesë, ndërsa prezantoi kompaninë e re publike “Albanian Digital Solutions” si fazën e ardhshme të transformimit digjital të shtetit shqiptar.

Duke folur në “Shënimet e Javës”, Rama tha se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit do të ketë rolin e drejtuesit, rregullatorit dhe monitoruesit të cilësisë, ndërsa kompania e re publike, e njohur si ADS, do të jetë struktura që do të prodhojë zgjidhje teknologjike dhe do të garantojë mirëmbajtjen e sistemeve shtetërore.

“Këtë javë prezantuam edhe një kompani të re publike, Albanian Digital Solutions, një kompani të re publike që shënon fazën e re të transformimit dixhital të shtetit shqiptar”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, Shqipëria ka kaluar tashmë fazën e ndërtimit të platformave dhe të dixhitalizimit të më shumë se 1200 shërbimeve publike, të cilat prej disa vitesh ofrohen drejtpërdrejt nga telefoni apo kompjuteri përmes e-Albania.

Rama tha se hapi i ri synon të çojë më tej qeverisjen elektronike, duke shfrytëzuar kapacitetet e reja teknologjike për transformimin e administratës dhe të shërbimeve publike.

Sipas tij, “Albanian Digital Solutions” do të funksionojë si një qendër ekselence për talentet shqiptare të teknologjisë dhe do të mbulojë nevojat e sektorit publik për inovacion në shërbime, në qeverisjen qendrore dhe vendore, si dhe në mirëmbajtjen e sistemeve ekzistuese.

Kreu i qeverisë u ndal edhe te rritja e interesit për programet e inovacionit. Ai tha se vetëm në ciklin e fundit të granteve për programin “Startup Albania” janë regjistruar mbi 1100 aplikime.

Sipas Ramës, kjo tregon se Shqipëria ka fituar gradualisht terren në fushën e inovacionit dhe se vendi tashmë ka një pozicion në hartën europiane dhe globale, sidomos në sektorin publik. Megjithatë, ai theksoi se nevojitet më shumë përparim edhe në sektorin privat.

“Kemi nevojë të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet e reja të teknologjisë edhe në qeverisje, gjë që faktikisht e kemi nisur dhe do ta vazhdojmë me intensitet edhe falë kësaj ndarjeje të AKSHI-t në dy pjesë”, u shpreh kryeministri.

Ai sqaroi se modeli i ri do të ndajë funksionet institucionale nga prodhimi dhe mirëmbajtja e zgjidhjeve teknologjike.

“AKSHI do të jetë drejtuesi, rregullatori dhe monitoruesi i cilësisë, ndërsa Albanian Digital Solutions, ADS-ja, do të jetë praktikisht truri që do të prodhojë në mënyrë të vazhdueshme zgjidhjet e nevojshme dhe, nga ana tjetër, do të garantojë mirëmbajtjen e sistemeve tona”, tha Rama.

Krijimi i “Albanian Digital Solutions” vjen në një moment kur qeveria synon të rrisë kapacitetet teknologjike brenda sektorit publik dhe të krijojë një strukturë të posaçme për zhvillimin, përditësimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve digjitale të shtetit.

Sipas qeverisë, kompania e re do të ketë rol qendror në fazën e ardhshme të transformimit digjital, ndërsa AKSHI do të mbetet institucioni që drejton, rregullon dhe kontrollon cilësinë e këtij procesi.

Artikulli para

VIDEO/ Një zog shkatërroi motorin e avionit, por pilotët vijuan ngjitjen: Çfarë është shpejtësia V1 dhe pse është a pamundur të mos ngjitesh pasi e ke kaluar atë

Artikulli pas

Protezat e legenit tashmë zgjasin mbi 30 vjet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore
Aktualitet

Protestat, Presidentit Begaj bën thirrje për qetësi dhe dialog: Të mos cenohet rendi kushtetues dhe stabiliteti i vendit

15 Tetor, 2026
KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta
OP-ED

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

15 Tetor, 2026
“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve
Ekonomi

“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

15 Tetor, 2026
Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!
Ekonomi

Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!

15 Tetor, 2026
Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!
Aktualitet

Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!

15 Tetor, 2026
Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës
Ekonomi

Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës

15 Tetor, 2026
Artikulli pas
Protezat e legenit tashmë zgjasin mbi 30 vjet

Protezat e legenit tashmë zgjasin mbi 30 vjet

Të Përzgjedhura

Avioni i Albawings pëson avari në 11 000 metra
Aviacion

Avioni i Albawings pëson avari në 11 000 metra

Nga SkyWeb
3 Nëntor, 2023
0

Avioni i Albawings i linjes Tirane-Bolonja qe pesoi avari sot duke humbur njerin motor ishte nje Boeing 737-400, i prodhuar...

Lexo të plotë
Nuk do të reduktohet flota, transporti publik do marrë subvencionin për naftën

Nga nesër reduktohet me 40% flota e autobusëve të transportit publik

14 Prill, 2026
Dardha e mbuluar nga bora, destinacioni i preferuar i dimrit

Dardha e mbuluar nga bora, destinacioni i preferuar i dimrit

7 Shkurt, 2026
SHBA-ja synon financimin e borxhit me kriptomonedha

SHBA-ja synon financimin e borxhit me kriptomonedha

20 Gusht, 2025
Cilat qarqe “ushqejnë” Shqipërinë? Fieri me mish e qumësht, Durrësi me vezë, Korça me mjaltë

Rritet ndjeshëm importi i bulmetit: Shqipëria po ngopet me qumësht nga jashtë, ndërsa bie numri i lopëve

28 Tetor, 2025

Të Fundit

Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!

Kriza nuk zgjidhet me ultimatume, por as me kokëfortësi

15 Tetor, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

Protestat, Presidentit Begaj bën thirrje për qetësi dhe dialog: Të mos cenohet rendi kushtetues dhe stabiliteti i vendit

15 Tetor, 2026
KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

15 Tetor, 2026
“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

15 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr