• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 28 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ligji i ri, qeveria rishikon profesionet e rregulluara: Rivlerësohen kriteret dhe licencat

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Korrik, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
Ligji i ri, qeveria rishikon profesionet e rregulluara: Rivlerësohen kriteret dhe licencat
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria po përgatit një reformë të gjerë për profesionet e rregulluara në Shqipëri, me synimin që kriteret për hyrjen dhe ushtrimin e tyre të bëhen më transparente, më të standardizuara dhe në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian.

Projektligji i ri i konsultuar nga skyweb.al, parashikon miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Transparencën dhe Proporcionalitetin e Kritereve për Ushtrimin e Profesioneve të Rregulluara. Reforma lidhet drejtpërdrejt me përmbushjen e kushteve të Kapitullit 3 të negociatave me BE-në, që mbulon të drejtën e vendosjes dhe lirinë për të ofruar shërbime.

Në qendër të planit është rishikimi i kritereve që kërkohen aktualisht për ushtrimin e profesioneve, si licencat, provimet, eksperienca profesionale, anëtarësimi në urdhra ose dhoma profesionale dhe, në raste të caktuara, kriteri i shtetësisë.

Për çdo profesion do të vlerësohet nëse kufizimet ekzistuese janë të nevojshme dhe proporcionale, si dhe nëse mund të zëvendësohen me masa më pak kufizuese. Kjo do të thotë se disa licenca ose kërkesa mund të lehtësohen, ndryshohen ose hiqen pas analizës së autoriteteve.

Dokumenti parashikon identifikimin dhe konsolidimin e një liste kombëtare me 323 profesione të rregulluara, të shpërndara në 11 autoritete rregullatore qendrore. Për secilin profesion do të përcaktohen aktivitetet e rezervuara, titujt e mbrojtur dhe baza ligjore që justifikon rregullimin.

Lista do t’i dërgohet Komisionit Evropian dhe do të bëhet publikisht e aksesueshme. Qeveria synon gjithashtu krijimin e një baze elektronike kombëtare, ku qytetarët dhe profesionistët do të mund të informohen për kushtet, dokumentet dhe institucionet përgjegjëse për secilin profesion.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me njohjen e kualifikimeve profesionale të fituara në vendet e Bashkimit Evropian, Zonës Ekonomike Evropiane dhe Zvicrës. Procedurat pritet të standardizohen, ndërsa do të përcaktohen rregulla të qarta edhe për ofrimin e përkohshëm të shërbimeve nga profesionistë të huaj.

Plani përmban edhe një listë të profesioneve ku kriteri i shtetësisë do të rishikohet. Ky proces mund të hapë disa profesione për shtetas të vendeve të BE-së, në rastet kur kufizimi nuk lidhet drejtpërdrejt me ushtrimin e autoritetit publik.

Ministria e Arsimit do të marrë rolin e Koordinatorit Kombëtar për zbatimin, monitorimin dhe raportimin e reformës, ndërsa plani do të rishikohet të paktën një herë në dy vjet.

Sipas relacionit, kuadri aktual është i fragmentuar, procedurat ndryshojnë nga një institucion te tjetri dhe mungon një bazë e unifikuar kombëtare. Reforma synon të ulë barrën administrative, të digjitalizojë procedurat dhe të rrisë sigurinë juridike për profesionistët vendas dhe të huaj.

Përafrimi me legjislacionin e BE-së vlerësohet aktualisht si i pjesshëm. Qeveria synon përfundimin e ndryshimeve kryesore ligjore deri në fund të vitit 2027 dhe konsolidimin e mekanizmave administrativë deri në vitin 2030.

Dokumenti nuk përcakton ende konkretisht se cilat licenca do të hiqen ose ndryshohen. Ai hap procesin e analizës dhe rishikimit, ndërsa vendimet për secilin profesion do të merren në fazat pasuese. /skyweb.al 

Etiketat: ligjiprofesionetrregulluara
Artikulli para

Emergjencat shëndetësore gjatë udhëtimeve – Hajdarmataj: Polica e sigurimit, domosdoshmëri

Artikulli pas

Ligji i ri për ndihmën juridike, qytetarët do ta zgjedhin vetë avokatin kryesisht: Zgjerohet lista e përfituesve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete
Ekonomi

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

28 Gusht, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Bujqësia në pikë të hallit, pak mbështetje edhe nga bankat: Vetëm 1.3% e kredisë për bizneset

28 Gusht, 2026
70 kuota për kredi pa interes për punonjësit e arsimit, aplikimet deri më 25 shtator
Ekonomi

70 kuota për kredi pa interes për punonjësit e arsimit, aplikimet deri më 25 shtator

28 Gusht, 2026
Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së
Ekonomi

Leku “letër”, tregu përmbytet me para si KURRË më parë

28 Gusht, 2026
Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon rekord të ri
Aviacion

Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon rekord të ri

28 Gusht, 2026
Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje
Ekonomi

Java mbyllet me rritje për Dollarin dhe Euron

28 Gusht, 2026
Artikulli pas
Ligji i ri për ndihmën juridike, qytetarët do ta zgjedhin vetë avokatin kryesisht: Zgjerohet lista e përfituesve

Ligji i ri për ndihmën juridike, qytetarët do ta zgjedhin vetë avokatin kryesisht: Zgjerohet lista e përfituesve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

ZGJEDHJET/ Durrësi dhe Elbasani nën ndikimin e grupeve kriminale, HARTA e rrezikut
Aktualitet

ZGJEDHJET/ Durrësi dhe Elbasani nën ndikimin e grupeve kriminale, HARTA e rrezikut

Nga SkyWeb
11 Prill, 2025
0

Instituti i Studimeve Politike ka hartuar Hartën e Riskut Elektoral me synimin për të prezantuar vlerësimet dhe risqet e mundshme...

Lexo të plotë
Sasia e kufizuar e uraniumit rrezikon industrinë e energjisë bërthamore

Sasia e kufizuar e uraniumit rrezikon industrinë e energjisë bërthamore

5 Shtator, 2025
Zbulohet bakteri i rrezikshëm te qumështi për fëmijë Aptamil, AKU urdhëron tërheqjen nga tregu

Zbulohet bakteri i rrezikshëm te qumështi për fëmijë Aptamil, AKU urdhëron tërheqjen nga tregu

30 Janar, 2026
“Po mësohemi me helmin”! Kontejnerët me mbetjet toksike të Kurum, vetëm pak metra larg banesave

“Po mësohemi me helmin”! Kontejnerët me mbetjet toksike të Kurum, vetëm pak metra larg banesave

14 Tetor, 2025
Shitet për 350 milionë euro vila e Berluskonit në brigjet e Sardenjës, tashmë pronë e sheikëve të Katarit

Shitet për 350 milionë euro vila e Berluskonit në brigjet e Sardenjës, tashmë pronë e sheikëve të Katarit

25 Qershor, 2026

Të Fundit

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

28 Gusht, 2026
Socialistët nisin lëvizjet për të shkarkuar Erion Veliajn

Erjon Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin

28 Gusht, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Bujqësia në pikë të hallit, pak mbështetje edhe nga bankat: Vetëm 1.3% e kredisë për bizneset

28 Gusht, 2026
Ka diçka të veçantë te të ngrënit së bashku që na bën mirë

Ka diçka të veçantë te të ngrënit së bashku që na bën mirë

28 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr