• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 11 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Grabitja e pazakontë, vidhen 450 kg kërmij nga ferma, dëmi tejkalon 100,000 dollarë

Editor Nga Editor
30 Nëntor, 2025
në Ekonomi
A A
Grabitja e pazakontë, vidhen 450 kg kërmij nga ferma, dëmi tejkalon 100,000 dollarë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një nga grabitjet më të pazakonta të këtij viti është regjistruar në Francë, ku persona të paidentifikuar kanë vjedhur rreth 450 kilogramë kërmij nga një fermë në verilindje të vendit. Sipas mediave franceze, dëmet kapin shifrën mbi 100,000 dollarë, duke e lënë pronarin në një situatë të vështirë vetëm pak javë para rritjes së kërkesës për festat.

Fermë familjare L’Escargot Des Grands Crus njoftoi në Facebook se kishte rënë viktimë e një vjedhjeje, në të cilën autorët morën pothuajse të gjithë stokun e kërmijve të freskët dhe të ngrirë. Kompania, që prodhon rreth 350,000 kërmij në vit, shprehet se mbeti e tronditur nga ky incident që rrezikon seriozisht kapacitetin e saj të prodhimit përpara Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Sipas France Info, hajdutët depërtuan me forcë gjatë orëve të para të mëngjesit së hënës. Ata shkuan drejtpërdrejt në zonat e magazinimit dhe boshatisën thuajse tërësisht dhomat e ftohta. Pronari, Jean-Mathieu Dauvergne, tregon se autorët gjetën rafte të mbushura me kërmij të konservuar, të freskët dhe të ngrirë.

Një pjesë e stokut të marrë nuk ishte ende e përpunuar, pasi guaskat nuk ishin pastruar dhe gjalpi shoqërues nuk ishte përgatitur. Sipas pronarit, produkti në atë gjendje nuk mund të konsumohej menjëherë.

Dëmi për biznesin është i konsiderueshëm, pasi rreth 60% e të ardhurave vjetore vijnë nga sezoni festiv. Megjithatë, falë solidaritetit të fermerëve të tjerë të kërmijve, pronari ka arritur të furnizojë disa restorante, përfshirë edhe ata me yje Michelin, pasi kolegët e tij i kanë ofruar një pjesë të stokut me çmime të ulëta.

Alexandre Maire, një tjetër fermer, deklaroi për France Info se sektori është mobilizuar për ta ndihmuar kolegun e tyre të përballojë këtë situatë të pazakontë dhe të mos humbasë sezonin festiv. /Skyweb.al

Etiketat: dem ekonomikgrabitje
Artikulli para

Shtresa e mesme dhe e ulët shpenzon më shumë për marka luksi sesa të pasurit

Artikulli pas

Rama: Pezullimi i Ballukut është presion ndaj politikës

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pavarësisht rritjes së shpejtë, Shqipëria ka ende ekonominë më pak të kredituar në rajon
Ekonomi

Pavarësisht rritjes së shpejtë, Shqipëria ka ende ekonominë më pak të kredituar në rajon

11 Nëntor, 2026
Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi
Ekonomi

Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

11 Nëntor, 2026
OpenAI raporton humbje të mëdha, pavarësisht rritjes së të ardhurave tremujore
Ekonomi

OpenAI raporton humbje të mëdha, pavarësisht rritjes së të ardhurave tremujore

11 Nëntor, 2026
Tenderët “skuqin” Vangjel Tavon e Himarës, mungesë transparence dhe gare
Ekonomi

Modeli “Himarë”/ Si po prokurohen miliona euro në tendera me tek ofertë ose garë farsë

11 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Ekonomi

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve

11 Nëntor, 2026
Importi i makinave, Koreja e Jugut dhe Kina marrin kryesimin: Gjermania zbret në vendin e tretë, Italia jashtë podiumit
Ekonomi

Importi i makinave, Koreja e Jugut dhe Kina marrin kryesimin: Gjermania zbret në vendin e tretë, Italia jashtë podiumit

11 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Rama mbron Ballukun: S’ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen dhe të pezullojnë një anëtar qeverie, do ta çojmë në Kushtetuese

Rama: Pezullimi i Ballukut është presion ndaj politikës

Të Përzgjedhura

Ku “avulluan” 2.5 ton salçiçe Wudy te SPAR Albania me listeri ? Raporti i KLSH jep alarmin mbi shëndetin e shqiptarëve
Ekonomi

Ku “avulluan” 2.5 ton salçiçe Wudy te SPAR Albania me listeri ? Raporti i KLSH jep alarmin mbi shëndetin e shqiptarëve

Nga SkyWeb
25 Prill, 2026
0

Një rast i rëndë me pasoja potenciale për shëndetin publik është evidentuar në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit,...

Lexo të plotë
Shifrat e turizmit, hyrjet e të huajve në gusht u rritën me 9.9%

“Më shumë turistë nga lufta”! Anuluan planet në Lindjen e Mesme, Shqipëria destinacioni surprizë

24 Mars, 2026
Victoria’s Secret rrit shitjet, por aksionet bien me 10%

Victoria’s Secret rrit shitjet, por aksionet bien me 10%

3 Shtator, 2026
Në shkurt u regjistruan mbi 2 mijë biznese të reja

Në shkurt u regjistruan mbi 2 mijë biznese të reja

11 Mars, 2026
Blegtorët prodhues të qumështit, nisin protestat pas heqjes së subvencioneve të naftës

Blegtorët prodhues të qumështit, nisin protestat pas heqjes së subvencioneve të naftës

7 Prill, 2026

Të Fundit

Pavarësisht rritjes së shpejtë, Shqipëria ka ende ekonominë më pak të kredituar në rajon

Pavarësisht rritjes së shpejtë, Shqipëria ka ende ekonominë më pak të kredituar në rajon

11 Nëntor, 2026
Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

11 Nëntor, 2026
Kush e ka fajin për qumështin me aflatoksinë? Blegtorët: Nuk i bien dot gomarit, i bien samarit!

Kush e ka fajin për qumështin me aflatoksinë? Blegtorët: Nuk i bien dot gomarit, i bien samarit!

11 Nëntor, 2026
Shpallet lufta Rama-Veliaj! Nga ultimatumi i kryeministrit dhe nxjerrja e “sekretit” prej kryebashkiakut. Çfarë ndodhi një natë me shi në qeli…

Luftë në PS, Veliaj “tund” bisedën e përgjuar me Toni Gogun në burg: Hetoni Ramën!

11 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr