• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 26 Nëntor, 2026
  • Login
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
No Result
View All Result
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
No Result
View All Result
SkyWeb.al
No Result
View All Result
Home Aviacion

S’ka më avionë gjysmë bosh! Kompanitë ajrore përgatiten për shkurtime fluturimesh në dimër, rrezik anulimesh dhe bileta më të shtrenjta

SkyWeb by SkyWeb
13 Korrik, 2026
in Aviacion, Fokus, Kryesore
A A
S’ka më avionë gjysmë bosh! Kompanitë ajrore përgatiten për shkurtime fluturimesh në dimër, rrezik anulimesh dhe bileta më të shtrenjta
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kompanitë ajrore po përgatiten të shkurtojnë oraret e fluturimeve për sezonin dimëror, nëse çmimet e karburantit të avionëve mbeten të larta.

Sipas Financial Times, linjat ajrore po hartojnë plane për reduktimin e fluturimeve gjatë periudhës tetor-prill, me mundësinë që avionë të mbeten në tokë dhe dhjetëra mijëra fluturime të anulohen.

Arsyeja kryesore lidhet me rritjen e fortë të kostos së karburantit të avionëve, e cila ka goditur ndjeshëm fitimet e industrisë.

IATA ka ulur pothuajse përgjysmë parashikimin për fitimet e kompanive ajrore në vitin 2026, nga 41 miliardë dollarë në 23 miliardë dollarë.

Sipas Reuters, fatura e karburantit për industrinë ajrore pritet të arrijë në rreth 350 miliardë dollarë, nga 252 miliardë dollarë një vit më parë.

Në këto kushte, kompanitë ajrore po shqyrtojnë ulje të frekuencave, pezullim të disa linjave dhe mbajtjen në tokë të avionëve që nuk garantojnë mjaftueshëm pasagjerë.

“Nuk mund të fluturosh avionë bosh”, është paralajmërimi që përmbledh qasjen e industrisë.

Kjo do të thotë se nëse kërkesa për udhëtime bie gjatë dimrit dhe kostot mbeten të larta, kompanitë nuk do të mbajnë fluturime me pak pasagjerë vetëm për të ruajtur oraret.

Pasojat për udhëtarët mund të jenë më pak opsione fluturimi, anulime në disa destinacione dhe bileta më të shtrenjta.

Disa kompani mund të përpiqen të kalojnë një pjesë të kostove te pasagjerët përmes rritjes së çmimeve ose tarifave shtesë.

Sektori ajror po përballet gjithashtu me vonesa në dorëzimin e avionëve të rinj nga prodhuesit, çka i detyron kompanitë të përdorin më gjatë avionë më të vjetër dhe më pak efikasë në konsum karburanti.

Megjithatë, kërkesa për udhëtime gjatë sezonit veror mbetet ende e fortë, ndërsa rreziku më i madh shihet për muajt e dimrit, kur tradicionalisht avionët mbushen më pak. /skyweb.al

Tags: avion
Previous Post

26 000 persona vdesin nga kanceri çdo ditë në botë, OBSH parashikon 35 mln raste të reja deri në 2050

Next Post

Ushqimi kthehet në sfidë, thatësira pritet të rrisë çmimet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Familjet rrisin me 18,3% konsumin e energjisë, Shqipëria mbetet importuese neto pavarësisht rritjes së prodhimit
Ekonomi

Familjet rrisin me 18,3% konsumin e energjisë, Shqipëria mbetet importuese neto pavarësisht rritjes së prodhimit

25 Nëntor, 2026
Biznesi i diellit, çfarë po ndodh me parqet fotovoltaike në Shqipëri, kush po përfiton dhe si po ndahen licencat: Ndikimi te tokat
Ekonomi

ENERGJIA/ Fotovoltaikët kalojnë në prodhim HEC-et private, Shqipëria hedh hap të rendësishëm në drejt të diversifikimit të burimeve

25 Nëntor, 2026
Priten reshje intensive, Mbrojtja Civile paralajmëron përmbytje në disa zona: Qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme
Aktualitet

Priten reshje intensive, Mbrojtja Civile paralajmëron përmbytje në disa zona: Qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme

25 Nëntor, 2026
Albsig, 22 vite në krah të klientëve, me besim, siguri dhe përkushtim
Ekonomi

Albsig, 22 vite në krah të klientëve, me besim, siguri dhe përkushtim

25 Nëntor, 2026
“Shkrin” Argjendi, humbet 67% të vlerës në më pak se një vit! Rënia më e fortë se gjatë krizës së 2008-s
Ekonomi

“Shkrin” Argjendi, humbet 67% të vlerës në më pak se një vit! Rënia më e fortë se gjatë krizës së 2008-s

25 Nëntor, 2026
Lidhen kontratat, Policia blen mbi 2 milionë euro pajisje policore nga Kasapi i skandalit të uniformave
Ekonomi

Lidhen kontratat, Policia blen mbi 2 milionë euro pajisje policore nga Kasapi i skandalit të uniformave

25 Nëntor, 2026
Next Post
Ushqimi kthehet në sfidë, thatësira pritet të rrisë çmimet

Ushqimi kthehet në sfidë, thatësira pritet të rrisë çmimet

Të Përzgjedhura

Dajak te “pika e voçkël”, dajë Idajet Ismailaj merr badigardët dhe bën për spital nipin Sokol Agalliu
Aktualitet

Dajak te “pika e voçkël”, dajë Idajet Ismailaj merr badigardët dhe bën për spital nipin Sokol Agalliu

by SkyWeb
28 Maj, 2026
0

Një konflikt mes ortakëve të kompanisë “Finman” shpk ka degraduar në dhunë fizike gjatë mbledhjes së Bordit Drejtues, të zhvilluar...

Read more
Ushqyerja përgjatë jetës, çfarë i nevojitet trupit sipas moshës

Ushqyerja përgjatë jetës, çfarë i nevojitet trupit sipas moshës

21 Janar, 2026
Tani nuk është dhe aq fitimprurëse dhënia e apartamenteve me qira ditore

Kriza e strehimit, Komisioni Europian vendos rregulla të reja mbi qiratë

10 Shtator, 2026
PËRMBYSJA/ Universitetet private po tërheqin studentët me mesataret më të larta

Nis sot aplikimi për universitetet, maturantët mund të zgjedhin deri në 10 degë

27 Korrik, 2026
Turistët po vijnë në Shqipëri edhe për të lënë drogën

Turistët po vijnë në Shqipëri edhe për të lënë drogën

22 Qershor, 2025

Të Fundit

Çfarë tregon frekuenca e urinimit për shëndetin tuaj?

Çfarë tregon frekuenca e urinimit për shëndetin tuaj?

25 Nëntor, 2026
Përpjekjet e SHBA për të ulur çmimet e ilaçeve mund të sjellin pritje më të gjata për pacientët evropianë

Parlamenti Europian miraton rregullat e reja për barnat, çfarë pritet të ndryshojë?

25 Nëntor, 2026
Greqia drejt një rekordi të ri, turistët shpenzuan 22 miliardë euro në nëntë muaj

Greqia drejt një rekordi të ri, turistët shpenzuan 22 miliardë euro në nëntë muaj

25 Nëntor, 2026
GJURMA/ Projekti qeverisë për rrugë me 4 korsi për hyrje nga veriu në Tiranë, shmanget Kamza

GJURMA/ Projekti qeverisë për rrugë me 4 korsi për hyrje nga veriu në Tiranë, shmanget Kamza

25 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In