• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 25 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Teknologjia takon sigurinë, One Albania mban workshop-in “Cyber Ready” në bashkëpunim me ekspertët e AKSK

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Dhjetor, 2025
në Ekonomi
A A
Teknologjia takon sigurinë, One Albania mban workshop-in “Cyber Ready” në bashkëpunim me ekspertët e AKSK
Share on FacebookShare on WhatsApp

Dekada e fundit ka sjellë një transformim të ndjeshëm në teknologji dhe inovacion. Nga pak nisma të shpërndara dhe të izoluara, sot idetë novatore, talentet e reja dhe zgjidhjet praktike marrin jetë përmes startupeve, akseleratorëve dhe inkubatorëve. Por, bashkë me zhvillimin e shpejtë shtohet edhe ekspozimi ndaj rreziqeve kibernetike.

Në këtë sfond u zhvillua workshop-i “Cyber Ready”, organizuar nga AlbaniaTech në bashkëpunim me AKSK, ONE Albania, NomadTech dhe Business Magazine, mbajtur pranë One Connect Hub.

Në hapje, zv.drejtoresha e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Floreta Faber u shpreh se siguria kibernetike duhet të ecë në të njëjtin hap me inovacionin.

“Në Shqipëri po krijohet një ekosistem fantastik për startupet, por rritja e shpejtë nuk duhet të bëhet kurrë në kurriz të sigurisë. Një incident kibernetik i vetëm mund të shkatërrojë muaj apo vite punë, prandaj siguria nuk është opsion, është detyrim themelor për çdo themelues”, tha Faber.

Gjatë sesionit, ekspertët e AKSK-së, Arbri Muça dhe Erand Elmazi, sollën shembuj konkretë, duke treguar hap pas hapi se si ndodhin incidentet kibernetike në praktikë.

Ajo që bie në sy është se shumica e problemeve, 82-90% e tyre, nuk vijnë nga sulme të sofistikuara, por nga gabime të vogla që duken të padëmshme: fjalëkalime të dobëta, shpërndarje e informacionit në kanale jo të sigurta, mungesë kontrolli mbi llogaritë cloud etj.

Pjesëmarrësit morën udhëzime të qarta për të identifikuar dobësitë në ekip, në llogaritë e tyre në rrjet apo dhe në pajisjet e punës. Ata u njohën edhe me mënyrat e reagimit në çastet e para të një incidenti, kur qetësia është aleati më i mirë. Gjatë aktivitetit u diskutua edhe qasja “Security by Design”, që në thelb nënkupton se siguria nuk vendoset në fund të procesit, por çmohet dhe ndërtohet me të që në fillesë.

Përmes nismave të tilla, ONE Albania kërkon të jetë pranë ekosistemit të startup-eve me mjete, njohuri dhe këshilla që mund të zbatohen menjëherë. Në biznes, siguria duhet të jetë kulturë pune, jo privilegj.

Vetëm me një qasje të tillë, startup-et shqiptare do të vazhdojnë të rriten mbi baza të forta dhe të palëkundshme. /skyweb.al

Etiketat: albania techBusiness MagazineCyber Readyfloreta faberNomadTechone albaniaOne Connect Hub
Artikulli para

Rriten pagat në sektorin e ndërtimit, ulen kostot e materialeve

Artikulli pas

Prag festash, sa do të kushtonte sot karroca e famshme e Kevinit tek “I vetëm në shtëpi”

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 
Ekonomi

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

24 Tetor, 2026
VENDIMI/ Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë
Ekonomi

Në lokal me gotën tënde! Çfarë parashikon plani për uljen e sasisë së plastikës

24 Tetor, 2026
DRAFTI/ Kaosi me pronat, Kadastrës i lejohet të anulojë aktet e veta pa shkuar në Gjykatë: Bllokohen shitjet dhe kompensimet
Ekonomi

Procedurat, si të ndani pronën me të afërmit përmes e-Albania

24 Tetor, 2026
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta
Ekonomi

Lajm i mirë për çiftet e reja: 4 mënyrat si mund të përfitohet banesë e përballueshme nga shteti

24 Tetor, 2026
Ushqimet e gatshme fitojnë terren edhe në supermarketet shqiptare
Aktualitet

Ushqimet në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në rajon, kalojnë edhe disa vende të BE-së

24 Tetor, 2026
Volvo me humbje, shkurton 2,500 vende pune
Ekonomi

Volvo me humbje, shkurton 2,500 vende pune

24 Tetor, 2026
Artikulli pas
Prag festash, sa do të kushtonte sot karroca e famshme e Kevinit tek “I vetëm në shtëpi”

Prag festash, sa do të kushtonte sot karroca e famshme e Kevinit tek “I vetëm në shtëpi”

Të Përzgjedhura

Nuk ndalen telashet e aeroportit të Vlorës, gjermanët braktisin menaxhimin
Aktualitet

Nuk ndalen telashet e aeroportit të Vlorës, gjermanët braktisin menaxhimin

Nga Editor
2 Qershor, 2026
0

Kompania që menaxhon aeroportin e Mynihut ka vendosur të mbyllë degën e saj në Shqipëri duke braktisur përfundimisht projektin për...

Lexo të plotë
Policia hap tenderin e radhës SEKRET: 1 milion euro për databazën

Policia hap tenderin e radhës SEKRET: 1 milion euro për databazën

3 Mars, 2026
Fundjava më e nxehtë e këtij viti në vend, termometri shënon 39 gradë Celsius

Fundjava më e nxehtë e këtij viti në vend, termometri shënon 39 gradë Celsius

28 Qershor, 2026
Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

24 Tetor, 2026
Romani “KRONIKAT E MJEGULLËS” sukses në Gjermani; nga promovimi në Konsullatën e Kosovës te Panairi Ndërkombëtar i Librit me lexuesit gjerman

Romani “KRONIKAT E MJEGULLËS” sukses në Gjermani; nga promovimi në Konsullatën e Kosovës te Panairi Ndërkombëtar i Librit me lexuesit gjerman

20 Tetor, 2025

Të Fundit

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

24 Tetor, 2026
FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

24 Tetor, 2026
VENDIMI/ Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë

Në lokal me gotën tënde! Çfarë parashikon plani për uljen e sasisë së plastikës

24 Tetor, 2026
Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

24 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr