• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Turbulencat shkaktojnë 8 të lënduar gjatë fluturimit Berlin-Milano

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Qershor, 2025
në Aktualitet
A A
Turbulencat shkaktojnë 8 të lënduar gjatë fluturimit Berlin-Milano
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tetë pasagjerë, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, u lënduan gjatë një fluturimi të Ryanair nga Berlini drejt Milanos, i cili u detyrua të devijonte dhe të bënte një ulje emergjente në aeroportin Memmingen në jug të Gjermanisë.

Shkak për incidentin u bënë turbulencat e forta të shkaktuara nga moti i keq.

Sipas policisë bavareze, tre nga të lënduarit u transportuan në spital për trajtim, ndërsa pesë të tjerë morën ndihmë mjekësore në vendngjarje.

Si masë sigurie, të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi, në total 179 persona dhe gjashtë anëtarë stafi, iu nënshtruan kontrollit mjekësor.

Fluturimi, që duhej të zbriste në aeroportin e Milanos, u devijua drejt Memmingenit për shkak të kushteve të pafavorshme të motit dhe u ul në mënyrë të sigurt rreth orës 20:44 me orën lokale.

Autoriteti i Aviacionit të Bavarisë Jugore nuk autorizoi vazhdimin e fluturimit më tej.

Në një deklaratë zyrtare, Ryanair sqaroi se kapiteni kishte kërkuar ndihmë mjekësore menjëherë pas incidentit dhe kërkoi falje për shqetësimet e shkaktuara.

Kompania organizoi transport alternativ drejt Milanos për pasagjerët dhe një fluturim zëvendësues për ditën e nesërme.

Çfarë janë dhe nga se ndodhin turbulencat

Turbulencat janë lëvizje të paparashikueshme të ajrit që ndodhin gjatë fluturimit dhe shkaktohen nga ndryshime të papritura në rrjedhën e ajrit përreth avionit.

Ato mund të ndodhin për shkak të motit të keq, ndryshimeve të temperaturës dhe presionit ose ndërveprimit të avionit me rrymat ajrore që krijohen afër maleve, stuhive apo fronteve atmosferike.

Edhe pse shpesh janë të frikshme për pasagjerët, turbulencat rrallëherë përbëjnë rrezik serioz për sigurinë e avionit.

Megjithatë, ato mund të shkaktojnë lëndime te pasagjerët apo ekuipazhi, veçanërisht nëse nuk janë të lidhur me rripin e sigurimit.

Për këtë arsye, kompanitë ajrore dhe pilotët i marrin çdo paralajmërim për turbulenca me seriozitet maksimal, duke njoftuar udhëtarët dhe duke ndjekur protokollet e sigurisë. /skyweb.al

Artikulli para

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi pas shpërthimit të murtajës së bagëtive

Artikulli pas

Pensioni nuk del, Shqipëria në krye të listës për pensionistët e punësuar

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!
Aktualitet

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija
Aktualitet

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
Artikulli pas
Pensioni nuk del, Shqipëria në krye të listës për pensionistët e punësuar

Pensioni nuk del, Shqipëria në krye të listës për pensionistët e punësuar

Të Përzgjedhura

Shitjet globale të Mercedes-Benz bien me 6%, ndërsa makinat elektrike arrijnë rekord
Ekonomi

Shitjet globale të Mercedes-Benz bien me 6%, ndërsa makinat elektrike arrijnë rekord

Nga Editor
8 Tetor, 2026
0

Aksionet e Mercedes-Benz ranë me 4% rreth orës 13:00 CEST të mërkurën, përpara se të rikuperonin një pjesë të humbjeve,...

Lexo të plotë
E BUJSHME/ Vangjel Tavo në dosjen Aruba, objektiv i zhvatjes ishte Gjiri i Gramës, si u përgjua kryebashkiaku në komunikime me trafikantët: Numrin ma dha Muli…

E BUJSHME/ Vangjel Tavo në dosjen Aruba, objektiv i zhvatjes ishte Gjiri i Gramës, si u përgjua kryebashkiaku në komunikime me trafikantët: Numrin ma dha Muli…

3 Korrik, 2026
Pse lakrat e Brukselit nuk janë më aq të hidhura sa dikur?

Pse lakrat e Brukselit nuk janë më aq të hidhura sa dikur?

17 Dhjetor, 2025
Protezat e legenit tashmë zgjasin mbi 30 vjet

Protezat e legenit tashmë zgjasin mbi 30 vjet

31 Maj, 2026
Misteri, si u zgjodh Emiljano Dusha me MSSC si ortak ekskluziv i shtetit në prodhimin e municioneve dhe uniformave ushtarake?

Misteri, si u zgjodh Emiljano Dusha me MSSC si ortak ekskluziv i shtetit në prodhimin e municioneve dhe uniformave ushtarake?

13 Tetor, 2025

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr