• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 29 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

INVESTIMET/ Nga HEC-et, te dielli dhe era: MIE synon që 45% e energjisë të jetë e pastër deri në 2030

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Janar, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
INVESTIMET/ Nga HEC-et, te dielli dhe era: MIE synon që 45% e energjisë të jetë e pastër deri në 2030
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në vitin 2030, Shqipëria synon që gati gjysmën e energjisë që konsumon ta sigurojë nga dielli dhe era. Objektivi është bërë publik nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në Ditën Ndërkombëtare të Energjisë së Pastër, si pjesë e strategjisë për transformimin e sektorit energjetik.

Sipas planifikimit zyrtar, 45 për qind e konsumit vendas pritet të mbulohet nga teknologjitë fotovoltaike dhe eolike. Për ta arritur këtë nivel, vendi do të duhet të ndërtojë brenda pesë viteve një numër të konsiderueshëm centralesh të rinj, duke ndryshuar strukturën aktuale të prodhimit të energjisë elektrike.

Sot, sistemi energjetik mbështetet pothuajse tërësisht te hidrocentralet, të cilat sigurojnë rreth 94 për qind të prodhimit vendas. Vetëm 6 për qind vjen nga centralet diellore që kanë hyrë gradualisht në funksion. Nga sasia totale e energjisë së prodhuar, afërsisht gjysma gjenerohet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, ndërsa pjesa tjetër nga operatorë privatë dhe koncesionarë.

Megjithatë, ende nuk ka të dhëna të detajuara publike mbi raportin mes prodhimit vendas dhe konsumit real, pasi një pjesë e konsiderueshme e nevojave vijon të mbulohet përmes importeve, veçanërisht në vitet me reshje të pakta.

Në vitet në vijim pritet të hyjnë në fazë zhvillimi disa projekte që mund të ndryshojnë ndjeshëm hartën energjetike të vendit. Projekti më i madh i shpallur deri tani është parku eolik i Tropojës, me një kapacitet të planifikuar prej 603.9 megavatësh. Investimi do të realizohet nga sektori privat, ndërsa ende nuk është sqaruar se çfarë përfitimesh konkrete do të ketë shteti, apo nëse një pjesë e energjisë do të blihet me çmim të garantuar.

Ndryshe nga ky projekt, në ankandet e mëparshme për centralet fotovoltaike të Karavastasë dhe Spitallës është ndjekur skema e blerjes së 50 për qind të energjisë së prodhuar nga shteti, me çmim preferencial dhe kontratë 15 vjeçare.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aktualisht në vend janë të instaluara mbi 700 megavat kapacitete private fotovoltaike që janë në operim, si dhe rreth 400 megavat kapacitete vetëprodhuese të shtuara nga bizneset. Në kontrast me këtë zhvillim, energjia e erës mbetet ende e pashfrytëzuar, pasi deri më tani asnjë central eolik nuk ka nisur prodhimin e energjisë elektrike.

Strategjia për vitin 2030 synon pikërisht këtë zhvendosje graduale nga varësia pothuajse totale te uji, drejt një modeli më të balancuar dhe më të qëndrueshëm të prodhimit energjetik. /skyweb.al

Etiketat: energjiaMIE
Artikulli para

Fshatra të zbrazur dhe ekonomi agrare e shpartalluar, rritje rekord e importit të bulmetit

Artikulli pas

Presidenti Begaj kërkon drejtësi funksionale dhe dhënien fund të zvarritjeve në gjykata

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës
Ekonomi

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

29 Tetor, 2026
Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë
Ekonomi

Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

29 Tetor, 2026
“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën
Ekonomi

“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

29 Tetor, 2026
Korrupsion, zhvatje dhe mallra kontrabandë në Durrës dhe Kapshticë, bizneset kryeqëzojnë Zv.Drejtorin e Doganave, Erald Delilaj
Ekonomi

Korrupsion, zhvatje dhe mallra kontrabandë në Durrës dhe Kapshticë, bizneset kryeqëzojnë Zv.Drejtorin e Doganave, Erald Delilaj

29 Tetor, 2026
Nënshkruhet marrëveshja për centralin e parë eolik në Spille, Karakaçi: Operimi nise në 2028-ën
Ekonomi

Nënshkruhet marrëveshja për centralin e parë eolik në Spille, Karakaçi: Operimi nise në 2028-ën

29 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

29 Tetor, 2026
Artikulli pas
Presidenti Begaj kërkon drejtësi funksionale dhe dhënien fund të zvarritjeve në gjykata

Presidenti Begaj kërkon drejtësi funksionale dhe dhënien fund të zvarritjeve në gjykata

Të Përzgjedhura

Për herë të parë në Gjermani, trajtimi për talaseminë i jep fund transfuzioneve të gjakut
Shëndet

Për herë të parë në Gjermani, trajtimi për talaseminë i jep fund transfuzioneve të gjakut

Nga Editor
1 Tetor, 2026
0

Për herë të parë në Gjermani, një pacient me beta-talasemi është trajtuar me sukses me një terapi të bazuar në...

Lexo të plotë
Merruni me dhëmbët tuaj ose do të vdisni më shpejt

Merruni me dhëmbët tuaj ose do të vdisni më shpejt

24 Mars, 2026
Konsumi i naftës në kufijtë e Maqedonisë trefishohet, 200 mijë litra në ditë blihen nga shqiptarët

Kompanitë e naftës paralajmërojnë padi ndaj qeverisë, pretendojnë 7 milionë euro dëme nga çmimet e Bordit

29 Maj, 2026
“Travel and Tour World”: Shqipëria mes destinacioneve që po udhëheqin valën e re të turizmit në Europë

35 959 fluturime në ditë, Evropa regjistroi trafik ajror rekord gjatë verës! Shqipëria ndër vendet më të vizituara

14 Shtator, 2026
30% e stafit shëndetësor shqiptar ka emigruar në Gjermani

Hapen aplikimet për kredi me interes zero për mjekët dhe infermierët, kriteret që duhet të plotësohen

26 Gusht, 2026

Të Fundit

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

29 Tetor, 2026
Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

29 Tetor, 2026
“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

29 Tetor, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

Unioni Turistik kundërshton Paketën Fiskale: Çmimet përcaktohen nga destinacionet rivale

29 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr