Vala e ndërtimeve shumëkatëshe vijon të zgjerohet në Tiranë dhe përgjatë bregdetit. Në tri mbledhjet e fundit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka kaluar të paktën 16 projekte që parashikojnë ndërtesa me lartësi 15 kate ose më shumë.
Vendimet janë marrë në mbledhjet e 17 dhe 30 korrikut, si dhe më 13 gusht, dhe përfshijnë leje zhvillimi, leje ndërtimi dhe rishikime të kushteve të projekteve ekzistuese.
Pjesa më e madhe e ndërtimeve të larta është përqendruar në Tiranë, ku parashikohen godina rezidenciale, hotele, struktura shërbimi dhe komplekse me funksione të kombinuara.
Projekti më i lartë është “Garda Tower”, me 43 kate mbi tokë, për të cilin është kërkuar rishikimi i kushteve gjatë ndërtimit.
Në listë ndodhet edhe “M-21”, një godinë shërbimi dhe banimi me 26 kate, ndërsa “Elite Tower” do të ketë struktura me 16 dhe 24 kate.
“Vertical Village” parashikon ndërtime deri në 23 kate, ndërsa disa projekte të tjera në kryeqytet do të kenë lartësi nga 15 deri në 19 kate.
Një prej zhvillimeve më të mëdha lidhet me rijetëzimin e stadiumit “Selman Stërmasi”, projekt i ndërmarrë përmes Korporatës Shqiptare të Investimeve.
Në zonën e stadiumit parashikohen dy struktura të veçanta. E para do të ketë funksion shërbimi dhe hotelerie, me volume deri në 23 kate, ndërsa e dyta do të kombinojë shërbimet me banimin dhe do të arrijë deri në 25 kate.
Ndërtimet e larta nuk kufizohen vetëm në Tiranë. Në Durrës është miratuar një kompleks rezidencial dhe shërbimesh me struktura deri në 21 kate.
Në Vlorë parashikohen godina deri në 16 kate, ndërsa në Spille të Rrogozhinës është kaluar projekti i një apart-hoteli me 15 kate.
Në Shëngjin është miratuar projekti “Duna”, një godinë shërbimi dhe banimi që do të arrijë deri në 15 kate mbi tokë.
Lista e projekteve
1. Leje Zhvillimi për objektin: “Rijetezimi i Stadiumit Selman Stermasi”, Ndërtesa e Stadiumit, Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Plateau Spv sh.p.k”, “Strukturë shërbimi, hoteleri 23 kate dhe 20 kate mbi tokë, me 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Emin Duraku”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Cairn Spv” sh.p.k”, “Strukturë shërbimi, banimi 25 kate dhe 21 kate mbi tokë, me 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Emin Duraku”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gorge Spv” sh.p.k.
2. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Mbyllja dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese të mbetjeve, Vlorë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues Bashkinë Vlorë.
3. Leje për shtyrje afati të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i Landfillit Rajonal për depozitimin e mbetjeve të ngurta në Rajonin e Vlorës, Faza 1”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me zhvillues Bashkia Vlorë,
4. Leje Ndërtimi për objektin: “Impianti i trajtimit të ujrave të zeza, Bashkia Berat”, me zhvillues “Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Berat” sh.a.
5. Leje Ndërtimi për rikonstruksion pa ndryshim funksioni për objektin: “Rikonstruksion të godinës Nr. 5 në objektin: “Godinë banimi, shërbime dhe hoteleri 2, 8, 9, 10 dhe 12 kat, me 2 kat parkim nëntokë”, në Rrugën e “Dibrës”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Arlis – Ndërtim” sh.p.k.
6. Leje për shtyrje afati të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Linjë ajrore Dyfishe Tiranë Rashbull dhe Unaza e Tiranës 110 kv, Loti 1, Nënstacioni i ri Tirana 3’’, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a.
7. Leje për shtyrje afati të Lejes së Ndërtimit: “Ndërtim i Godinës së Drejtorisë së Përgjithshme D.P.SH.T.RR, 5 kate mbi tokë me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme e Transportit Rrugor.
8. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ura e Karicës”, me vendndodhje në Bashkinë Mat, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.
9. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ura Uzina Rubik”, me vendndodhje Bashkia Mirditë, me zhvillues Autoriteti Rrugor Shqiptar.
10. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i mureve përforcuese të Komandës Kepi i Palit dhe rikonstruksioni i pjesshëm i godinës Nr. 34 (Komanda Aktuale)”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Institutin Gjeografik Ushtarak të Shqipërisë.
11. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtim i depos së armatim-municionit, Pajet”, me vendndodhje Bashkia Vlorë, me zhvillues Institutin Gjeografik Ushtarak të Shqipërisë.
12. Leje Ndërtimi për objektin “Ndërtim parku i mobiluar për automjetet ushtarake në repartin ushtarak 1010”, me vendndodhje Bashkia Shkodër, me zhvillues Institutin Gjeografik Ushtarak të Shqipërisë.
13. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtim i qendrës së monitorimit pranë ish-sheshit Shqiponja”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Autoriteti Rrugor Shqiptar.
14. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i palestrës së gjimnastikës”, me vendndodhje Bashkia Tiranë, me zhvillues Universitetin e Sporteve të Tiranës.
15. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i rrugës dhe vazhdimi i shëtitores bregdetare në plazhin e vjetër Vlorë”, me zhvillues Bashkinë Vlorë.
16. Leje për ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin: “Rikualifikimi i Vijës Bregdetare Vlorë – Radhimë – Orikum, Loti I-II, Bashkia Vlorë”, me zhvillues Bashkinë Vlorë.
17. Leje për ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin: “Rikualifikimi i Vijës Bregdetare Vlorë – Radhimë – Orikum, Loti III, Bashkia Vlorë”, me zhvillues Bashkinë Vlorë.
18. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hidrocentraleve “Viliq 1 & 2”, me vendndodhje në bashkinë Tropojë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hec Viliq 1 & 2” sh.p.k.
19. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë “Hidrocentrali Olben”, me vendndodhje në Bashkinë Gramsh, me subjekt zhvillues shoqërinë “Eltex” sh.p.k.
20. Leje Ndërtimi për ndërtimin e objektit: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë “Hidrocentralet Kukur 3 dhe 4”, me vendndodhje në Bashkinë Gramsh”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kukur Hydro Energy” sh.p.k.
21. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, Hec Marinaj”, me vendndodhje në përroin e Qerretit dhe degët e tij, Bashkia Librazhd, Qarku Elbasan, me subjekt zhvillues shoqërinë “Energotek” sh.p.k.
22. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i HEC Rehova”, me vendndodhje në lumin e Rehovës, Bashkia Korçë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Avdolli” sh.p.k.
23. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, Hidrocentralit “Marjan-Gura e Veshëve”, me vendndodhje në përroin e Veshëve, Bashkia Korçë, Qarku Korçë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marituda” sh.p.k.
24. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, Hec Rrësheni, me kapacitet prodhues 250 kw, mbi përroin e Rrëshenit, Bashkia Mirëditë, Qarku Dibër dhe Qarku Lezhë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Nikolli Energy”sh.p.k.
25. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hidrocentralit “Brushtrica 3”, me vendndodhje në Bashkinë Prrenjas, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bushtrica Hydropower” sh.p.k.
26. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet te instaluar 2 MW “Alb Solar Park 1”, me vendndodhje në Zonën e Bisht Kamzës, Katund i Ri, Bashkia Durrës, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Albsolar” sh.p.k. dhe “H & E Energy”sh.p.k.
27. Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjise elektrike fotovoltaike me kapacitet të instaluar 30 MW, Twin Sun Solar Park Fier”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alb Sun Energy” sh.p.k.
28. Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MW dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje ne Bashkinë Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Delta Plan Studio” sh.p.k.
29. Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, “One Solar” me kapacitet të instaluar 11.5 MW, me vendndodhje në Bashkinë Gramsh”, me subjekt zhvillues shoqërinë “One Solar” sh.p.k.
30. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, me kapacitet të instaluar 128 MW, “Solen Energy”, Bashkia Fier”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Solen Energy” sh.p.k.
31. Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, me kapacitet të instaluar 24 MW, “Vodica Solar Park”, Bashkia Kolonjë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Get Solar Solution” sh.p.k.
32. Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, veprave ndihmëse dhe linja elektrike, “Bocova Solar Park” me kapacitet prodhues 82 MW, Bashkia Fier”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Albania Solar Power” sh.p.k.
33. Leje Ndërtimi për objektin: “Impiant gjenerues i energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet të instaluar 62 MW, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Bashkinë Klos, me subjekt zhvillues shoqërinë “Fortis Energy & Construction” sh.p.k.
34. Leje Ndërtimi për objektin: “Impiant gjenerues i energjisë elektrike fotovoltaike “Saranda 1” me kapacitet të instaluar 50 MW dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Park Sol Energy” sh.p.k.
35. Leje Ndërtimi për objektin: “3x Energy Sol Park, 70 MW dhe veprat ndihmëse”, me vendndodhje në Bashkinë Lushnjë, me subjekt zhvillues shoqërinë “3X Energy” sh.p.k.
36. Leje ndryshim subjekti zhvillues për objektin: “Impianti gjenerues i energjisë elektrike fotovoltaike “Veko Energy”, me kapacitet të instaluar 2 MW, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Darzezë, Bashkia Fier, nga shoqëria “VEKO ” sh.p.k në favor të shoqërisë “IS ENERGY” sh.p.k.
37. Leje Ndërtimi për objektin: “Park Eolik”, me vendndodhje në Kryevidh, Bashkia Rrogozhinë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Verbund Green Power Albania Wind” sh.p.k.
38. Leje Ndërtimi për objektin: “Kisha Shën Gjonit Vermosh”, me vendndodhje Vermosh, Bashkia Malësi e Madhe, me zhvillues “Provinca Françeskane Zoja Nunciatë”.
39. Leje Ndërtimi për objektin: “Tirana New Hospital”, me vendndodhje Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “HHH Tirana” sh.p.k.
40. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt me funksion banim dhe shërbim me 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13 dhe 14 kate mbi tokë dhe 1-2 kat nëntokë”, me vendndodhje pranë Rrugës “Ali Shefqeti”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kiiz” sh.p.k
41. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë shërbimi dhe banimi 1-15 kate me 4 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Invest Society” sh.p.k.
42. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe shtesë anësore dhe vertikale për godinë shërbimi 1, 2 dhe 6 kate”, me vendndodhje Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hamida Pharma Laboratories” sh.p.k.
43. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi, shërbimi dhe hoteleri 3-14-17-19 kate me 3 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Mihal Duri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Elbavo” sh.p.k.
44. Leje Ndërtimi për objektin: “Vertical Village, objekt banimi dhe shërbimesh 8-23 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Startek” sh.p.k.
45. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi me 7 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Qazim Demi”, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Orion 2021” sh.p.k.
46. Leje Ndërtimi për objektin: “Uzina Residence”, Rezidencë 16 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Ali Demi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “M.B Invest” sh.p.k.
47. Leje Ndërtimi për objektin: “The Green Red Villa”, me 1-2 kate mbi tokë dhe 1-2 kate nëntokë, me pishinë, me vendndodhje në Gjilekë, Bashkia Himarë, me zhvillues Z.Fatlind Bardhi.
48. Leje Ndërtimi për objektin: “Hotel dhe apart-hotel me 1, 2, 3 dhe 4 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Draç, Bashkia Durrës, me zhvillues Znj. Anita Mici.
49. Leje Ndërtimi për objektin: “Birds of Mind”, Kompleks rezidencial dhe hoteleri me 1- 5 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë, me vendndodhje në Qeparo, Bashkia Himarë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Denlu” sh.p.k dhe “2GT Invest” sh.p.k.
50. Leje Ndërtimi për objektin: “Elite Tower”, Godinë me funksion banimi dhe shërbimi me 2, 8, 16 dhe 24 kat mbi tokë dhe 6 kat nëntokë, me vendndodhje “Rruga e Elbasanit”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ellite Construction” sh.p.k.
51. Leje Ndërtimi për objektin: “Tabor” Kompleks turistik hoteleri dhe rezidencial, me vendndodhje në Gjilek, Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Egeu Stone” sh.p.k, “Adel” sh.p.k dhe “Immo – Invest” sh.a.
52. Leje për rishikim i kushteve të ndërtimit për objektin: “Godinë rezidenciale apart- hotel me 1, 2 dhe 3 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë.
53. Për ndryshim të Lejes së Zhvillimit për objektin: “Hotel “Bamboo” me 1, 10-11 kate mbi tokë dhe 3-4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me subjeket zhvillues Znj. Gerilda Hadëri.
54. Leje për rishikim i kushteve të ndërtimit për objektin: “Hotel “Bamboo” me 1, 10-11 kate mbi tokë dhe 3-4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me subjeket zhvillues Znj. Gerilda Hadëri.
55. Leje për miratimin e ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit për objektin: “Struktura banimi individuale 1-2 kat mbi tokë dhe 1 kat nëntokë me mur rrethues”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues Z.Ilirian Celibashi, Znj.Ardiana Mediu, Shoqeria “Beauty International sh.p.k, Z.Astrit Kamberi, Z.Dritan Shehu, Z.Artan Nito, Znj.Lindita Nito, Znj. Sonila Xukthi, Z.Arlind Nito, Z.Kledion Nito.
56. Për një ndryshim të Lejes së Zhvillimit për objektin: “Dukagjini Resort” Objekte me funksion banimi dhe shërbimi me 1-6 kate mbi tokë dhe me 2 kate nëntokë dhe objekt me funksion hoteleri dhe kazino me 2, 4, 6 dhe 7 kate mbi tokë dhe me 2 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dukagjini Group” sh.p.k.
57. Leje Ndërtimi për objektin: “Duna”, Godinë shërbimi, banimi 1-15 kate mbi tokë me tarracë të shfrytëzuar dhe 2 kate nëntokë, me vendndodhje në Shëngjin, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alessio Konstruksion” sh.p.k.
58. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial dhe shërbime, me 6 – 7 dhe 20 – 21 kate mbi tokë, me 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekte zhvilluese shoqëritë “T&Xh” sh.p.k dhe “Badriklo” sh.p.k.
59. Leje Ndërtimi për objektin: “Seaside Durres”, Kompleks rezidencial me vila banimi, palacina, resort hotel dhe Town Center me 2, 3 dhe 9 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Babasi Coo” sh.p.k.
60. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimi me 1 dhe 11 kate mbi tokë dhe me 2-3 kate nëntokë”, me vendndodhje Uji Ftohtë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Golden Construction” sh.p.k.
61. Leje Ndërtimi për objektin: “Scarlet Tower – Strukturë me funksione komplekse, shërbim dhe rezidencial me 12, 13, 14, 15 kate mbi tokë dhe 3 kat nëntokë”, me vendndodhje pranë Rrugës “Kahreman Ylli”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Legend Construction” sh.p.k.
62. Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimi i qëndrës logjistike të LIDL në Shqipëri, duke përfshirë ndërtesat ndihmëse me 1 dhe 2 kate mbi tokë”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “LIDL” sh.p.k
63. Leje Ndërtimi për objektin: “Duas Towers”, me vendndodhje Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hanxhari Group” sh.p.k.
64. Leje Ndërtimi për objektin: “Vertical Community” – Objekt me funksion rezidencial dhe shërbime 12, 15, 17, 18 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Am & Zo” sh.p.k.
65. Leje Ndërtimi për objektin: “M-21”, Objekt shërbimi dhe banimi 26 kate mbi tokë dhe 6 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Xhek Construction” sh.p.k.
66. Leje për rishikimin e kushteve gjatë ndërtimit për objektin: “Garda Tower”, Objekt banimi, hoteleri dhe shërbime, 43 kate mbi tokë dhe 5 kate nëntokë me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Artech Group” sh.p.k dhe “El-Pro” sh.p.k.
67. Leje Ndërtimi për objektin: “Lotus Residence”, Kompleks rezidencial, me vendndodhje në Rrugën “Seit Bego”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klar” sh.p.k.
68. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbime 1-16 kate mbi tokë me 1 kat parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Marina Bay”, “Balkan Interactive Group (Big)” sh.p.k dhe “Luxury Investment Srl” sh.p.k.
69. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimi me 10, 12, 14, 15 dhe 16 kate mbi tokë me 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Promus Constrction” sh.p.k.
70. Leje Ndërtimi për objektin: “Godina banimi dhe shërbimi 13 dhe 16 kate mbi tokë, me 2 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje Bashkia Kamëz, me subjekt zhvillues shoqërinë “Arb & Trans-2010” sh.p.k.
71. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 7-8-9 kate mbi tokë, me tarraca të shfrytëzueshme dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Gjirin e Lalëzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Euro – 3D” sh.p.k.
72. Për rishikim i lejes së ndërtimit për objektin: “Kashar Idustrial Park”, 1 dhe 2 kate mbi tokë, me vendndodhje në Kashar, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Concord Investment” sh.p.k.
73. Leje Zhvillimi për objektin: “Kashar Idustrial Park II”, 1 dhe 2 kate mbi tokë, me vendndodhje në Kashar, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Concord Investment” sh.p.k.
74. Leje Ndërtimi për objektin: “Park industrial me struktura 1 dhe 2 kate për shërbime tregtare, magazina industriale dhe zyra”, me vendndodhje në Fushë Prezë, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Aba Property Development & Management” sh.p.k.
75. Leje Ndërtimi për objektin: “Magazinë për ruajtjen e produkteve bujqësore 2 kate” me vendndodhje në Bashkia Vorë, me zhvillues Z. Eshref Dako dhe Z. Envis Dako.
76. Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt magazinimi kapanoni me zyrë dhe mur rethues”, me subjekt zhvillues shoqërinë “B.M” sh.p.k.
77. Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë Eolike 3 MW, me vendndodhje në Sheq, Bashkia Fier”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Tech” sh.p.k.
78. Leje për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Godinë banimi 5 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues Z.Laert Cane.
79. Leje për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 2-9 kate me kat nëntokë”, me vendndodhje në lagjen “Hajro Çakerri”, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Triumf HD” sh.p.k.
80. Leje për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 5 – 7 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lisus – 2001” sh.p.k.
81. Leje për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Banesa 4 kate me papafingo dhe kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Xhako – 2E” sh.p.k.
82. Leje për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Banesë 3-4 kate mbi tokë dhe 1 kat parkim nëntokë”, me vendndodhje në lagjen Uji i Ftohtë, Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Breshani” sh.p.k.
83. Leje Ndërtimi për objektin: “The Wave”, Apart-Hotel 15 kate mbi tokë me 2 kat nëntokë”, me vendndodhje në Spille, Bashkia Rrogozhinë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Temple Konstruksion” sh.p.k.
84. Leje për struktura shërbimi në stacionet e plazhit, me vendndodhje në Bashkitë Pogradec, Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.
85. Për konfiskimin për interes publik të sipërfaqes së ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit, për qëllim fitimi, në objektin: “Objekt Banimi 4 kate”, Lagjja “Uji i Ftohtë” Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Elda-Vl” sh.p.k.Leje për struktura shërbimi në stacionet e plazhit, me vendndodhje në Bashkitë Pogradec, Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.
86. Leje “Për përdorim burimi ujor” me qëllim përdorimin e burimit ujor sipërfaqësor për prodhimin hidroenergjitik, me vendndodhje: në përroin e Kimzës dhe Mesulit, degë e lumit Kalivare, Bashkia Pukë, Qarku Shkodër, për shoqërinë “BE-IS ENERGY” sh.p.k.

















Comments 1