• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Çfarë janë retë “super cell” që shkaktuan turbulencat e forta me 8 të lënduar gjatë fluturimit Berlin-Milano

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Shtator, 2025
në Aviacion
A A
0
Çfarë janë retë “super cell” që shkaktuan turbulencat e forta me 8 të lënduar gjatë fluturimit Berlin-Milano
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tetë pasagjerë, mes tyre një fëmijë dyvjeçar, u lënduan gjatë një fluturimi të Ryanair nga Berlini drejt Milanos, pasi avioni u përfshi nga turbulenca të forta që e detyruan të devijonte dhe të bënte një ulje emergjente në aeroportin Memmingen në Gjermani.

Turbulencat shkaktojnë 8 të lënduar gjatë fluturimit Berlin-Milano

Avioni, i cili duhej të ulej në aeroportin e Milanos, nuk mundi të vazhdonte fluturimin për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe u ul në mënyrë të sigurt në Memmingen rreth orës 20:44 me orën lokale. Fluturimi nuk u lejua të vazhdonte më tej nga Autoriteti i Aviacionit të Bavarisë Jugore.

Ryanair sqaroi se kapiteni kishte kërkuar ndihmë mjekësore menjëherë pas incidentit dhe kërkoi ndjesë për shqetësimet e shkaktuara, duke organizuar transport alternativ për pasagjerët drejt Milanos dhe një fluturim zëvendësues për ditën tjetër.

Çfarë janë retë “supercell” dhe pse janë të rrezikshme për aviacionin

Pas incidentit, ekspertët kanë identifikuar si shkak të turbulencave retë e njohura si “supercell”, një formë jashtëzakonisht e fuqishme dhe e rrallë e stuhive që përfshin rrotullime të forta ajri.

Supercell është një stuhi e madhe që përmban një qendër të fuqishme rrotulluese ajri, të quajtur “mesociklon”, shkruan Skyweb.al.

Ajo krijon kushte ekstreme atmosferike si breshër i madh, erëra të forta, reshje intensive dhe, në raste të veçanta, edhe tornado.

Për avionët, rreziku kryesor që vjen nga këto stuhi është forca e jashtëzakonshme e rrymave vertikale, ku ajri ngrihet dhe zbret me shpejtësi shumë të lartë, duke krijuar turbulenca të papritura dhe të forta.

Supercell mund të shkaktojë gjithashtu ndryshime të papritura në drejtimin dhe shpejtësinë e erës, që ndikojnë ndjeshëm në qëndrueshmërinë e avionit. Në shumë raste, këto stuhi nuk janë të dukshme me sy të lirë për pasagjerët, çka e shton pasigurinë kur turbulenca ndodh papritur.

Pse ndodhin turbulencat

Turbulencat janë lëvizje të paparashikueshme të ajrit dhe mund të shkaktohen nga moti i keq, ndryshimet e temperaturës dhe presionit ose ndërveprimi i avionit me rrymat ajrore pranë maleve apo fronteve atmosferike. Edhe pse të frikshme, ato rrallë përbëjnë rrezik real për sigurinë e fluturimit. Problemet lindin kur pasagjerët nuk janë të lidhur me rrip sigurimi, çka mund të çojë në lëndime.

Për këtë arsye, pilotët dhe kompanitë ajrore i marrin paralajmërimet për turbulenca me seriozitet maksimal, duke ndjekur protokollet e sigurisë dhe duke njoftuar pasagjerët në kohë.

Udhëtimi me avion mbetet një nga mënyrat më të sigurta të transportit në botë, por fenomenet ekstreme atmosferike si supercell janë një kujtesë për rëndësinë e vigjilencës dhe përgatitjes në çdo fluturim./skyweb.al

Artikulli para

Lajm i keq për shqiptarët? Qeveria britanike propozim të ri për të luftuar emigracionin e paligjshëm

Artikulli pas

TABELA/ Ulen ndjeshëm, sa do të jenë komisionet për transfertat e parave

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Çfarë kuptimi kanë numrat në pistat e avionëve? Ja si i lexojnë pilotët
Aviacion

Çfarë kuptimi kanë numrat në pistat e avionëve? Ja si i lexojnë pilotët

9 Tetor, 2026
Ky tub i vogël hekuri ka një rol të jashtëzakonshëm për fluturimin e avionëve
Aviacion

Ky tub i vogël hekuri ka një rol të jashtëzakonshëm për fluturimin e avionëve

8 Tetor, 2026
Slotet e aeroporteve, biznesi i padukshëm që vlen dhjetëra milionë euro për kompanitë ajrore
Aviacion

20 kompanitë ajrore më të sigurta në Europë, shumë prej tyre fluturojnë edhe nga Shqipëria

8 Tetor, 2026
Pse dritaret e avionëve janë të rrumbullakosura? Tragjedia që ndryshoi sigurinë ajrore
Aviacion

Biletat, oraret dhe rezervimet, rregulla të reja për bashkëpunimin mes kompanive ajrore

7 Tetor, 2026
Air Albania nis fluturimet Tiranë-Vjenë
Aviacion

Air Albania kthehet në “varrezë detyrimesh”, stjuardesa e njohur e çon në gjykatë

5 Tetor, 2026
Si të zgjedhësh vendin më të mirë dhe më të lirë në avion
Aviacion

Si të zgjedhësh vendin më të mirë dhe më të lirë në avion

5 Tetor, 2026
Artikulli pas
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

TABELA/ Ulen ndjeshëm, sa do të jenë komisionet për transfertat e parave

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit
Ekonomi

Projektligji i ri, Tatimet do të ndajnë me BE-në vendimet për kompanitë dhe çmimet e transferimit

Nga SkyWeb
30 Qershor, 2026
0

Administrata tatimore shqiptare do të shkëmbejë automatikisht me vendet e Bashkimit Evropian informacion mbi vendimet tatimore ndërkufitare dhe marrëveshjet e...

Lexo të plotë
Pse me pushime ndiheni komplet si tjetër person?

Pse me pushime ndiheni komplet si tjetër person?

16 Shtator, 2026
A të shëndosh ushqimi pas orës 20:00? Si e shpjegojnë ekspertetët?

A të shëndosh ushqimi pas orës 20:00? Si e shpjegojnë ekspertetët?

27 Mars, 2026
Kina vendos tarifa  të reja për produktet e qumështit nga BE

Kina vendos tarifa të reja për produktet e qumështit nga BE

12 Shkurt, 2026
A janë bankat dixhitale zgjidhja për demokratizimin e shërbimeve bankare në Shqipëri?

A janë bankat dixhitale zgjidhja për demokratizimin e shërbimeve bankare në Shqipëri?

7 Janar, 2026

Të Fundit

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

9 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

9 Tetor, 2026
Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

9 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr