• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 24 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Sondazhi: 1 në 5 të mitur thonë se shohin përmbajtje seksuale të padëshiruara në Instagram

Editor Nga Editor
24 Shkurt, 2026
në Aktualitet
A A
Sondazhi: 1 në 5 të mitur thonë se shohin përmbajtje seksuale të padëshiruara në Instagram
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pothuajse 1 në 5 përdorues të moshës 13 deri në 15 vjeç i thanë kompanisë Meta se kishin parë “lakuriqësi ose imazhe seksuale në Instagram”, të cilat nuk donin t’i shihnin, sipas një dosjeje gjyqësore, raporton Reuters.

Dokumenti, i bërë publik si pjesë e një padie federale në Kaliforni përfshin pjesë nga një dëshmi e marsit të vitit 2025 të kreut të Instagram-it, Adam Mosseri.

Mosseri tha se kompania nuk i ndan rezultatet e sondazheve “në përgjithësi”, duke shtuar se sondazhet me vetë-raportim janë “tepër problematike”. Sipas zëdhënësit të Meta-s, Andy Stone, sondazhi u krye në vitin 2021.

Meta, e cila zotëron dy rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, po përballet me akuza nga liderë globalë se produktet e saj dëmtojnë përdoruesit e rinj. Në SHBA, mijëra padi në gjykatat federale dhe shtetërore akuzojnë kompaninë se ka dizajnuar produkte varësie dhe ka nxitur një krizë të shëndetit mendor tek të miturit.

Statistika mbi imazhet eksplicite erdhi nga një sondazh i përdoruesve të Instagram-it mbi përvojat e tyre në platformë, tha Stone, dhe jo nga një shqyrtim i postimeve vetë.

Në fund të vitit 2025, kompania tha se për përdoruesit adoleshentë do të hiqte imazhe dhe video “që përmbajnë lakuriqësi ose aktivitet seksual eksplicit, përfshirë ato të gjeneruara nga IA”, me përjashtime të konsideruara për përmbajtje mjekësore dhe edukative.

“Jemi krenarë për përparimin që kemi bërë, dhe gjithmonë punojmë për të bërë më mirë,” tha Stone.

Rreth 8% e përdoruesve në grupmoshën 13 deri në 15 vjeç gjithashtu thanë se kishin “parë dikë të dëmtonte veten ose të kërcënonte se do ta bënte këtë në Instagram”.

Mosseri tha se shumica e imazheve seksuale eksplicite dërgoheshin përmes mesazheve private mes përdoruesve, dhe Meta duhet të marrë parasysh privatësinë e përdoruesve kur i shqyrton ato. /skyweb.al

Etiketat: te miturit
Artikulli para

Sekreti i rënies së flokëve në dimër që shumica e neglizhojnë

Artikulli pas

Nis kontrolli inteligjent në rrugë, si identifikohen automjetet e parregullta

Editor

Editor

Nga Kategoria

Uji, pagesë me fasha, ERRU miraton skemën e mbikonsumit
Aktualitet

Uji, pagesë me fasha, ERRU miraton skemën e mbikonsumit

23 Nëntor, 2026
PARADOKSI/ Popullsia bie, shpenzimet për digjitalizimin kapin majat, por ZGJEROHET administrata
Aktualitet

Tamam “punë shteti”, Administrata do të ketë 9 ditë pushim gjatë 2027!

23 Nëntor, 2026
Dronët që sulmuan luftanijen ruse në brigjet e Libisë u nisën nga Shqipëria? Reagon Ministria e Mbrojtjes
Aktualitet

Dronët që sulmuan luftanijen ruse në brigjet e Libisë u nisën nga Shqipëria? Reagon Ministria e Mbrojtjes

23 Nëntor, 2026
OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”
Aktualitet

OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”

22 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj
Aktualitet

Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj

22 Nëntor, 2026
AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare
Aktualitet

AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare

22 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Nis kontrolli inteligjent në rrugë, si identifikohen automjetet e parregullta

Nis kontrolli inteligjent në rrugë, si identifikohen automjetet e parregullta

Të Përzgjedhura

Sezon tenderësh, 14 milion euro për uniformat e Policisë së Burgjeve
Aktualitet

Misteri i anulimit të tenderit për ndërtimin e burgut në Kukës pasi Salillari u shpall fitues

Nga SkyWeb
14 Korrik, 2025
0

Anulohet vetëm pas dy muajsh një tender me vlerë 5.3 milionë euro, i dhënë në mënyrë tepër të dyshimtë firmës...

Lexo të plotë
Nuk i shkonte në mendje as djallit, ish punonjësi i Kredo.al vjedh llogaritë e Raiffeisen Bank pas mesnate: “Stili” që avulloi 200 mijë EURO

Nuk i shkonte në mendje as djallit, ish punonjësi i Kredo.al vjedh llogaritë e Raiffeisen Bank pas mesnate: “Stili” që avulloi 200 mijë EURO

6 Gusht, 2026
Komisioni i Ekonomisë kalon buxhetin 2026, pritet miratimi nga Parlamenti në seancë plenare

Komisioni i Ekonomisë kalon buxhetin 2026, pritet miratimi nga Parlamenti në seancë plenare

10 Dhjetor, 2025
Proteza revolucionare me material kockash shpëton këmbën e pacientit, mjekët shmangin amputimin

Proteza revolucionare me material kockash shpëton këmbën e pacientit, mjekët shmangin amputimin

17 Gusht, 2026
Marrëveshja që afron Poloninë me Shqipërinë: Të rinjtë polakë do të mësojnë për traditat shqiptare

Marrëveshja që afron Poloninë me Shqipërinë: Të rinjtë polakë do të mësojnë për traditat shqiptare

9 Tetor, 2025

Të Fundit

A mund ta zbulojë inteligjenca artificiale kancerin e gjirit më shpejt? Studimi i ri do të japë përgjigjen

A mund ta zbulojë inteligjenca artificiale kancerin e gjirit më shpejt? Studimi i ri do të japë përgjigjen

23 Nëntor, 2026
Superprodhim vaji ulliri në Dumre! Por nuk është e vërtetë që po shitet me 350-400 lekë/litri, çfarë fshihet pas këtij pretendimi?

Superprodhim vaji ulliri në Dumre! Por nuk është e vërtetë që po shitet me 350-400 lekë/litri, çfarë fshihet pas këtij pretendimi?

23 Nëntor, 2026
Këto dy pije alkoolike janë armiqtë e mëdhenj të veshkave

Këto dy pije alkoolike janë armiqtë e mëdhenj të veshkave

23 Nëntor, 2026
Nvidia rikthen Jensen Huang në krye të kompanisë, aksionet rriten mbi 30%

Nvidia rikthen Jensen Huang në krye të kompanisë, aksionet rriten mbi 30%

23 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr