• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 23 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rriten shqetësimet për të ardhmen e industrisë gjermane të automobilëve

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Rriten shqetësimet për të ardhmen e industrisë gjermane të automobilëve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Mercedes-Benz njoftoi javën e kaluar se do të ndalojë investime të reja në fabrikat e tij në Gjermani. Kjo forcon zërat, se ditët më të mira të prodhimit gjerman të automobilave tashmë i përkasin së kaluarës.

Në një intervistë me shkrim për punonjësit, drejtori i prodhimit Michael Schiebe theksoi se kostot operative në fabrikat gjermane janë tepër të larta. Sipas tij, prodhuesi i automjeteve është “i detyruar tani të shqyrtojë me kujdes se cilat njësi prodhimi në Gjermani do të duhej të mbylleshin, nëse nuk arrihet të ndryshohet struktura e kostove.”

Ky vendim erdhi vetëm një ditë pasi Volkswagen, prodhuesi më i madh i automobilave në Evropë, njoftoi se do të ngrijë planet për modernizimin e fabrikës së tij gjigante në Wolfsburg.

Industria gjermane e automobilave përballë ristrukturimit

Sektori gjerman i automobilave po kalon një krizë të thellë, jo thjesht për shkak të konkurrencës së fortë nga prodhuesit kinezë. Vetëm Volkswagen planifikon të shkurtojë 100.000 vende pune në mbarë botën deri në vitin 2030. Përveç kësaj, katër fabrika të koncernit në Gjermani mund të përballen me mbylljen. Disa analistë të industrisë dyshojnë se kjo shënon fillimin e fundit të prodhimit të automobilave në Gjermani.

“Duhet ta pranojmë se një e treta e kapaciteteve tona prodhuese (në fabrikat gjermane, shën. red.) janë kapacitete të tepërta që duhet të reduktohen”, tha për DW Thomas Puls, ekonomist kryesor për transportin dhe infrastrukturën në Institutin Ekonomik Gjerman (IW Köln). “Ky proces do të jetë shumë i dhimbshëm.”

Një raport i publikuar muajin e kaluar nga kompania këshilluese me seli në Mynih, Roland Berger, arrin në përfundimin se industria vendase e automobilave ka nevojë urgjente për një “rifillim të ri”. Megjithatë, raporti parashikon gjithashtu se Gjermania mund të jetë në gjendje të ruajë “një bërthamë të qëndrueshme dhe fitimprurëse të zinxhirit të vlerës në industrinë automobilistike”. Me fjalë të tjera: prodhimi i automobilave në Gjermani mund të tkurret, por ajo që do të mbetet mund të jetë më e vogël, më e specializuar dhe më fitimprurëse.

Punonjës duke montuar në fabrikë Mercedesi
Fabrikat janë moderne, por a mjafton kjo për të shpëtuar industrinë?Fotografi: Axel Schmidt/REUTERS

Përplasje me sindikatat

Ajo që shpesh anashkalohet është se vendimi i Mercedesit për të ndalur investimet lidhet edhe me negociatat e ashpra me sindikatat për uljen e kostove të punës në fabrikat gjermane. Pjesë e diskutimeve është edhe heqja e javës së punës prej 35 orësh. Nëse palët arrijnë një marrëveshje, pezullimi i investimeve mund të tërhiqet sërish.

Megjithatë, për Achim Kampker, profesor i prodhimit të automjeteve elektrike në Universitetin RWTH Aachen, shkurtimi i investimeve është më shumë sesa një taktikë negociuese. Ai krahason strategjinë industriale të Kinës, që reagon me shpejtësi ndaj ndryshimeve, me atë gjermane, të cilën e cilëson si shumë të ngadaltë. Sipas tij, burokracia e tepërt dhe strukturat e ndërlikuara të kompanive pengojnë krijimin e vlerës së shtuar. “Duhet të bëhemi më të shpejtë, më inovativë dhe dukshëm më produktivë”, tha Kampker për DW.

Sipas kompanisë konsulente Roland Berger, prodhuesit kinezë të automjeteve elektrike mund të nxjerrin në treg një model të ri brenda rreth 20 muajsh, ndërsa në Gjermani ky proces zgjat nga 48 deri në 60 muaj. Përveç kësaj, kompanitë kineze gëzojnë një avantazh kostosh prej rreth 30 për qind.

Një nga arsyet kryesore janë kostot dukshëm më të larta të prodhimit në fabrikat gjermane. Ato variojnë nga 3.500 deri në 5.000 euro për automjet, ndërsa në Evropën Lindore kostoja është mes 2.000 dhe 2.500 euro për automjet.

Fabrika e VW-s në Emden, punonjës rreth modelit të ri ID4.
Në fabrikat gjermane ka kosto dukshëm më të larta të prodhimit se në fabrikat kinezeFotografi: David Hecker/AFP

“Siguri e rreme”

Një raport i kompanisë konsulente PwC, i publikuar në shtator, thekson se prodhuesit gjermanë të automobilave janë të menaxhuar mirë dhe kanë baza të forta financiare. Sipas raportit, kompanitë e dinë shumë mirë se cilat sfida i presin, por mund të ndihen të mbrojtura nga një “siguri e rreme”.

PwC vlerëson se Gjermania duhet të përqendrohet në katër fusha kyçe për ta bërë industrinë e saj automobilistike të aftë për të përballuar sfidat e së ardhmes dhe për të konkurruar me Kinën. Këto përfshijnë: ndarjen e biznesit të motorëve me djegie të brendshme nga ai i automjeteve elektrike; investimin e fitimeve të larta nga biznesi tradicional i motorëve me djegie në teknologji të reja; transformimin e kulturës së punës; dhe shfrytëzimin maksimal të partneriteteve ekzistuese me prodhuesit kinezë të automjeteve dhe kompanitë amerikane të teknologjisë.

“E ardhmja e industrisë gjermane të automobilave do të varet në masë të madhe nga vendimet që do të merren në 12 deri në 18 muajt e ardhshëm”, shkruan Harald Wimmer, drejtues i sektorit të automobilave në PwC Gjermani.

Me kalimin drejt automjeteve elektrike, disa ekspertë parashikojnë se industria e automobilave do të bëhet pjesë e një sektori shumë më të gjerë global të elektronikës, një zhvillim që Gjermania duhet ta shfrytëzojë në favorin e saj.

Harald Wimmer thekson se prodhuesit kryesorë kinezë të automjeteve tashmë e matin veten jo vetëm me rivalët e industrisë automobilistike, por edhe me gjigantët e elektronikës “entertainment”. Një shembull është prodhuesi i telefonave inteligjentë Xiaomi, i cili ndërkohë prodhon rreth 400.000 automjete elektrike në vit. “Kush vazhdon ta kufizojë fushën e konkurrencës vetëm te industria e vet, bën një gabim që, sapo të bëhet i dukshëm, nuk mund të korrigjohet më”, paralajmëron ai.

Prodhimi mbetet gjithsesi i qëndrueshëm

Pavarësisht parashikimeve pesimiste, industria e automobilave në Gjermani po reziston relativisht mirë. Prodhimi vendas mbetet rreth 12 për qind nën nivelin e para pandemisë, por sipas Shoqatës Gjermane të Industrisë së Automobilave (VDA), sektori është në rrugën e duhur për të arritur këtë vit shifrën prej 4,11 milionë automjetesh, të parashikuar në dhjetor. Kjo është vetëm një për qind më pak se një vit më parë.

Grevë e sindikatës IG Metall
Sindikatat dhe punëdhënësit e industrisë së automobilëve kanë qëndrime të ndryshme.Fotografi: Hendrik Schmidt/dpa/picture alliance

Thomas Puls nga Instituti Ekonomik Gjerman (IW Köln) thekson se prodhuesit gjermanë duhet të shmangin një kurth në të cilin ra Italia në fillim të viteve 2000, kur gjiganti kombëtar i industrisë automobilistike, Fiat, po përballej me probleme rentabiliteti. “Në Itali, politika dhe sindikatat bllokuan çdo përpjekje të Fiat-it për të reduktuar kapacitetet e tepërta prodhuese”, shpjegon Puls për DW.

Gjermanisë nuk i mungojnë as ekspertiza dhe as ambicia. Problemi qëndron më tepër te fakti se reformat në sektorët e mëdhenj industrialë shpesh frenohen nga një qasje tepër e kujdesshme dhe nga pengesat burokratike.

Ndërsa gjigantët gjermanë të automobilave po përpiqen të zbatojnë masa të dhimbshme kursimi dhe ristrukturimi, Achim Kampker nga RWTH Aachen paralajmëron se, nëse kompanitë nuk i korrigjojnë dobësitë e tyre, “do të shohim mbyllje të tjera fabrikash, si edhe një largim të ndjeshëm të investimeve industriale dhe vendeve të punës nga Gjermania”.

Përfundimi i tij është i qartë: “Ende ekziston mundësia për ta përmbysur këtë prirje, por dritarja e mundësisë po ngushtohet me shpejtësi.”/DW

Artikulli para

“Getaway”: Vjosa, një destinacion që ndërthur aventurën, natyrën dhe historinë e jugut të Shqipërisë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pse 100 mijë dollarët e parë janë më të vështirët? Si përshpejtohet krijimi i pasurisë pas këtij kufiri
Ekonomi

Pse 100 mijë dollarët e parë janë më të vështirët? Si përshpejtohet krijimi i pasurisë pas këtij kufiri

23 Nëntor, 2026
Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës
Ekonomi

Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës

22 Nëntor, 2026
Wall Street përjeton javën më të rëndë që nga pandemia, investitorët përgatiten për të hënën
Ekonomi

Wall Street përjeton javën më të rëndë që nga pandemia, investitorët përgatiten për të hënën

22 Nëntor, 2026
Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025
Ekonomi

Një në dy familje shqiptare nuk përballon dot një shpenzim të papritur prej 1 mijë eurosh, Shqipëria më keq se rajoni

21 Nëntor, 2026
6 trilionë dollarë humbje brenda javës! Pse po bien bursat amerikane dhe çfarë po tremb investitorët?
Ekonomi

6 trilionë dollarë humbje brenda javës! Pse po bien bursat amerikane dhe çfarë po tremb investitorët?

21 Nëntor, 2026
Bitcoin drejt 600 mijë dollarëve? Analisti që parashikoi rënien e vitit 2018 pret një rritje historike
Ekonomi

Tronditet tregu i kriptomonedhave, Bitcoin fundoset në minimumin dyvjeçar

21 Nëntor, 2026

Të Përzgjedhura

Sistemi jofunksional i tatimeve paralizon punën e bizneseve, por Binaj thotë se ai është më i miri
Ekonomi

Sistemi jofunksional i tatimeve paralizon punën e bizneseve, por Binaj thotë se ai është më i miri

Nga SkyWeb
26 Janar, 2026
0

Prej më shumë se një jave, dhjetëra biznese, ekonomistë dhe kontabilistë po raportojnë probleme serioze në ushtrimin e aktivitetit të...

Lexo të plotë
AlbaScan e skandalit në burgun e Peqinit merr tenderin e pajisjeve të komunikimit të Gardës, rritja e bujshme e vëllezërve Jorgjis

AlbaScan e skandalit në burgun e Peqinit merr tenderin e pajisjeve të komunikimit të Gardës, rritja e bujshme e vëllezërve Jorgjis

9 Qershor, 2025
Një jetë me notën 10

Një jetë me notën 10

2 Korrik, 2026
LetzGo, aplikacioni që do të çmendë Shqipërinë, regjistrohu tani për të marrë taksinë tënde më lirë

LetzGo, aplikacioni që do të çmendë Shqipërinë, regjistrohu tani për të marrë taksinë tënde më lirë

10 Korrik, 2026
OBSH thotë se Shqipëria po boshatiset nga mjekët: Çdo vit ikën një brez i diplomuar

Një shqiptar po rri sot më pak në spital se sa 5 vjet më parë

29 Tetor, 2026

Të Fundit

Rriten shqetësimet për të ardhmen e industrisë gjermane të automobilëve

Rriten shqetësimet për të ardhmen e industrisë gjermane të automobilëve

23 Nëntor, 2026
Media spanjolle shkruan për Vjosën: Destinacioni i veçantë i turizmit natyror në Shqipëri

“Getaway”: Vjosa, një destinacion që ndërthur aventurën, natyrën dhe historinë e jugut të Shqipërisë

23 Nëntor, 2026
Mbyllet sot Aeroporti Charleroi në Bruksel, bllokim edhe gjatë orëve të natës

Mbyllet sot Aeroporti Charleroi në Bruksel, bllokim edhe gjatë orëve të natës

23 Nëntor, 2026
Pse 100 mijë dollarët e parë janë më të vështirët? Si përshpejtohet krijimi i pasurisë pas këtij kufiri

Pse 100 mijë dollarët e parë janë më të vështirët? Si përshpejtohet krijimi i pasurisë pas këtij kufiri

23 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr