• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 8 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Debati mbi rivlerësimin e pronave, biznesi i kërkon qeverisë rishikimin e projektligjit

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Gusht, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Debati mbi rivlerësimin e pronave, biznesi i kërkon qeverisë rishikimin e projektligjit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Draftligji i ri për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, i cili parashikon që individët dhe bizneset të mund të përditësojnë vlerën e pronave të tyre sipas tregut aktual, është kundërshtuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, e cila e konsideron atë të pasaktë dhe me vështirësi në zbatim.

Në një shkresë drejtuar Ministrisë së Financave, Dhoma Amerikane ka evidentuar problematikat kryesore dhe ka bërë rekomandimet përkatëse.

Një nga çështjet kryesore lidhet me paqartësitë që shfaqen në rastet kur pronat e rivlerësuara kalojnë më vonë në pronësi përmes dhurimit apo trashëgimisë.

Në këtë rast, Dhoma sugjeron që tatimi të llogaritet sipas normave në fuqi mbi fitimin e realizuar, duke marrë si bazë diferencën mes vlerës në momentin e kalimit të pronësisë dhe vlerës së rivlerësuar për të cilën është paguar tatim.

Një tjetër shqetësim lidhet me mënyrën e rivlerësimit të pasurive që janë asete të bizneseve. Draftligji parashikon që rivlerësimi të bëhet duke u nisur nga vlera kontabël aktuale e pasurisë, dhe jo nga vlera fiskale.

Sipas Dhomës Amerikane, ky formulim sjell pasiguri, pasi standardet e kontabilitetit kombëtare dhe ndërkombëtare japin metoda të ndryshme rivlerësimi. Për shembull, edhe ligji i vitit 2016 kishte të njëjtën formulim dhe krijoi paqartësi të mëdha për kontabilistët dhe audituesit.

Dhoma Amerikane propozon që personat juridikë me pasuri të paluajtshme të regjistruara në pasqyrat financiare të kenë mundësinë të kryejnë rivlerësim për qëllime tatimore, duke kaluar nga vlera fiskale aktuale në vlerën e tregut deri më 30 shtator 2026.

Diferenca ndërmjet vlerës së re dhe vlerës kontabël duhet të pasqyrohet në pasqyrat financiare të vitit 2026, sipas standardeve të kontabilitetit që aplikon personi juridik.

Për kryerjen e rivlerësimit, personat juridikë do të duhet të paguajnë 5 për qind të diferencës mes vlerës së rivlerësuar dhe vlerës fiskale të regjistruar.

Gjithashtu, ata duhet të mbajnë një kartelë të pasurisë së paluajtshme ku të evidentohet vlera pas rivlerësimit.

Diferenca e krijuar nuk do të amortizohet për qëllime tatimore, ndërsa në rast transferimi të pasurisë, fitimi kapital dhe tatimi do të llogariten mbi çmimin e shitjes pas zbritjes së vlerës së rivlerësuar.

Ky qëndrim i Dhomës Amerikane ngre dyshime mbi efikasitetin e draftligjit dhe lë të hapur debatin nëse propozimi aktual ofron qartësi ligjore apo rrezikon të përsërisë paqartësitë e hasura në proceset e mëparshme të rivlerësimit./skyweb.al

Etiketat: ndertimepronaverivleresimi
Artikulli para

Mungon ende ndërgjegjësimi, rreth 77% e siguracioneve të jetës bëhen prej kredive

Artikulli pas

Oficerë sigurie në shkollat profesionale, rregulla të reja për rekrutimet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sensorë, kamera dhe sirena alarmi, si parashikohet të monitorohen 10 diga në Shqipëri
Ekonomi

Sensorë, kamera dhe sirena alarmi, si parashikohet të monitorohen 10 diga në Shqipëri

8 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Nuk zgjat as 24 orë gëzimi i shqiptarëve, Bordi shtrenjton sërish karburantet

8 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe AKT forcojnë bashkëpunimin për promovimin e Shqipërisë
Ekonomi

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe AKT forcojnë bashkëpunimin për promovimin e Shqipërisë

8 Tetor, 2026
Shqipëria miraton standardet europiane për trenat e rinj
Ekonomi

Shqipëria miraton standardet europiane për trenat e rinj

8 Tetor, 2026
Sot “luftë” në Kuvend për territorialen, a do ta ruajnë Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj votën kundër?
Aktualitet

Sot “luftë” në Kuvend për territorialen, a do ta ruajnë Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj votën kundër?

8 Tetor, 2026
A po zbuten çmimet e apartamenteve? Ekspertja: Një kategori blerësish po stepet
Ekonomi

A po zbuten çmimet e apartamenteve? Ekspertja: Një kategori blerësish po stepet

8 Tetor, 2026
Artikulli pas
Oficerë sigurie në shkollat profesionale, rregulla të reja për rekrutimet

Oficerë sigurie në shkollat profesionale, rregulla të reja për rekrutimet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Histori me miza dhe buaj, Pacolli reagon sërish pas ultimatumit për Ramën
OP-ED

Pse Shqipëria e fiton Arbitrazhin për Aeroportin e Vlorës

Nga SkyWeb
19 Gusht, 2026
0

Fatos Çoçoli  Është mëse e sigurt se sipërmarrësi kosovar Behxhet Pacolli, pronar i kompanisë “Mabco”, me seli në Zvicër, po...

Lexo të plotë
Skandali i HEC-et e Zall Gjoçaj, Kurdari, etj: Si po u merret uji banorëve për xhepat e pak të tjerëve

Skandali i HEC-et e Zall Gjoçaj, Kurdari, etj: Si po u merret uji banorëve për xhepat e pak të tjerëve

13 Dhjetor, 2025
Kappa Oil përfaqëson Shqipërinë në panairin ndërkombëtar “Autopromotec 2025” në Bolonja

Kappa Oil përfaqëson Shqipërinë në panairin ndërkombëtar “Autopromotec 2025” në Bolonja

3 Qershor, 2025
Ikën “Tajvani”, shpallet projekti fitues për rikualifikin e Parkut Rinia

Ikën “Tajvani”, shpallet projekti fitues për rikualifikin e Parkut Rinia

1 Tetor, 2026
Korporata e Investimeve kërkon me dëshpërim investitor për “Lift Tower” mbi Kadastrën: A po mbaron epoka e kullave në Tiranë?

Korporata e Investimeve shtyn sërish afatin për LIFT Tower pas dështimeve të njëpasnjëshme të thirrjeve

24 Shkurt, 2026

Të Fundit

Diabeti i tipit 1 nuk duhet të kufizojë ëndrrat sportive të fëmijëve

Diabeti i tipit 1 nuk duhet të kufizojë ëndrrat sportive të fëmijëve

8 Tetor, 2026
Marjana Koçeku thirrje deputetëve të PS të votojnë kundër reformës territoriale: Mos i braktisni komunitetet

Marjana Koçeku thirrje deputetëve të PS të votojnë kundër reformës territoriale: Mos i braktisni komunitetet

8 Tetor, 2026
Sensorë, kamera dhe sirena alarmi, si parashikohet të monitorohen 10 diga në Shqipëri

Sensorë, kamera dhe sirena alarmi, si parashikohet të monitorohen 10 diga në Shqipëri

8 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Nuk zgjat as 24 orë gëzimi i shqiptarëve, Bordi shtrenjton sërish karburantet

8 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr