• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 14 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Skema e Lezhës përsëritet në Tiranë, i riu falsifikoi ID dhe mori kredi te IUTE Credit

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Korrik, 2025
në Kryesore, Aktualitet
A A
Skema e Lezhës përsëritet në Tiranë, i riu falsifikoi ID dhe mori kredi te IUTE Credit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Policia e Tiranës arrestoi sot një 21-vjeçar pasi u zbulua teksa kishte falsifikuar disa karta identiteti, përmes të cilave aplikonte për të marrë kredi përmes aplikacionit në institucione financiare.

Policia njoftoi se ishin dokumentuar të paktën 9 raste ku i riu kishte aplikuar dhe marrë kredi në vlerat 1 000-3 400 euro me karta identiteti të falsifikuara.

Mëohet se ai përdorte foton e tij si edhe të dhënat e personave të tjerë për të falsifikuar kartat e identitetit, të cilat më pas i përdorte për të aplikuar për kredi.

Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve online nga mikrofinanca

“Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas falsifikonte karta identiteti, duke përdorur foton e tij dhe të dhëna të shtetasve të tjerë, dhe me to aplikonte dhe përfitonte kredi me vlera nga 1000 euro deri në 3400 euro. Si rezultat i hetimeve janë dokumentuar 9 raste të përfitimit të kredive, nga ky shtetas, pas aplikimit me dokumente false”, tha policia.

Burime policore i thanë Skyweb.al se disa prej kredive janë marrë te IUTE Credit, ndërkohë që verifikimet vijojnë pasi dyshohet se ai ka kryer edhe aplikime në institucione financiare të tjera duke shfrytëzuar të çarat në praktikat e identifikimit të aplikantit.

Kjo skemë e përdorur nga 21-vjeçari është e ngjashme me atë të Donika Currit që mashtroi 23 gra në Zejmen të Lezhës.

Ajo shfrytëzoi raportet me gratë duke iu prezantuar atyre si punonjëse në një organizatë bamirëse, dhe pasi u mori kartat dhe fotot e tyre, aplikoi për kredi në emrin e tyre përmes aplikacionit MyIUTE të IUTE Credit.

EKSKLUZIVE/ Mashtrimi me kreditë në UITE Credit në Lezhë, ndërhyn Banka e Shqipërisë

Skyweb.al ngriti që në fillim shqetësimin mbi praktikat e identifikimit të aplikantëve për kredi nga aplikacioni si edhe vështirësitë në verifikimin e aftësive paguese të tyre.

Aplikimi përmes aplikacionit sin ë rastet e mësipërme, lehtëson mashtrimet, por edhe ul aftësitë e kredidhënësit për të verifikuar identitetin si edhe aftësitë paguese të kredimarrësit.

BSH tha për Skyweb.al se identifikimi në distancë është i ligjshëm në Shqipëri, gjatë aplikimeve për kredi, “për aq kohë sa zbatohen detyrimet ligjore”.

Në të dyja rastet duket se diçka ka çaluar në sistemin e verifikimit të identitetit të aplikantit për kredi duke sjellë pasoja të rënda. /skyweb.al

Etiketat: donika curriIute credit
Artikulli para

Turizmi, Dhoma Amerikane e Tregtisë ngre alarmin për mungesën e ujit, mbetjet dhe ndërtimet pa kriter

Artikulli pas

Turkish Airlines shpalli fushatën e famshme të 6 kontinenteve, por pastaj u bënë pishman

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve
Aktualitet

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

13 Tetor, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar
Ekonomi

Shteti do të përfundojë pallatet e konfiskuara dhe t’ua dorëzojë apartamentet blerësve, ligji i ri shkon në Kuvend 

13 Tetor, 2026
Kostoja e jetesës, italianët sot kanë më pak të ardhura se në 1990
Ekonomi

Ligji, qeveria ngre Agjencinë Kombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit: Do të hetojë abuzuesit!

13 Tetor, 2026
Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik
Aktualitet

Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik

13 Tetor, 2026
Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Aktualitet

Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

13 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

13 Tetor, 2026
Artikulli pas
Turkish Airlines shpalli fushatën e famshme të 6 kontinenteve, por pastaj u bënë pishman

Turkish Airlines shpalli fushatën e famshme të 6 kontinenteve, por pastaj u bënë pishman

Të Përzgjedhura

EUROSTAT thotë se 1 milionë shqiptarë ikën nga vendi gjate 16 viteve të fundit
Ekonomi

RAPORTI/ Gati gjysma e valës së emigrantëve shqiptarë gjatë 2014-2020 janë kthyer, REMITANCAT e ardhura kryesore për familjet

Nga SkyWeb
16 Dhjetor, 2025
0

Raporti i ri mbi emigracionin shqiptar, publikuar nga Banka Botërore dhe INSTAT, nxjerr në pah tre zhvillime kyçe që po...

Lexo të plotë
Volkswagen në krizë, planifikon 50 mijë shkurtime vendesh pune

Volkswagen në krizë, planifikon 50 mijë shkurtime vendesh pune

11 Mars, 2026
Nga rruga te interneti, krimet kibernetike 2.5-fishohen në Shqipëri

Nga rruga te interneti, krimet kibernetike 2.5-fishohen në Shqipëri

7 Gusht, 2026
Sa prona ishin aktive në korrik për Air Bnb? Vlora vijon të ketë numrin më të lartë dhe fluksin më të madh

Sa prona ishin aktive në korrik për Air Bnb? Vlora vijon të ketë numrin më të lartë dhe fluksin më të madh

25 Gusht, 2026
Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e telefonisë celulare në vend: Qytetarë, raportoni!

Sa harxhojnë shqiptarët për shërbimin celular çdo muaj, krahasimi me rajonin dhe botën

9 Shkurt, 2026

Të Fundit

FMN jep alarmin për flluskën AI duke paralajmëruar 110 banka për pasojat negative

FMN jep alarmin për flluskën AI duke paralajmëruar 110 banka për pasojat negative

13 Tetor, 2026
Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme?

Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme?

13 Tetor, 2026
“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

13 Tetor, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

Shteti do të përfundojë pallatet e konfiskuara dhe t’ua dorëzojë apartamentet blerësve, ligji i ri shkon në Kuvend 

13 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr