• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 11 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rritet ndjeshëm numri i indianëve që punojnë në Shqipëri, po ashtu edhe i filipinasve

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Gusht, 2025
në Aktualitet
A A
0
Rritet ndjeshëm numri i indianëve që punojnë në Shqipëri, po ashtu edhe i filipinasve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjatë vitit 2024, Shqipëria ka pritur një numër gjithnjë në rritje të shtetasve të huaj që kanë zgjedhur të jetojnë apo punojnë këtu. Në fund të vitit, në vend u regjistruan 21,940 të huaj me leje qëndrimi, një rritje prej 2.2 për qind krahasuar me vitin 2023.

Në listën e shtetësive kryesore që përbëjnë komunitetin e të huajve në Shqipëri, përveç kosovarëve, italianëve dhe turqve, vitet e fundit kanë filluar të spikasin gjithnjë e më shumë indianët dhe filipinasit. Këta dy grupe renditen respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë për numrin e lejeve të qëndrimit, duke u shndërruar në një fenomen të ri migrator për Shqipërinë.

Ndryshe nga shtetasit e rajonit, të cilët kanë afërsi gjeografike dhe historike, ardhja e indianëve dhe filipinasve shihet si jo karakteristike, por gjithnjë e më e pranishme, sidomos për shkak të punësimit. Shumica e tyre janë në moshë aktive 30–39 vjeç dhe vijnë kryesisht për të mbushur boshllëqet që ka tregu shqiptar i punës, në sektorë si shërbimet, ndërtimi dhe turizmi.

Statistikat tregojnë se 54.3 për qind e të huajve në Shqipëri kanë marrë leje qëndrimi për arsye pune, ndërsa bashkimi familjar përbën 24.5 për qind të qëllimeve të qëndrimit. Ndërkohë, aplikimet për leje qëndrimi gjatë vitit 2024 janë rritur me 6 për qind krahasuar me një vit më parë, ku një pjesë e konsiderueshme u përkasin pikërisht italianëve dhe indianëve, të cilët së bashku mbajnë gati 29 për qind të totalit.

Prania e shtetasve nga Azia është në rritje të fortë. Në vitin 2024, numri i të huajve nga ky kontinent u rrit me 20.1 për qind, duke reflektuar prirjen që Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të ri për punëtorët aziatikë. Filipinasit, të njohur për punën në sektorin e shërbimeve dhe kujdesit familjar, dhe indianët, që shpesh angazhohen në ndërtim apo industri të tjera, po bëhen pjesë e dukshme e tregut shqiptar të punës.

Një tjetër tregues pozitiv është ulja e të huajve të parregullt: gjatë vitit 2024 u identifikuan vetëm 1,540 raste, krahasuar me 6,630 një vit më parë. Kjo tregon se gjithnjë e më shumë të huaj – përfshirë indianë dhe filipinas – po zgjedhin rrugën ligjore për të jetuar dhe punuar në Shqipëri.

Ky trend reflekton ndryshimet që po përjeton tregu shqiptar i punës, i cili për shkak të emigracionit masiv të forcës vendase, po kthehet gjithnjë e më shumë drejt importit të punëtorëve nga Azia.

Etiketat: filipinasindianeshqiperi
Artikulli para

Oficerë sigurie në shkollat profesionale, rregulla të reja për rekrutimet

Artikulli pas

GRAFIKU/ Më pak burra, shërbimet rrisin numrin e grave dhe vajzave të huaja që punësohen në Shqipëri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija
Aktualitet

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj
Aktualitet

Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj

11 Tetor, 2026
Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë
Aktualitet

Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë

11 Tetor, 2026
Rama zbulon çfarë do të bëjë kur të mos jetë më kryeministër
Aktualitet

Rama zbulon çfarë do të bëjë kur të mos jetë më kryeministër

11 Tetor, 2026
Ku paguhen më mirë mësuesit në Evropë?
Aktualitet

Ku paguhen më mirë mësuesit në Evropë?

11 Tetor, 2026
Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?
Aktualitet

Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?

10 Tetor, 2026
Artikulli pas
GRAFIKU/ Më pak burra, shërbimet rrisin numrin e grave dhe vajzave të huaja që punësohen në Shqipëri

GRAFIKU/ Më pak burra, shërbimet rrisin numrin e grave dhe vajzave të huaja që punësohen në Shqipëri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

DATAT/ Kur nis dhe mbaron shkolla për ciklin 9-vjeçar dhe të mesëm
Aktualitet

DATAT/ Kur nis dhe mbaron shkolla për ciklin 9-vjeçar dhe të mesëm

Nga SkyWeb
18 Gusht, 2025
0

Viti i ri shkollor 2025-2026 për arsimin bazë dhe të mesëm do të nisë më 8 Shtator dhe mbyllet më 12...

Lexo të plotë
Sot nisi shkolla, por Shqipërisë i mungojnë 112 mijë nxënës 9-vjeçareje nga 2014

Mbi 10 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar në 2024-2025, mbyllen 400 klasa në gjithë vendin

21 Maj, 2026
“Divorc me dhimbje” mes SHBA dhe Kinës, tregtia bie në nivelet e vitit 2010

“Divorc me dhimbje” mes SHBA dhe Kinës, tregtia bie në nivelet e vitit 2010

6 Shkurt, 2026
BE ndalon përdorimin e IA në komunikimet zyrtare

BE ndalon përdorimin e IA në komunikimet zyrtare

1 Prill, 2026
I kërcisni dhëmbët pa e kuptuar në gjumë? Dentistët të shqetësuar për rritjen e rasteve të bruksizmit tek të rinjtë

I kërcisni dhëmbët pa e kuptuar në gjumë? Dentistët të shqetësuar për rritjen e rasteve të bruksizmit tek të rinjtë

13 Shtator, 2026

Të Fundit

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj

Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj

11 Tetor, 2026
Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë

Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë

11 Tetor, 2026
Rama zbulon çfarë do të bëjë kur të mos jetë më kryeministër

Rama zbulon çfarë do të bëjë kur të mos jetë më kryeministër

11 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr