• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Komisioni i Ekonomisë kalon buxhetin 2026, pritet miratimi nga Parlamenti në seancë plenare

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Dhjetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
Komisioni i Ekonomisë kalon buxhetin 2026, pritet miratimi nga Parlamenti në seancë plenare
Share on FacebookShare on WhatsApp

Komisioni Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat miratoi nen për nen me 7 vota pro projektligjin për buxhetin e vitit 2026. Gjatë shqyrtimit, deputetët paraqitën një sërë amendamentesh që synojnë rritjen e fondeve në sektorët kryesorë të arsimit, pensioneve, bujqësisë dhe pagave në administratë.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa propozoi shtim fondesh në arsim për dyfishimin e oficerëve të sigurisë në shkolla dhe dhënien e pagës së 13-të për mësuesit.

“Amandamenti i parë është për pagën e 13-të për të gjithë mësuesit, kërkesë e ardhur nga arsimi parauniversitar. I dyti lidhet me krijimin e fondit për dyfishimin e oficerëve të sigurisë, për shkak të ngjarjeve kriminale që po ndodhin në shkolla. Ndërsa amandamenti i tretë parashikon një fond kontigjence prej 2 miliardë lekësh për bashkitë e prekura në qarkun e Vlorës, 1.5 miliardë lekë për kompensime dhe 0.5 miliardë për rehabilitimin e infrastrukturës”, u shpreh Zhupa.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi prezantoi 12 amendamente, me theks te rritja e pensioneve, një kërkesë e artikuluar edhe nga deputetë të tjerë të opozitës, të cilët kërkuan trefishimin e fondit për pensionet ose shtesë prej 3.4 miliardë lekësh.

“Rritja prej 60 lekësh në ditë në qytet dhe 20 lekësh në fshat është e pamjaftueshme, sidomos kur pritet inflacion më i lartë vitin e ardhshëm. Kërkojmë shtesë fondesh për pensionet, bujqësinë, arsimin parauniversitar, të mesëm dhe universitar, me rritje prej 5 miliardë lekësh. Propozojmë gjithashtu 1 miliard lekë më shumë për sportin, 2 miliardë për shkencën dhe fonde shtesë për sigurinë ushqimore”, deklaroi Blushi.

Amendamentet e propozuara përfshijnë gjithashtu mosfinancimin e PPP-ve të konsideruara të dyshimta, katërfishimin e dëmshpërblimeve për ish të përndjekurit politikë, rritjen e mëtejshme të bonusit të bebes, rritjen e pagës minimale nga 40 mijë në 50 mijë lekë, si edhe shtesë prej 12 miliardë lekësh për administratën publike me qëllim garantimin e një rritjeje 10 për qind të pagave, fonde që parashikohet të sigurohen nga rialokimi i shpenzimeve operative të qeverisjes qendrore.

Në ditët në vijim, Komisioni pritet të përmbyllë diskutimet përfundimtare përpara se projektbuxheti të kalojë në seancë plenare. /skyweb.al

Artikulli para

Dëmtuan buxhetin duke marrë fonde publike, prokuroria lëshon 8 masa sigurie, 5 prej tyre zyrtarë të bashkisë Tiranë

Artikulli pas

Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës vetëm rritje

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes
Ekonomi

Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes

26 Tetor, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura
Ekonomi

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura

26 Tetor, 2026
Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki
Aktualitet

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki

26 Tetor, 2026
Nga shampot në hotele te shishet plastike, qeset e frutave dhe gotat në kafene, revolucioni që do të ndodhë me paketimet plastike sipas ligjit të ri
Ekonomi

Nga shampot në hotele te shishet plastike, qeset e frutave dhe gotat në kafene, revolucioni që do të ndodhë me paketimet plastike sipas ligjit të ri

26 Tetor, 2026
Artikulli pas
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës vetëm rritje

Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës vetëm rritje

Të Përzgjedhura

Rama njofton 2030 si vitin kur mund të…dorëhiqet
Aktualitet

Rama njofton 2030 si vitin kur mund të…dorëhiqet

Nga SkyWeb
26 Qershor, 2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj kërkesave për dorëheqjen e tij, duke lënë të kuptohet se nuk ka...

Lexo të plotë
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

Presidenti thirrje protestuesve dhe policisë: Kushtetuta dhe ligji janë kufiri për të gjithë

14 Tetor, 2026
Pista e Aeroportit të Vlorës, ndër më të gjatat në rajon, gjigantët e ajrit që mund të ulen aty

SPAK nis hetimet për Aeroportin e Vlorës

9 Korrik, 2025
Euro dhe dollari nuk ndalin renien, si paraqiten sot në tregun valutor  

Euro dhe dollari nuk ndalin rënien, sa këmbehen sot

7 Maj, 2026
Grabitja e pazakontë, vidhen 450 kg kërmij nga ferma, dëmi tejkalon 100,000 dollarë

Grabitja e pazakontë, vidhen 450 kg kërmij nga ferma, dëmi tejkalon 100,000 dollarë

30 Nëntor, 2025

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr