• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Sistemi jofunksional i tatimeve paralizon punën e bizneseve, por Binaj thotë se ai është më i miri

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Janar, 2026
në Ekonomi
A A
Sistemi jofunksional i tatimeve paralizon punën e bizneseve, por Binaj thotë se ai është më i miri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Prej më shumë se një jave, dhjetëra biznese, ekonomistë dhe kontabilistë po raportojnë probleme serioze në ushtrimin e aktivitetit të tyre, për shkak të mosfunksionimit të sistemit SelfCare, i cili aksesohet përmes platformës e Albania.

Sipas tyre, bllokimi i sistemit po pengon transmetimin e të dhënave të faturave të fiskalizuara dhe deklaratave doganore, duke krijuar pasiguri për përmbushjen e detyrimeve ligjore. Për shumë subjekte, problemi vijoi edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, pa asnjë njoftim zyrtar mbi zgjidhjen e situatës.

Mosfunksionimi i SelfCare ka paralizuar proceset e përditshme të raportimit, ndërsa bizneset po përballen me mungesë informacioni dhe pamundësi komunikimi me institucionet përgjegjëse.

I pyetur nga gazetarët gjatë një konference për shtyp, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, u shpreh se të dhënat që nuk arrijnë të raportohen mund të mblidhen dhe të deklarohen në një fazë të dytë.

Sipas tij, sistemet tatimore janë ndër më të avancuarat dhe janë në proces të vazhdueshëm zhvillimi, përfshirë edhe përdorimin e inteligjencës artificiale. Ai pranoi se gjatë funksionimit mund të shfaqen problematika teknike, të cilat sipas tij adresohen nga strukturat e teknologjisë së informacionit.

Megjithatë, drejtori i Tatimeve nuk dha asnjë afat konkret se kur do të rikthehet normalisht funksionimi i sistemit dhe as se kur do të konsiderohet periudha e dytë e raportimit për bizneset e prekura.

Ndërkohë, profesionistë të fushës kanë nisur dhjetëra ankesa zyrtare me email drejtuar institucioneve përkatëse, ku kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e situatës.

Në një prej ankesave thuhet se vonesat dhe bllokimi i sistemit po rrezikojnë përmbushjen e detyrimeve ligjore të bizneseve, duke krijuar pasiguri dhe stres të panevojshëm për subjektet tatimpaguese.

Deri në këto momente, nuk ka një reagim zyrtar nga platforma e Albania apo një njoftim publik mbi arsyet e bllokimit dhe kohën e rikthimit të plotë të shërbimit. /skyweb.al

Artikulli para

Presidenti Begaj kërkon drejtësi funksionale dhe dhënien fund të zvarritjeve në gjykata

Artikulli pas

Kontrollet te kompanitë e ndërtimit, Malaj: Synohet rritja e formalizimit në sektorë kyç të ekonomisë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes
Ekonomi

Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes

26 Tetor, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura
Ekonomi

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura

26 Tetor, 2026
Nga shampot në hotele te shishet plastike, qeset e frutave dhe gotat në kafene, revolucioni që do të ndodhë me paketimet plastike sipas ligjit të ri
Ekonomi

Nga shampot në hotele te shishet plastike, qeset e frutave dhe gotat në kafene, revolucioni që do të ndodhë me paketimet plastike sipas ligjit të ri

26 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027
Aviacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

26 Tetor, 2026
Makinat e braktisura nëpër lagje do të hiqen dhe shkatërrohen, gati ligji i ri
Ekonomi

Makinat e braktisura nëpër lagje do të hiqen dhe shkatërrohen, gati ligji i ri

26 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kontrollet te kompanitë e ndërtimit, Malaj: Synohet rritja e formalizimit në sektorë kyç të ekonomisë

Kontrollet te kompanitë e ndërtimit, Malaj: Synohet rritja e formalizimit në sektorë kyç të ekonomisë

Të Përzgjedhura

Rrobat e reja të Mbretit! Delina Ibrahimaj thotë se në këtë fushë me bar punojnë 80 kompani IT
Ekonomi

Rrobat e reja të Mbretit! Delina Ibrahimaj thotë se në këtë fushë me bar punojnë 80 kompani IT

Nga SkyWeb
19 Shkurt, 2026
0

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mbrojti sot sërish projektin Durana Tech Park, skandali i të cilit shpërtheu menjëherë...

Lexo të plotë
Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit

Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit

1 Dhjetor, 2025
Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Padi në SHBA, Izraeliti Ron Yeffet mashtrim 8 mln USD, si u përdor Shqipëria

Padi në SHBA, Izraeliti Ron Yeffet mashtrim 8 mln USD, si u përdor Shqipëria

10 Prill, 2026
Pse produktet që blejmë tani janë më pak cilësore se dikur

Pse produktet që blejmë tani janë më pak cilësore se dikur

6 Tetor, 2026

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr