• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 28 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Ligji i ri për ndihmën juridike, qytetarët do ta zgjedhin vetë avokatin kryesisht: Zgjerohet lista e përfituesve

SkyWeb SkyWeb
14 Korrik, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Ligji i ri për ndihmën juridike, qytetarët do ta zgjedhin vetë avokatin kryesisht: Zgjerohet lista e përfituesve
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Qytetarët që përfitojnë avokat falas nga shteti do të kenë të drejtë ta zgjedhin vetë avokatin që do t’i përfaqësojë. Kjo parashikohet në ndryshimet e reja të propozuara në ligjin për ndihmën juridike falas, të cilat i ka konsultuar skyweb.al.

Sot, avokati caktohet kryesisht me rotacion nga dhoma vendore e avokatisë. Me ligjin e ri, qytetari do të mund të zgjedhë nga lista e avokatëve që ofrojnë këtë shërbim.

Rotacioni do të përdoret vetëm kur qytetari nuk zgjedh, kur avokati refuzon ose kur nuk mund ta marrë përsipër çështjen. Ndryshimet zgjerojnë edhe listën e personave që përfitojnë ndihmë juridike falas, pavarësisht të ardhurave.

Në listë përfshihen viktimat e krimit dhe familjarët e tyre, viktimat e terrorizmit, personat që kërkojnë njohjen e statusit të aftësisë së kufizuar, përfituesit e ndihmës ekonomike dhe pensionit social.

Ndihmë falas do të marrin edhe romët dhe egjiptianët për çështje që lidhen me dokumentet dhe regjistrimin civil, si dhe personat që raportojnë shkelje të së drejtës së Bashkimit Evropian.

Për viktimat e dhunës, të miturit dhe rastet urgjente, avokati do të caktohet menjëherë. Në këto raste, gjyqtari do të vendosë pa vonesë dhe avokati duhet të nisë menjëherë mbrojtjen e personit.

Ligji i ri parashikon gjithashtu që, kur një çështje ka procese të lidhura civile, penale ose administrative, personi të përfaqësohet, sa të jetë e mundur, nga i njëjti avokat.

Procedura për të marrë ndihmë juridike falas do të bëhet më e thjeshtë. Qytetari do të paraqesë një vetëdeklarim dhe dokument identifikimi. Dokumente të tjera do të kërkohen vetëm kur ka dyshime mbi deklarimin.

Shteti do të mbulojë edhe disa shpenzime të tjera, si tarifat kadastrale, noteriale, tarifat e ekspertëve dhe shpenzimet që lidhen me zbatimin e vendimit të gjykatës. /skyweb.al 

Etiketa: avokatkryesisht
Artikulli para

Ligji i ri, qeveria rishikon profesionet e rregulluara: Rivlerësohen kriteret dhe licencat

Artikulli pas

Përplasje mes Ulsi Manjës deh Damian Gjiknurit për parqet eolike në Kuvend

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve
Aktualitet

Karakaçi: 36 mijë fatura të energjisë elektrike nga 2008-2013 do të falen

27 Nëntor, 2026
Qeveria zgjeron listën e kimikateve të ndaluara, shtrëngohen standardet për lodrat dhe produktet e fëmijëve
Aktualitet

Qeveria zgjeron listën e kimikateve të ndaluara, shtrëngohen standardet për lodrat dhe produktet e fëmijëve

27 Nëntor, 2026
Kushte të këqija dhe paga të ulta, 1 në 3 shqiptarë po kërkon aktualisht të ndërrojë vendin e punës
Ekonomi

Prodhuesit paralajmërojnë rritje të kostove pas miratimit të paketës fiskale: Rrezikohet konkurrueshmëria e bizneseve shqiptare

27 Nëntor, 2026
Begaj takohet me Presidenten e Kosovës: Mbështesim statusin kandidat në BE dhe nismat ligjore për Hagën
Aktualitet

Begaj takohet me Presidenten e Kosovës: Mbështesim statusin kandidat në BE dhe nismat ligjore për Hagën

27 Nëntor, 2026
Shpërthim aksidentesh në Tiranë, Policia Rrugore e fokusuar te gjobat dhe jo te siguria
Aktualitet

Rritet ndjeshëm numri i aksidenteve në Tiranë dhe Durrës, përmirësim në qarqet e tjera

27 Nëntor, 2026
Para CASH, konserva dhe ujë, britanikët bëhen gati për “fundin e botës”
Aktualitet

Para CASH, konserva dhe ujë, britanikët bëhen gati për “fundin e botës”

27 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Përplasje mes Ulsi Manjës deh Damian Gjiknurit për parqet eolike në Kuvend

Përplasje mes Ulsi Manjës deh Damian Gjiknurit për parqet eolike në Kuvend

Të Përzgjedhura

Slotet e aeroporteve, biznesi i padukshëm që vlen dhjetëra milionë euro për kompanitë ajrore
Aviacion

Slotet e aeroporteve, biznesi i padukshëm që vlen dhjetëra milionë euro për kompanitë ajrore

SkyWeb
17 Korrik, 2026
0

Për pasagjerët, një fluturim nis me një biletë, një orar dhe një destinacion. Por pas çdo nisjeje dhe uljeje qëndron...

Lexo të plotë
Truri i nënës dhe i fëmijës sinkronizohet gjatë lojës, edhe në gjuhë të huaj

Truri i nënës dhe i fëmijës sinkronizohet gjatë lojës, edhe në gjuhë të huaj

21 Shkurt, 2026
Importohet më lirë, prodhohet më shtrenjtë

Importohet më lirë, prodhohet më shtrenjtë

6 Shtator, 2026
Debati mbi rivlerësimin e pronave, biznesi i kërkon qeverisë rishikimin e projektligjit

Debati mbi rivlerësimin e pronave, biznesi i kërkon qeverisë rishikimin e projektligjit

27 Gusht, 2025
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton

Gushti zhyt edhe më tepër Euron, sot kapi FUNDIN si kurrë më parë

3 Gusht, 2026

Të Fundit

Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve

Karakaçi: 36 mijë fatura të energjisë elektrike nga 2008-2013 do të falen

27 Nëntor, 2026
Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?

Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?

27 Nëntor, 2026
Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?

Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?

27 Nëntor, 2026
Ftohje, grip apo Covid? Si t’i dalloni nga simptomat

Ftohje, grip apo Covid? Si t’i dalloni nga simptomat

27 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In