• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 16 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

MIE, raport të detajuar mbi situatën me përmbytjet dhe reshjet: Gjendja në zonat e prekura

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Janar, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
MIE, raport të detajuar mbi situatën me përmbytjet dhe reshjet: Gjendja në zonat e prekura
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar një raport të detajuar mbi situatën në vend si pasojë e motit të keq, ndërsa grupet e punës vijojnë të jenë në terren për menaxhimin e problematikave të krijuara nga reshjet e shiut dhe dëborës.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të ditës së sotme, përveç reshjeve intensive të shiut, në një numër të madh zonash janë regjistruar edhe reshje dëbore. Ekipet e Autoritetit Rrugor Shqiptar, OSHEE dhe strukturat e tjera nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë qenë në veprim të pandërprerë, pavarësisht temperaturave të ulëta dhe kushteve të vështira atmosferike.

Në akset rrugore të veriut, qendrës dhe jugut të vendit janë shënuar reshje dëbore në zona malore dhe akse lidhëse, por autoritetet bëjnë me dije se të gjitha rrugët mbeten të hapura dhe qarkullimi po zhvillohet normalisht. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë në zonat me dëborë, për të shmangur bllokimet dhe incidentet në trafik.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, aktualisht raportohen disa fidera jashtë funksionit, kryesisht në rajonin e Durrësit, për shkak të prezencës së ujit në kabina. Ndërkohë, po punohet për riparimin e një defekti në rrjetin që furnizon Hidrovorin e Synejt, ndërsa linjat kryesore dhe nënstacionet janë në funksion normal. Rrjeti i transmetimit vijon operimin pa probleme, me të gjitha brigadat në gatishmëri.

Në Kaskadën e Drinit, prurjet natyrore mbeten të larta, me sasi të konsiderueshme uji që vijnë drejt hidrocentraleve, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse.

Problematika janë evidentuar edhe në furnizimin me ujë në disa zona. Në qarkun e Beratit janë hasur vështirësi për shkak të reshjeve të pandërprera, por furnizimi aktualisht vijon normalisht. Në Fier po punohet për forcimin e argjinaturës në stacionin kryesor të pompimit, ndërsa në Vlorë janë përmbytur dy nënstacione në Novoselë dhe Trevllazër. Në rajonet e tjera të vendit, situata paraqitet e qëndrueshme dhe pa ndërprerje në shërbimet bazë.

Sa i përket porteve dhe aeroportit, aktiviteti në Portin e Durrësit dhe Portin e Vlorës vijon normalisht, me kufizime vetëm për mjetet e vogla detare. Në Portin e Sarandës është pezulluar përkohësisht linja me Korfuzin për shkak të detit të trazuar. Operimet në Aeroportin “Nënë Tereza” po zhvillohen pa probleme.

Autoritetet bëjnë të ditur se situata po ndiqet në kohë reale dhe ndërhyrjet do të vijojnë kudo ku do të shfaqen problematika të reja nga kushtet e motit.

Artikulli para

PËRMBYTJET/ Nesër mblidhet Komiteti i Emergjencave, çfarë pritet për banorët e prekur

Artikulli pas

Prokuroria e Durrësit nis hetimet për përmbytjet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”
Ekonomi

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”

15 Tetor, 2026
A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?
OP-ED

A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?

15 Tetor, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore
Aktualitet

Protestat, Presidentit Begaj bën thirrje për qetësi dhe dialog: Të mos cenohet rendi kushtetues dhe stabiliteti i vendit

15 Tetor, 2026
KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta
OP-ED

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

15 Tetor, 2026
“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve
Ekonomi

“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

15 Tetor, 2026
Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!
Ekonomi

Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!

15 Tetor, 2026
Artikulli pas
Prokuroria e Durrësit nis hetimet për përmbytjet

Prokuroria e Durrësit nis hetimet për përmbytjet

Të Përzgjedhura

Bizneset përballen me kosto të larta certifikimi të prodhimeve BIO
Ekonomi

Bizneset përballen me kosto të larta certifikimi të prodhimeve BIO

Nga SkyWeb
17 Shkurt, 2026
0

Eksportet e produkteve shqiptare drejt Bashkimit Europian vijojnë të përballen me sfida, kryesisht në lidhje me standardet dhe proceset e...

Lexo të plotë
DOKUMENTI/ Kontrolli në 4 kompani, Konkurrenca jep alarmin për qumështin: Rrezikohet SHËNDETI i konsumatorëve, AKU të rrisë KONTROLLET!

DOKUMENTI/ Kontrolli në 4 kompani, Konkurrenca jep alarmin për qumështin: Rrezikohet SHËNDETI i konsumatorëve, AKU të rrisë KONTROLLET!

16 Tetor, 2025
Në tre dekadat e fundit kanceri i gjirit është rritur me 29% tek gratë e reja. Pse ndodh kjo?

Në tre dekadat e fundit kanceri i gjirit është rritur me 29% tek gratë e reja. Pse ndodh kjo?

15 Mars, 2026
EUROSTAT: Inflacioni në gusht arrin 2.3%, argëtimi dhe kultura dominojnë rritjen

EUROSTAT: Inflacioni në gusht arrin 2.3%, argëtimi dhe kultura dominojnë rritjen

17 Shtator, 2025
Nuk e ka fajin karrigia, por divani

Nuk e ka fajin karrigia, por divani

1 Shtator, 2026

Të Fundit

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”

15 Tetor, 2026
Testi gjenetik që zbulon pothuajse çdo infeksion

Testi gjenetik që zbulon pothuajse çdo infeksion

15 Tetor, 2026
Gjermania vendos taksë për pijet me sheqer për të luftuar obezitetin dhe diabetin

Gjermania vendos taksë për pijet me sheqer për të luftuar obezitetin dhe diabetin

15 Tetor, 2026
Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit

Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit

15 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr