• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 26 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Padi në SHBA, Izraeliti Ron Yeffet mashtrim 8 mln USD, si u përdor Shqipëria

Editor Nga Editor
10 Prill, 2026
në Aktualitet
A A
0
Padi në SHBA, Izraeliti Ron Yeffet mashtrim 8 mln USD, si u përdor Shqipëria
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një padi e depozituar në SHBA ndaj Ron Yeffet, e siguruar nga “Pamfleti” zbulon një skemë mashtrimi financiare me vlerë mbi 8.6 milionë dollarë, ku një investitor amerikan është bindur përmes një marrëdhënieje të ndërtuar me kujdes, luksit, udhëtimeve dhe kontakteve të nivelit të lartë ndërkombëtar.

Në këtë kontekst, Shqipëria përmendet disa herë si pjesë e këtij rrjeti besimi, përfshirë takime me Kryeministrin shqiptar, udhëtime të organizuara me avion privat dhe premtime për pasaporta shqiptare….

Kryeministri Edi Rama vijon të mos zërë mend, nga “miqtë” që zgjedh nëpër botë.

Charles McGonigal i FBI për pak e fundosi, ndërkohë që “Pamfleti” ka siguruar një dokument ekskluziv, ku emri i Edi Ramës del sërish në drejtësinë e SHBA dhe këtë herë protagonist është izraelito-amerikani Ron Yeffet, i cili ka marrë në dorë kompaninë shtetërore të armëve KAYO.

Ai konsiderohet si një nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës, por ashtu sikundër është folur dhe sipas fakteve që ka siguruar “Pamfleti”, rezulton që të jetë një mashtrues shumë i sofistikuar.

Ron Yeffet, ish-konsull nderi i Senegalit në Tel Aviv, është nën hetim nga drejtësia senegaleze për marrëveshje të dyshimta në lidhje me përvetësimin e disa pronave shtetërore. Po ashtu në disa vende po përballet me padi për mashtrim. Në Shqipëri, mashtruesi izraelit qendron pas një karteli kompanish të regjistruara në Tiranë me aktivitet të dyshimtë.

Emri i Ron Yeffet është i lidhur me kompanitë UNO18, TIMAK DEFENCE, Timak, Timac, ADVANCED ARMS TECHNOLOGY, 1820 Albania, 1820 Black Oil etj., me veprimtari në fushën e armëve, naftës, parasë elektronike, konstruksioneve metalike etj.

Por në fakt, sipas fakteve që do të publikojmë më poshtë, Ron Yeffet është një mashtrues, i cili duket se në manovrat e tij ka përdorur dhe vetë Edi Ramën.

Në kuadër të një investigimi, “Pamfleti” ka zbuluar se ndaj Ron Yeffet më datë 6 mars 2026 është bërë një padi në Gjykatën e Floridas, Qarku Miami-Dade, nga Mark Faist, ku pretendohet se izraeliti Yeffet i ka marrë përmes mashtrimit mbi 8 milionë dollarë.

Dokumenti përshkruan se gjithçka nis në vitin 2018, kur Mark Faist, pas një karriere të gjatë si tregtar energjie, del në pension dhe vendoset në Miami së bashku me familjen. Në këtë qytet ai njihet me Ron Yeffet, një person që, sipas padisë, do të ndërtonte gradualisht një marrëdhënie të ngushtë me të, përmes një strategjie të qëllimshme dhe të menduar mirë.

Padia

Që në fillim, sipas dokumentit, Yeffet punoi për të krijuar një imazh të fortë besueshmërie dhe suksesi. Ai e përfshiu Faist-in në jetën e tij personale, e prezantoi me familjen, ndau histori mbi aktivitetet e tij filantropike dhe bindjet personale, ndërsa paralelisht projektoi një stil luksoz jetese, duke përmendur avionë privatë, mjete të shtrenjta dhe pasuri të konsiderueshme. Kjo, sipas padisë, synonte të krijonte një perceptim të një “fuqie financiare të pakufizuar”, që më vonë do të shërbente si bazë për investimet.

Një moment vendimtar në këtë proces ishte organizimi i një udhëtimi në Paris në vitin 2020, në kulmin e kufizimeve të pandemisë. Gjatë këtij udhëtimi me avion privat, Faist dhe bashkëshortja e tij u prezantuan me figura të rëndësishme, përfshirë Kryeministrin e Shqipërisë dhe ambasadorin shqiptar në Francë dhe Monako. Sipas dokumentit, këto takime “ishin të kuruara me kujdes për të përforcuar imazhin e Yeffet-it si një njeri me shtrirje globale dhe ndikim në biznes”.

“Menjëherë pasi pandemia COVID-19 kufizoi udhëtimet në Shtetet e Bashkuara në mars 2020, Yeffet ftoi Faist-in dhe bashkëshorten e tij në një udhëtim në Paris me avionin privat të Yeffet-it. Gjatë udhëtimit, grupi vizitoi Pallatin e Versajës dhe familja Faist u prezantua me disa nga kontaktet më mbresëlënëse të Yeffet-it: Kryeministrin e Shqipërisë dhe Ambasadorin shqiptar në Francë dhe Monako. Këto prezantime ishin të kuruara me kujdes për të përforcuar imazhin e Yeffet-it si një njeri me shtrirje globale dhe ndikim në biznes”, thuhet në padinë e Faist.

Shqipëria shfaqet si një element i përsëritur në këtë histori. Dokumenti thekson se Yeffet organizoi disa udhëtime ndërkombëtare me avion privat, ku përfshihej edhe Shqipëria, krahas destinacioneve si Roma, Parisi apo ishujt e Karaibeve. Këto udhëtime, sipas padisë, nuk ishin thjesht sociale, por kishin si qëllim të mbanin investitorin të angazhuar dhe të bindur për seriozitetin e marrëdhënies dhe investimeve.

“Yeffet vazhdoi të ftonte Faist-in dhe bashkëshorten e tij në udhëtime me avion privat drejt Shqipërisë dhe Romës (nëntor 2020), Saint-Barthélemy (janar 2021), Bordeaux dhe Paris (qershor 2021), Paris sërish (qershor 2022) dhe Capri (gusht 2022). Çdo udhëtim luksoz shërbente të njëjtin qëllim: ta mbante Faist-in të impresionuar, të shpërqendruar dhe të angazhuar financiarisht, edhe pse investimet nuk kishin sjellë asnjë kthim”, vijon padia.

Një nga episodet më të detajuara lidhet me një tjetër vizitë në Shqipëri, e përshkruar në dokument si një demonstrim i drejtpërdrejtë i fuqisë dhe ndikimit. Yeffet dhe Faist u shoqëruan me një autokolonë të kompletuar me personel sigurie të armatosur, ndërsa qendrimi i tyre u organizua në një kompleks privat me shërbim të plotë dhe siguri të vazhdueshme.

“Për shembull, Yeffet organizoi një tjetër udhëtim luksoz në Shqipëri. Në një tjetër shfaqje teatrale të pasurisë dhe fuqisë së tij të supozuar, Yeffet dhe Faist u shoqëruan nëpër qytete me një autokolonë të kompletuar me personel sigurie të armatosur. Ata qendruan në një kompleks të madh privat ku kuzhinierë privatë përgatisnin të gjitha vaktet dhe siguria private ruante pronën gjatë gjithë kohës. Gjatë këtij udhëtimi, Yeffet diskutoi investimet në vazhdim dhe premtoi se më shumë informacion do të jepej së shpejti”, thekson dokumenti.

Gjatë këtij udhëtimi në Shqipëri, sipas dokumentit, janë diskutuar investimet dhe janë dhënë garanci për zhvillimet e ardhshme. Po ashtu, përmendet edhe një element tjetër i pazakontë: ideja për të siguruar një pasaportë shqiptare për investitorin, e cila përshkruhet si një formë trajtimi ekskluziv për të forcuar më tej besimin dhe për të zbutur dyshimet që kishin nisur të lindnin.

“Ai gjithashtu hodhi idenë e mundësisë për të siguruar një pasaportë shqiptare për Faist-in, një tjetër gjest që dukej si akses ekskluziv dhe trajtim i veçantë, i llogaritur për të ruajtur besimin e Faist-it dhe për të zbutur dyshimet në rritje për faktin se ai nuk kishte marrë asnjë kthim nga investimet”, thuhet aty.

Pikërisht kjo pjesë e bën akoma dhe më të rëndë, për faktin se Yeffet e shet veten aq të fuqishëm sa mund të marrë një pasaportë shqiptare “tak-fak”, kjo falë lidhjes me Edi Ramën. Pra me pak fjalë shteti është vënë në shërbim të izraelitit të armëve. Askush nuk mund të sigurojë një pasaportë, pa pasur mik Bablokun.

Në këtë klimë besimi, sipas padisë, Yeffet arriti të bindte Faist-in të investonte shuma të mëdha parash në projekte të pasurive të paluajtshme në Nju Jork. Dokumenti shpjegon se këto investime u prezantuan si mundësi të rralla që kishin lindur nga situata e tregut gjatë pandemisë, me premtime për fitime të larta dhe mundësi tërheqjeje në çdo kohë.

Në total, sipas dokumentit, Faist transferoi mbi 8.6 milionë dollarë në llogaritë e kompanisë “R&I Trading”. Megjithatë, padia thekson se këto investime nuk sollën asnjë kthim financiar dhe se investitori nuk mori asnjë pagesë, përveç një shume të pjesshme shumë më vonë.

Me kalimin e kohës, mungesa e rezultateve dhe informacionit konkret bëri që Faist të kërkonte sqarime dhe më pas kthimin e fondeve. Sipas dokumentit, përgjigjet që ai mori ishin të paqarta dhe të përsëritura, ndërsa premtimet për kthime të afërta vazhdonin pa u materializuar.

Në vitin 2025, ai kërkoi zyrtarisht kthimin e investimeve. Pas disa muajsh, sipas padisë, u krye vetëm një pagesë prej 1 milion dollarësh, ndërsa pjesa tjetër mbeti e papaguar.

Për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit, palët nënshkruan një marrëveshje në shtator 2025, ku të paditurit pranuan detyrimin për të kthyer 7,611,676.50 dollarë plus interes. Dokumenti thekson se ata “pranuan shprehimisht përgjegjësinë e tyre” dhe ranë dakord për një plan shlyerjeje.

Megjithatë, sipas padisë, edhe kjo marrëveshje nuk u respektua. Afati përfundimtar u shty deri në shkurt 2026, por kaloi pa asnjë pagesë të re, duke çuar në hapjen e procesit gjyqësor. Seancat janë duke vijuar njëra pas tjetrës, ndërkohë Yeffet ndodhet në Tiranë.

E gjithë kjo tregon se kompania kryesore e prodhimit të armëve në vend i është dhënë një mashtruesi me famë. Edi Rama e prezanton atë si një biznesmen të fuqishëm, por kjo padi dëshmon qartë se Ron Yeffet është një zhvatës me përvojë dhe me gjasë këtë herë është duke përlarë paratë e qytetarëve shqiptarë.

Ron Yeffet, u shfaq në publikun shqiptar kur qeveria shqiptare nëpërmjet KAYO dhe kompania izrealite Elbit System, firmosën një marrëveshje për blerje armatimesh dhe investime në sektorin e mbrojtjes. Vetëm pak kohë më pas, kjo kompani u vu nën hetim nga vendet anëtare të NATO-s dhe u përjashtua nga tenderët.

KAYO, e themeluar në vitin 2024 nga qeveria shqiptare, ka krijuar katër kompani të tjera, ku në dy prej tyre, aksioner është dhe Ron Yeffet.

Një prej kompanive, e krijuar nga KAYO me 20% të aksioneve dhe Ron Yeffet me Arjeta Pucën me 80% të aksioneve nëpërmjet kompanisë së tyre TIMAK, është shoqëria TIMAK Defence.

Ron Yeffet është ortak i kompanisë TIMAK, ku ai zotëron 49% të aksioneve, dhe Arjeta Puca 51% të aksioneve.

Kompania TIMAK deri më tani ka marrë dhjetëra tenderë nga institucionet publike në vend, me vlerë mbi 2 milionë euro. Ndërsa kompania TIMAK Defence, ka marrë 10 milionë euro nga buxheti i shtetit. Pra një mashtrues si Ron Yeffet ka marrë miliona nga taksat e shqiptarëve./Pamfleti

Artikulli para

Kriza e karburantit kërcënon fluturimet në Europë, aeroportet paralajmërojnë mungesa brenda tre javësh

Artikulli pas

Skandali me tenderat e AKSHI-t, Banka e Shqipërisë i heq licencën kompanisë së Ermal Beqirit për paranë elektronike

Editor

Editor

Nga Kategoria

Këto janë vendet më të mira në botë për të jetuar
Aktualitet

Këto janë vendet më të mira në botë për të jetuar

25 Maj, 2026
Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë, çfarë përfitojnë fermerët
Aktualitet

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë, çfarë përfitojnë fermerët

25 Maj, 2026
AKU nis skanimin e madh të sigurisë ushqimore, 904 biznese në filtër për standardet e BE-së
Aktualitet

AKU nis skanimin e madh të sigurisë ushqimore, 904 biznese në filtër për standardet e BE-së

24 Maj, 2026
BE fond të ri prej 49 milionë eurosh, Rama: Plani i Rritjes bazohet mbi rezultate të certifikuara
Aktualitet

BE fond të ri prej 49 milionë eurosh, Rama: Plani i Rritjes bazohet mbi rezultate të certifikuara

24 Maj, 2026
Histori me miza dhe buaj, Pacolli reagon sërish pas ultimatumit për Ramën
Aktualitet

Histori me miza dhe buaj, Pacolli reagon sërish pas ultimatumit për Ramën

23 Maj, 2026
Ministria e Financave thotë se do të ngrejë një Task Forcë për parandalimin e abuzimeve me çmimin e karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, sa do shiten nafta dhe benzina

23 Maj, 2026
Artikulli pas
AKSHI i jep Ermal Beqirit tenderin e Thesarit edhe pse ofroi 1.7 mln euro më shumë, vijon përmballja me Gerond Meçen në KPP

Skandali me tenderat e AKSHI-t, Banka e Shqipërisë i heq licencën kompanisë së Ermal Beqirit për paranë elektronike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Projektligji i ri për eficiencën e energjisë, gjoba deri në 1.5 milion lekë për shkelësit
Ekonomi

Projektligji i ri për eficiencën e energjisë, gjoba deri në 1.5 milion lekë për shkelësit

Nga Editor
24 Nëntor, 2025
0

Masa të reja ndëshkuese parashikohen për subjektet që nuk respektojnë detyrimet mbi sistemet e menaxhimit të energjisë dhe auditimet energjetike,...

Lexo të plotë
GIAM KONSTRUKSION / SPAK thotë se Albin Çela pastronte paratë me kompani ndërtimi,  Osman Kokoshi i “Klajdi Resort” ishte ortak

GIAM KONSTRUKSION / SPAK thotë se Albin Çela pastronte paratë me kompani ndërtimi, Osman Kokoshi i “Klajdi Resort” ishte ortak

15 Gusht, 2025
Forcohet ligji për kamatëvonesat në transaksionet tregtare. Përafrim me BE, synohet disiplinim financiar në ekonomi

Forcohet ligji për kamatëvonesat në transaksionet tregtare. Përafrim me BE, synohet disiplinim financiar në ekonomi

21 Maj, 2026
Tregje të mëdha pa sigurim financiar, të paktën 10 mijë subjekte të pambrojtura

Tregje të mëdha pa sigurim financiar, të paktën 10 mijë subjekte të pambrojtura

22 Maj, 2026
Kush po e tredh Dredhën? Fotovoltaiku 830 hektarë i Kaninës, që futi Bashkinë e Vlorës në shtetrrethim

Kush po e tredh Dredhën? Fotovoltaiku 830 hektarë i Kaninës, që futi Bashkinë e Vlorës në shtetrrethim

18 Korrik, 2025

Të Fundit

Paralajmërimi i ekspertëve: Medikamentet për dobësim kanë efekte anësore

Paralajmërimi i ekspertëve: Medikamentet për dobësim kanë efekte anësore

25 Maj, 2026
Ndodhi shqiptare! Pronarët e autobusëve sfidojnë urdhrin e tatimeve: Biletat e paguara me kartë, 75% më shtenjtë

Ndodhi shqiptare! Pronarët e autobusëve sfidojnë urdhrin e tatimeve: Biletat e paguara me kartë, 75% më shtenjtë

25 Maj, 2026
Suplementet me magnez për gjumë po bëhen virale, a funksionojnë vërtet?

Suplementet me magnez për gjumë po bëhen virale, a funksionojnë vërtet?

25 Maj, 2026
INSTAT raporton rritje të fortë të numrit të turistëve në shkurt 2025, detajet

Më shumë të huaj vizituan Shqipërinë në prill

25 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr