• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Qeveria heq licencimin aktual për bizneset ushqimore, por rrit gjobat! 

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Nëntor, 2026
në Ekonomi
A A
Qeveria heq licencimin aktual për bizneset ushqimore, por rrit gjobat! 
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria po përgatit një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën e funksionimit të bizneseve ushqimore, duke zëvendësuar sistemin aktual të licencimit me regjistrimin e detyrueshëm të stabilimenteve. Paralelisht, projektligji i ri parashikon rritjen e gjobave për shkeljet e sigurisë ushqimore, përfshirë tregtimin e produkteve të pasigurta dhe mosrespektimin e kushteve të higjienës.

Ndryshimet janë pjesë e projektligjit të ri “Për ushqimin”, të shqyrtuar nga Skyweb.al, i cili synon zëvendësimin e ligjit ekzistues të vitit 2008 dhe përafrimin e sistemit shqiptar të sigurisë ushqimore me standardet e Bashkimit Evropian.

Sipas relacionit shpjegues, një nga ndërhyrjet kryesore është kalimi nga licencimi i operatorëve drejt një sistemi të bazuar në regjistrimin e stabilimenteve dhe miratimin paraprak të tyre vetëm për kategoritë e veprimtarive ku ky miratim kërkohet nga legjislacioni.

Kjo do të thotë se çdo biznes që prodhon, përpunon, magazinon ose shpërndan ushqime do të duhet të regjistrojë pranë autoritetit kompetent secilin stabiliment ku zhvillon aktivitetin.

Në këtë kategori përfshihen restorantet, njësitë tregtare, supermarketet, magazinat, fabrikat e përpunimit dhe bizneset e tjera të zinxhirit ushqimor, sipas natyrës së veprimtarisë së tyre.

Megjithatë, heqja e sistemit aktual të licencimit nuk nënkupton se të gjitha aktivitetet ushqimore do të mund të ushtrohen vetëm me regjistrim.

Për stabilimentet që prodhojnë ose përpunojnë produkte me origjinë shtazore, kur legjislacioni përkatës e kërkon, do të nevojitet edhe miratimi nga autoriteti kompetent, pas verifikimit të përmbushjes së kushteve të sigurisë ushqimore.

Një lehtësi parashikohet për bizneset që disponojnë tashmë licenca. Sipas nenit 44, ato do të përfshihen në regjistrin e ri pa pasur nevojë të përsërisin procedurën e njoftimit për regjistrim.

Për subjektet që kanë nevojë për miratim të posaçëm, autoritetet do të marrin në konsideratë kontrollet dhe vlerësimet e mëparshme, për aq sa ato mbeten të vlefshme. Ndërsa aplikimet për licencim që nuk kanë përfunduar në momentin e fillimit të zbatimit të ligjit do të trajtohen sipas procedurave të reja.

Rriten gjobat për ushqimet e pasigurta dhe shkeljet e higjienës

Krahas ndryshimit të procedurave administrative, projektligji rishikon sanksionet për bizneset që nuk respektojnë kërkesat e sigurisë ushqimore.

Sipas nenit 41, gjoba për vendosjen në treg të ushqimeve të pasigurta parashikohet të jetë nga 400 mijë deri në 500 mijë lekë, nga 300 mijë deri në 500 mijë lekë që përcakton ligji aktual.

Për shkeljen e kushteve të higjienës, gjoba rritet nga 300–500 mijë lekë në 400–600 mijë lekë, duke shtuar si kufirin minimal, ashtu edhe atë maksimal të ndëshkimit.

Më të larta bëhen edhe penalitetet për bizneset që nuk sigurojnë gjurmueshmërinë e produkteve ushqimore, pra dokumentimin e origjinës dhe lëvizjes së tyre përgjatë zinxhirit të furnizimit. Gjoba e propozuar është 150–250 mijë lekë, kundrejt 100–200 mijë lekëve aktualisht.

E njëjta rritje parashikohet për shkeljet e detyrimeve të vetëkontrollit, sipas sistemit HACCP, ndërsa për etiketimin në kundërshtim me kërkesat ligjore gjoba minimale rritet nga 50 mijë në 80 mijë lekë.

Sanksionet më të larta arrijnë në 2 milionë lekë për shkelje të caktuara që lidhen me importin e ushqimeve dhe regjistrimin e stabilimenteve. Ky kufi maksimal ekziston edhe në ligjin aktual dhe nuk përbën një rritje të re.

Projektligji parashikon gjithashtu pezullimin ose tërheqjen e regjistrimit apo miratimit të stabilimentit kur ushqimi i vendosur në treg është vërtetuar se ka shkaktuar dëm në shëndetin e njeriut ose përbën rrezik potencial për jetën.

Ndryshimet synojnë, nga njëra anë, thjeshtimin e procedurave për ushtrimin e veprimtarisë ekonomike dhe, nga ana tjetër, forcimin e përgjegjësisë së bizneseve për sigurinë e produkteve që tregtojnë.

Sipas projektligjit, sistemi i ri parashikohet të fillojë zbatimin më 1 gusht 2027, nëse akti miratohet me formulimin aktual.

Deri atëherë, bizneset do të vazhdojnë të funksionojnë sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa kalimi në sistemin e ri do të shoqërohet me dispozita kalimtare dhe akte nënligjore për procedurat përkatëse. /skyweb.al

Etiketat: bizneseushqimi
Artikulli para

Shqipëria i hap rrugën tregtimit të mishit të prodhuar në laborator

Artikulli pas

Erion Braçe dhe Tritan Shehu, pension mbi 4 900 euro/muaj! Eksperti bën llogarinë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Erion Braçe dhe Tritan Shehu, pension mbi 4 900 euro/muaj! Eksperti bën llogarinë
Ekonomi

Erion Braçe dhe Tritan Shehu, pension mbi 4 900 euro/muaj! Eksperti bën llogarinë

18 Nëntor, 2026
Gjermania paguan 259 euro në muaj për afro 300 mijë fëmijë që jetojnë jashtë vendit
Ekonomi

Gjermania paguan 259 euro në muaj për afro 300 mijë fëmijë që jetojnë jashtë vendit

18 Nëntor, 2026
Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele
Ekonomi

Gati ligji për njohjen automatike të diplomave të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në BE! 

18 Nëntor, 2026
Shqipëria ndalon me ligj cigaret elektronike “vapes” dhe qeset me nikotinë, kur nis bllokimi: Rregulla të reja mbi duhanpirjen
Ekonomi

Shqipëria ndalon me ligj cigaret elektronike “vapes” dhe qeset me nikotinë, kur nis bllokimi: Rregulla të reja mbi duhanpirjen

18 Nëntor, 2026
Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!
Ekonomi

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

18 Nëntor, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë
Ekonomi

Inflacioni arrin në 3.5% në tetor, ushqimet vijojnë të rëndojnë buxhetet e familjeve shqiptare

18 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Erion Braçe dhe Tritan Shehu, pension mbi 4 900 euro/muaj! Eksperti bën llogarinë

Erion Braçe dhe Tritan Shehu, pension mbi 4 900 euro/muaj! Eksperti bën llogarinë

Të Përzgjedhura

Shqipëria i hap rrugën tregtimit të mishit të prodhuar në laborator
Kryesore

Shqipëria i hap rrugën tregtimit të mishit të prodhuar në laborator

Nga SkyWeb
18 Nëntor, 2026
0

Mishi i prodhuar në laborator, përmes kultivimit të qelizave shtazore, mund të hyjë në të ardhmen edhe në tregun shqiptar....

Lexo të plotë
Ambasada amerikane lëshoi alarm për sulm nga Irani, ministrat Lamallari e Nufi: S’ka rrezik real, mos u shqetësoni!

Mbi 52 mijë skedarë dhe të dhëna për deputetët, investigimi zbulon dobësi në sistemet e Kuvendit

19 Gusht, 2026
Testi i gjakut mund të sinjalizojë kancerin e prostatës më shumë se një dekadë përpara

Testi i gjakut mund të sinjalizojë kancerin e prostatës më shumë se një dekadë përpara

27 Tetor, 2026
GIAM KONSTRUKSION / SPAK thotë se Albin Çela pastronte paratë me kompani ndërtimi,  Osman Kokoshi i “Klajdi Resort” ishte ortak

GIAM KONSTRUKSION / SPAK thotë se Albin Çela pastronte paratë me kompani ndërtimi, Osman Kokoshi i “Klajdi Resort” ishte ortak

15 Gusht, 2025
Europianët po merren më shumë me aktivitet fizik

Europianët po merren më shumë me aktivitet fizik

23 Shtator, 2026

Të Fundit

Erion Braçe dhe Tritan Shehu, pension mbi 4 900 euro/muaj! Eksperti bën llogarinë

Erion Braçe dhe Tritan Shehu, pension mbi 4 900 euro/muaj! Eksperti bën llogarinë

18 Nëntor, 2026
Qeveria heq licencimin aktual për bizneset ushqimore, por rrit gjobat! 

Qeveria heq licencimin aktual për bizneset ushqimore, por rrit gjobat! 

18 Nëntor, 2026
Shqipëria i hap rrugën tregtimit të mishit të prodhuar në laborator

Shqipëria i hap rrugën tregtimit të mishit të prodhuar në laborator

18 Nëntor, 2026
Kujdes nga testet shëndetësore në internet! Studimi britanik: Japin rezultate të pasakta

Kujdes nga testet shëndetësore në internet! Studimi britanik: Japin rezultate të pasakta

18 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr