• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 29 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Presidenti Begaj kërkon drejtësi funksionale dhe dhënien fund të zvarritjeve në gjykata

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Janar, 2026
në Aktualitet
A A
Presidenti Begaj kërkon drejtësi funksionale dhe dhënien fund të zvarritjeve në gjykata
Share on FacebookShare on WhatsApp

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kërkoi një drejtësi funksionale, të pavarur dhe me integritet, gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e hapjes së vitit të ri gjyqësor.

Kreu i Shtetit e nisi mesazhin e tij duke theksuar rolin themelor të drejtësisë në jetën e qytetarëve, duke e cilësuar atë jo thjesht si një pushtet, por si garancinë që i jep kuptim shtetit të së drejtës.

Presidenti Begaj rikonfirmoi mbështetjen për institucionet e dala nga reforma në drejtësi, e nisur një dekadë më parë, duke vlerësuar se rezultatet e saj tashmë janë të prekshme.

Sipas tij, një pjesë e madhe e qytetarëve besojnë se epoka e pandëshkueshmërisë ka nisur të marrë fund, ndërsa vëmendja e publikut, mediave dhe partnerëve ndërkombëtarë është përqendruar te puna e strukturave të posaçme si SPAK dhe GJKKO. Megjithatë, ai theksoi se drejtësia nuk përfaqësohet vetëm nga këto institucione, por edhe nga gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë që, sipas tij, po ushtrojnë detyrën me profesionalizëm dhe përgjegjësi.

Presidenti vuri theksin te kultura e re juridike e krijuar pas reformës dhe nevoja që vendimet gjyqësore të respektohen nga të gjithë, duke nënvizuar se drejtësia funksionon vetëm kur zbatohet dhe jo vetëm kur shpallet.

Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit e lidhi drejtpërdrejt funksionimin e drejtësisë me procesin e integrimit evropian, duke theksuar se vetëm përmes forcimit të shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, Shqipëria mund të ecë përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Presidenti Begaj theksoi se ky vit gjyqësor duhet të shënojë konsolidimin e një drejtësie të qëndrueshme, duke vlerësuar rolin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë në krijimin e praktikave unifikuese dhe garantimin e sigurisë juridike.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e institucioneve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, si Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe Shkolla e Magjistraturës, si elementë kyç për transparencën dhe llogaridhënien.

Duke u ndalur te pavarësia e gjyqësorit, Presidenti e cilësoi atë si boshtin kryesor të reformës në drejtësi dhe kërkoi që gjyqtarët të marrin vendime pa presione dhe ndërhyrje, në përputhje me standardet evropiane. Ai theksoi se autonomia e fituar nga sistemi është një arritje madhore, por ajo duhet të shoqërohet domosdoshmërisht me përgjegjësi dhe integritet.

Sipas Kreut të Shtetit, besueshmëria e drejtësisë lidhet drejtpërdrejt me efikasitetin e saj, rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe me shmangien e arbitraritetit.

Ai u ndal edhe te zvarritja e çështjeve, duke e cilësuar atë si një problem serioz që ndikon drejtpërdrejt në jetën, pronën dhe të drejtat e qytetarëve.

Presidenti Begaj u bëri thirrje gjyqtarëve që këtyre praktikave t’u vihet fund, duke theksuar se në institucionet e drejtësisë nuk ka më vend për mentalitet tranzicioni dhe se dhënia e drejtësisë është një akt i lartë përgjegjësie shtetërore.

Në përmbyllje, Kreu i Shtetit garantoi mbështetjen e tij për forcimin e pavarësisë dhe funksionalitetit të sistemit të drejtësisë, duke theksuar se do të vijojë të mbetet një zë i qartë në mbrojtje të interesit të qytetarëve që presin drejtësi të ndershme, funksionale dhe të barabartë për të gjithë. /skyweb.al

Artikulli para

INVESTIMET/ Nga HEC-et, te dielli dhe era: MIE synon që 45% e energjisë të jetë e pastër deri në 2030

Artikulli pas

Sistemi jofunksional i tatimeve paralizon punën e bizneseve, por Binaj thotë se ai është më i miri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

29 Tetor, 2026
OBSH thotë se Shqipëria po boshatiset nga mjekët: Çdo vit ikën një brez i diplomuar
Aktualitet

Një shqiptar po rri sot më pak në spital se sa 5 vjet më parë

29 Tetor, 2026
Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen
Aktualitet

Më shumë pleq se sa fëmijë, çfarë pasqyrojnë vizitat në qendrat shëndetësore

29 Tetor, 2026
Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?
Aktualitet

48 të vdekur në punë gjatë vitit 2025, rritje e fortë brenda vitit 

29 Tetor, 2026
Qeveria shpërndan me urgjencë shpërblimin 2 500 euro për policët
Aktualitet

Qeveria rrit pagat për 8 500 efektivë policie

29 Tetor, 2026
Rama i cakton detyrat Adea Pirdenit, do të luftojë edhe korrupsionin
Aktualitet

Rama i cakton detyrat Adea Pirdenit, do të luftojë edhe korrupsionin

29 Tetor, 2026
Artikulli pas
Sistemi jofunksional i tatimeve paralizon punën e bizneseve, por Binaj thotë se ai është më i miri

Sistemi jofunksional i tatimeve paralizon punën e bizneseve, por Binaj thotë se ai është më i miri

Të Përzgjedhura

LISTA/ Cilat janë kompanitë ajrore më të sigurta në botë për 2026, ka ndryshime
Aviacion

LISTA/ Cilat janë kompanitë ajrore më të sigurta në botë për 2026, ka ndryshime

Nga SkyWeb
2 Shkurt, 2026
0

Platforma ndërkombëtare AirlineRatings.com ka publikuar renditjen e vitit 2026 për kompanitë ajrore më të sigurta në botë, duke përfshirë 25...

Lexo të plotë
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës

8 Prill, 2026
Autoritetet e BE kundër urdhrit të Trump për vaksinat: Mund të rrezikojë Europën

Autoritetet e BE kundër urdhrit të Trump për vaksinat: Mund të rrezikojë Europën

13 Gusht, 2026
“T’ju vijë turp, për çfarë vini këtu?” – Spiropalit i del situata nga kontrolli në Vlorë, tregtarët i sulen pas urdhrit për zhvendosje

“T’ju vijë turp, për çfarë vini këtu?” – Spiropalit i del situata nga kontrolli në Vlorë, tregtarët i sulen pas urdhrit për zhvendosje

31 Janar, 2026
LIGJI/ Si do t’i jepet fund rrjetave me kabuj interneti në pallate

LIGJI/ Si do t’i jepet fund rrjetave me kabuj interneti në pallate

20 Prill, 2026

Të Fundit

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

29 Tetor, 2026
Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

29 Tetor, 2026
“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

29 Tetor, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

Unioni Turistik kundërshton Paketën Fiskale: Çmimet përcaktohen nga destinacionet rivale

29 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr