• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 7 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kompania me kapital vetëm 6 mijë euro merr leje për kullë 26 kate në Tiranë!

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Shtator, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
Kompania me kapital vetëm 6 mijë euro merr leje për kullë 26 kate në Tiranë!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi në mbledhjen e 17 korrikut një mori lejesh për ndërtime në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, ku kullat ishin kryefjala e vendimmarrjes.

Në listë përfshihen të paktën 16 leje për ndërtime shumëkatëshe, një pjesë e konsiderueshme e të cilave kalojnë 16 katet dhe janë përqendruar në kryeqytet. Këto projekte shtojnë më tej dendësinë e ndërtimeve të larta, të cilat, për shkak të volumit të madh, kërkojnë hapësira dhe kapitale të konsiderueshme.

Ndërkohë që SPAK po godet raste të pastrimit të parave përmes ndërtimit dhe po zbulon lidhje të grupeve kriminale me këtë sektor, furia e investimeve në kulla duket se nuk ka të ndalur.

Cilat janë 16 kullat e reja në Tiranë të miratuara nga KKTU

Ndërtimi vijon të konsiderohet një nga motorët kryesorë të ekonomisë, ndërsa qeveria duket se vlerëson se frenimi i këtij sektori mund të shkaktojë pasoja të forta ekonomike.

Mes lejeve të shumta të miratuara ndodhet edhe ajo për projektin “M-21”, objekt shërbimi dhe banimi 26 kate mbi tokë dhe 6 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Xhek Construction” sh.p.k.

Por një verifikim i kryer nga Skyweb.al në dokumentet e Qendrës Kombëtare të Biznesit ngre pikëpyetje mbi profilin e kompanisë që ka marrë përsipër zhvillimin e kësaj kulle.

“Xhek Construction” rezulton të jetë regjistruar në QKB më 1 prill 2026, vetëm rreth tre muaj e gjysmë përpara mbledhjes së KKTU-së ku u miratua leja për kullën 26-katëshe.

Ekstrakti i kompanise Xhek Construction ne QKB
Ekstrakti i kompanise Xhek Construction ne QKB

Nga gjurmët dokumentare të deritanishme, projekti “M-21” duket se përbën aktivitetin kryesor për të cilin është krijuar kompania.

Shoqëria zotërohet tërësisht nga Matilda Dyrkaj dhe ka një kapital të regjistruar prej vetëm 500 mijë lekësh, ose afërsisht 6 mijë euro.

Nga verifikimi nuk rezulton që “Xhek Construction” të ketë një histori të mëparshme në sektorin e kullave apo ndërtesave të mëdha. Edhe emri i pronares së vetme nuk lidhet me ndonjë veprimtari të njohur të mëparshme në këtë fushë.

Në faqen e kompanisë janë listuar disa projekte të tjera, mes të cilave “Emma Tower”, një kullë me 35 kate në Vlorë, si dhe dy hotele të vegjël në Itali. Kompania deklaron se hotelet i ka blerë, rinovuar dhe më pas i ka shitur, ndërsa e paraqet veten si të profilizuar në sektorin e ndërtimit.

Megjithatë, kur klikohet në seksionin “Historia e Xhek Construction”, faqja shfaq një gabim dhe nuk jep asnjë informacion për historikun, eksperiencën apo veprimtarinë e mëparshme të shoqërisë.

Kompania e regjistruar më 1 prill nuk ka ende bilanc financiar, përmes të cilit të mund të vlerësoheshin të ardhurat, asetet, detyrimet apo kapaciteti i saj për financimin e projektit.

Dokumenti i vetëm tjetër i gjeneruar nga shoqëria është një vendim i zonjës Matilda Dyrkaj, në cilësinë e pronares së vetme, për ndryshimin e adresës së zyrave të kompanisë.

Skyweb.al ka raportuar edhe raste të tjera të ngjashme, ku kompani të krijuara rishtazi dhe persona pa një profil të njohur në ndërtim shfaqen si zhvillues të projekteve të mëdha, të cilat kërkojnë kapitale të jashtëzakonshme.

Seksioni per historikun e kompanise ne faqen zyrtare te internetit
Seksioni per historikun e kompanise ne faqen zyrtare te internetit

Ndërtimi i një kulle me 26 kate mbi tokë dhe 6 kate nëntokë mund të kërkojë dhjetëra, në mos qindra milionë euro, në varësi të sipërfaqes, cilësisë së punimeve dhe specifikave të projektit.

Në aritmetikën e zakonshme të tregut, duket e vështirë që një shoqëri me kapital prej vetëm 500 mijë lekësh, pa bilanc financiar dhe pa histori të dokumentuar në ndërtim, të zotërojë vetë ekspertizën dhe kapacitetin financiar për një projekt të këtyre përmasave.

Kapitali i ulët i regjistruar nuk përbën në vetvete shkelje ligjore. Megjithatë, diferenca mes profilit të kompanisë dhe përmasave të kullës kërkon transparencë mbi financuesit, kapacitetet teknike dhe mënyrën se si do të realizohet investimi.

Por, siç ka ndodhur edhe në raste të tjera, çuditë në tregun shqiptar të kullave duket se nuk kanë të sosur. /skyweb.al

Etiketat: kullaM-21matilda dyrkajxhek construction
Artikulli para

Cilat janë 16 kullat e reja në Tiranë të miratuara nga KKTU

Artikulli pas

“Shkoni para se të shtrenjtohet!” Media amerikane liston Shqipërinë mes 10 vendeve që duhet vizituar

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ngecin hetimet për skandalin e fondeve IPARD
Ekonomi

Ibrahimaj thotë se problemet janë zgjidhur dhe shumë shpejt hapen fondet IPARD

7 Tetor, 2026
Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025
Ekonomi

Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

7 Tetor, 2026
One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal
Ekonomi

One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal

7 Tetor, 2026
Bujqit po kthehen në konsumatorë, migrimi nga rrethet drejt Tiranës po cenon garantimin e furnizimit me ushqime
Ekonomi

Subvencionet për bizneset dhe fermerët, qeveria ia kalon kontrollin Konkurrencës

7 Tetor, 2026
Aksidentet, Shoqata e Siguruesve shpjegon të drejtat dhe detyrimet e pasagjerëve që udhëtojnë me transport publik
Ekonomi

Rriten dëmshpërblimet për aksidentet, 170 mijë lekë dëmi mesatar

7 Tetor, 2026
Pse dritaret e avionëve janë të rrumbullakosura? Tragjedia që ndryshoi sigurinë ajrore
Aviacion

Biletat, oraret dhe rezervimet, rregulla të reja për bashkëpunimin mes kompanive ajrore

7 Tetor, 2026
Artikulli pas
“Shkoni para se të shtrenjtohet!” Media amerikane liston Shqipërinë mes 10 vendeve që duhet vizituar

"Shkoni para se të shtrenjtohet!" Media amerikane liston Shqipërinë mes 10 vendeve që duhet vizituar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama mesazh të prerë Spiropalit: Ose bardhë me ne, ose zi dhe përballë nesh
Aktualitet

Rama mesazh të prerë Spiropalit: Ose bardhë me ne, ose zi dhe përballë nesh

Nga Editor
27 Prill, 2026
0

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë për Elisa Spiropalin, duke lënë të kuptohet se pozicioni i saj...

Lexo të plotë
Gazetari: Shqipërisë po i plaket popullsia dhe po i rinohet drejtësia

Shqipëria, regres në perceptimin e korrupsionit dhe sinjale alarmi për drejtësinë

10 Shkurt, 2026
Europa ka edhe 6 javë karburant avionësh dhe pastaj nis anulimi masiv i fluturimeve

Kriza e karburanteve, kompanitë ajrore anuluan 13 000 fluturime dhe “fshinë” 2 milionë pasagjerë

5 Maj, 2026
Propozohet kulla e re në mes të Tiranës, arkitekti holandez: Duhen aventura të reja

Propozohet kulla e re në mes të Tiranës, arkitekti holandez: Duhen aventura të reja

7 Qershor, 2025
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Rritje në tregun valutor, forcohen euro dhe paundi

29 Janar, 2026

Të Fundit

Ngecin hetimet për skandalin e fondeve IPARD

Ibrahimaj thotë se problemet janë zgjidhur dhe shumë shpejt hapen fondet IPARD

7 Tetor, 2026
Retina zbulon sinjale të sëmundjeve, nga diabeti te hipertensioni

Retina zbulon sinjale të sëmundjeve, nga diabeti te hipertensioni

7 Tetor, 2026
Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

7 Tetor, 2026
Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

7 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr