• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 5 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Oficerë sigurie në shkollat profesionale, rregulla të reja për rekrutimet

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Gusht, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Oficerë sigurie në shkollat profesionale, rregulla të reja për rekrutimet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin e stafit në institucionet e Arsimit dhe Formimit Profesional, duke futur për herë të parë pozicionin e Oficerit të Sigurisë.

STATISTIKAT/ Ndryshon trendi, të rinjtë po regjistrohen më shumë në shkollat e mesme profesionale

Ky rol i ri synon të garantojë rendin dhe sigurinë brenda ambienteve të shkollave profesionale, si dhe të ndihmojë në parandalimin dhe menaxhimin e situatave problematike që prekin nxënësit dhe stafin.

Sipas udhëzimit, Oficeri i Sigurisë do të ketë detyra që lidhen me marrjen e masave parandaluese për situata që cenojnë sigurinë fizike dhe psikologjike të nxënësve, monitorimin e sjelljes së tyre dhe ndërhyrjen në rast shkeljesh të rënda të rregullores së brendshme.

Ai do të raportojë periodikisht për rastet problematike, do të japë ndihmesë në hartimin e masave disiplinore dhe do të bashkëpunojë me strukturat përkatëse në rastet e dhunës, bullizmit, abuzimit apo shkeljeve të tjera të etikës. Një tjetër detyrë e rëndësishme do të jetë informimi dhe ndërgjegjësimi i komunitetit shkollor për çështje që lidhen me sigurinë.

Rekrutimi i oficerëve do të bëhet sipas një procedure të standardizuar, në përputhje me rregullat e shërbimit civil. Kandidatët duhet të kenë diplomë të ciklit të dytë ose të barasvlershme me të në fusha si edukimi, shkencat sociale, sociologjia, psikologjia apo drejtësia, si dhe përvojë në çështje sigurie, etikë profesionale dhe aftësi ndërpersonale.

Vendimi i ri vjen paralelisht me udhëzimin e përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Ekonomisë për vitin shkollor 2025–2026, i cili përfshin rregullat për regjistrimin e nxënësve, shpërndarjen e teksteve falas për arsimin bazë dhe ndalimin e përdorimit të celularëve në ambientet shkollore.

Masat e reja përfshijnë gjithashtu zbatimin e Planit Kombëtar për parandalimin e dhunës, ngritjen e ekipeve “antibulling” dhe organizimin e veprimtarive sensibilizuese gjatë vitit shkollor.

Ky hap shihet si pjesë e një strategjie më të gjerë për të përmirësuar sigurinë në shkolla dhe për të garantuar një mjedis më të shëndetshëm arsimor për nxënësit në të gjithë vendin. /skyweb.al

Etiketat: shkolla profesionale
Artikulli para

Debati mbi rivlerësimin e pronave, biznesi i kërkon qeverisë rishikimin e projektligjit

Artikulli pas

Rritet ndjeshëm numri i indianëve që punojnë në Shqipëri, po ashtu edhe i filipinasve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 milion eurove për TALLAVA?!
Aktualitet

Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 milion eurove për TALLAVA?!

5 Shtator, 2026
Presidenti Begaj nga Teqeja e Frashërit: Vatër e dijes, identitetit dhe atdhedashurisë
Aktualitet

Presidenti Begaj nga Teqeja e Frashërit: Vatër e dijes, identitetit dhe atdhedashurisë

5 Shtator, 2026
Me ose pa opozitën, Florjan Binaj: Do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës
Aktualitet

Me ose pa opozitën, Florjan Binaj: Do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës

5 Shtator, 2026
Rama nga Italia:  Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së
Aktualitet

Rama nga Italia: Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së

5 Shtator, 2026
Si të zbuloni kamerat që ju vëzhgojnë
Aktualitet

Si të zbuloni kamerat që ju vëzhgojnë

5 Shtator, 2026
Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve 
Ekonomi

“Kamikazët” e rrugëve, vetëm 1 në 7 të testuar e kanë rimarrë patetën pas heqjes nga policia

5 Shtator, 2026
Artikulli pas
Rritet ndjeshëm numri i indianëve që punojnë në Shqipëri, po ashtu edhe i filipinasve

Rritet ndjeshëm numri i indianëve që punojnë në Shqipëri, po ashtu edhe i filipinasve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dëmi i madh që u bëjnë zorrëve ushqimet e përpunuara
Shëndet

Dëmi i madh që u bëjnë zorrëve ushqimet e përpunuara

Nga Editor
22 Shkurt, 2026
0

Aditivët që shtohen në ushqimet e përpunuara për t’i mbajtur më të freskëta për më gjatë mund të kenë një...

Lexo të plotë
Dhuna iu kushton grave jo vetëm shëndetin, por i lë edhe në varfëri

Dhuna iu kushton grave jo vetëm shëndetin, por i lë edhe në varfëri

8 Tetor, 2025
Tregu valutor: Euro mbetet në nivelet e ulëta, rritet dollari

Euro dhe dollari e mbyllin javën me rënie

21 Gusht, 2026
Përshkallëzojnë protestat në Greqi, fermerët e revoltuar bllokojnë aeroportet në Kretë

Përshkallëzojnë protestat në Greqi, fermerët e revoltuar bllokojnë aeroportet në Kretë

8 Dhjetor, 2025
Nuk do të reduktohet flota, transporti publik do marrë subvencionin për naftën

Nga nesër reduktohet me 40% flota e autobusëve të transportit publik

14 Prill, 2026

Të Fundit

Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 milion eurove për TALLAVA?!

Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 milion eurove për TALLAVA?!

5 Shtator, 2026
Presidenti Begaj nga Teqeja e Frashërit: Vatër e dijes, identitetit dhe atdhedashurisë

Presidenti Begaj nga Teqeja e Frashërit: Vatër e dijes, identitetit dhe atdhedashurisë

5 Shtator, 2026
Me ose pa opozitën, Florjan Binaj: Do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës

Me ose pa opozitën, Florjan Binaj: Do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës

5 Shtator, 2026
Rama nga Italia:  Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së

Rama nga Italia: Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së

5 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr