• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 25 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Ndryshimi i ligjit, a po tenton Rama të zbusë masakrën me pronat në Kadastër gjatë epokës së “Dyshes”?

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Shtator, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Ndryshimi i ligjit, a po tenton Rama të zbusë masakrën me pronat në Kadastër gjatë epokës së “Dyshes”?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria publikoi dje për konsultim një paketë me tre projektligje që ndryshojnë mënyrën se si do të regjistrohen, kontrollohen dhe administrohen pronat në Shqipëri. Paketa vjen në një periudhë kur Kadastra është përballur me akuza për ndryshime të dyshimta pronësie, ndërsa disa dosje kanë përfunduar në SPAK.

Tre nismat janë projektligji “Për Agjencinë Shtetërore të Pronës”, projektligji “Për pronat e paluajtshme të Shtetit në Republikën e Shqipërisë” dhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 20/2020 ‘Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë’”, siç ka raportuar dje skyweb.al, KËTU, KËTU dhe KËTU.

Njëri projektligj krijon Agjencinë Shtetërore të Pronës, e cila do të mbledhë në një strukturë të integruar regjistrimin kadastral, administrimin e pronave shtetërore, legalizimet, kalimin e tokave bujqësore dhe trajtimin e kompensimit të pronave.

Projektligji i dytë përcakton rregulla të reja për inventarizimin, përdorimin dhe disponimin e pronave shtetërore, ndërsa i treti ndërhyn drejtpërdrejt në procedurat e Kadastrës dhe në kontrollin e titujve të pronësisë.

Pikërisht në këtë projektligj parashikohet një kompetencë e re: Kadastra mund të anulojë vetë aktet e paligjshme të pronësisë që ka nxjerrë, pa qenë gjithmonë e nevojshme t’i drejtohet gjykatës.

ASHK mund të veprojë drejtpërdrejt kur paligjshmëria zbulohet brenda afateve administrative dhe prona vazhdon të jetë te personi që e ka përfituar fillimisht. Në këtë rast, akti mund të anulohet ose shfuqizohet, tërësisht apo pjesërisht, dhe ndryshimi pasqyrohet në kartelën e pronës.

Nëse vendimi ankimohet, zbatimi i tij pezullohet, por mbi pasurinë vendoset kufizim për të ndaluar shitjen, dhurimin ose kalimin e saj te një person tjetër.

Kur prona është shitur ose kanë përfunduar afatet administrative, Kadastra nuk mund ta heqë vetë titullin. Ajo përgatit dosjen dhe ia dërgon Avokaturës së Shtetit, ndërsa vendimin përfundimtar e merr gjykata.

Ndryshimet prekin edhe kompensimet e dhëna mbi bazën e legalizimeve të paligjshme. Nëse pagesa nuk është kryer, ajo pezullohet. Nëse kompensimi është dhënë dhe toka duhet t’i kthehet ish-pronarit, ky i fundit duhet të kthejë shumën e përfituar. Deri atëherë, mbi pronën vendoset hipotekë ligjore.

Në relacionin shoqërues, Ministria e Drejtësisë thotë se ndryshimet synojnë forcimin e verifikimit të titujve dhe eliminimin e problemeve të konstatuara gjatë zbatimit të ligjit. Dokumentet nuk përmendin emra apo dosje konkrete, por koha kur paraqitet paketa nuk mund të ndahet nga debatet e muajve të fundit për pronat.

Një pjesë e akuzave publike lidhen me procedura të kryera gjatë periudhës kur Kadastra drejtohej nga Dallëndyshe Bici. Në prill të këtij viti, Bici u paraqit në SPAK dhe u pyet për rreth dy orë. Mediat raportuan se pyetjet lidheshin me çështje pronësie, por SPAK nuk ka bërë publik statusin e saj procedural dhe as përmbajtjen e plotë të dëshmisë.

Debati u rikthye edhe pas konfliktit mes biznesmenëve Luan Muça dhe Vasil Bedinaj. Muça deklaroi se përplasja lidhej me një pronë në Palasë, ndërsa pas ngjarjes u ngritën pikëpyetje për dokumentacionin dhe historikun e pronësisë.

Kadastra ka kërkuar përfshirjen e SPAK-ut për verifikimin e dosjes. Deri tani nuk ka një përfundim zyrtar që të provojë se regjistrat janë ndryshuar në mënyrë të paligjshme, por rasti tregoi edhe një herë se sa lehtë një konflikt dokumentesh mund të kthehet në përplasje mes palëve që pretendojnë të drejta mbi të njëjtën pronë.

Projektligjet nuk thonë se janë hartuar për të korrigjuar rastin e Palasës apo vendime të marra gjatë drejtimit të Bicit. Por për herë të parë krijohet qartë rruga që Kadastra të kthehet te aktet e veta dhe t’i zhbëjë pa gjykatë, kur ato rezultojnë të paligjshme dhe prona nuk është kaluar ende te persona të tretë.

Në këtë kuptim, paketa e re mund të shërbejë për korrigjimin e një pjese të dëmeve të krijuara nga vendime të paligjshme. Megjithatë, për pronat e shitura, të transferuara ose të përfshira në konflikte mes disa pretenduesve, rruga do të vazhdojë të kalojë nga gjykata. /skyweb.al

Artikulli para

Miqtë të presin në shkollë. Gjithçka tjetër të pret në JUMBO

Artikulli pas

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, finalist për çmimin “Airport of the Year 2026”

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889
Aktualitet

“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889

25 Tetor, 2026
Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!
Aktualitet

Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!

25 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Ekonomi

Kredi për tarifat e universitetit dhe jetesën, studentët kanë afat deri më 4 nëntor për të aplikuar

25 Tetor, 2026
Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 
Ekonomi

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

24 Tetor, 2026
FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro
Aktualitet

FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

24 Tetor, 2026
Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm
Aktualitet

Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

24 Tetor, 2026
Artikulli pas
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, finalist për çmimin “Airport of the Year 2026”

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, finalist për çmimin “Airport of the Year 2026”

Të Përzgjedhura

PRAPASKENA/ Zbulohet pse u largua kreu i Zjarrfikësve Arben Cara: Nuk u dorëhoq, por u shkarkua nga Lamallari
Aktualitet

PRAPASKENA/ Zbulohet pse u largua kreu i Zjarrfikësve Arben Cara: Nuk u dorëhoq, por u shkarkua nga Lamallari

Nga SkyWeb
12 Gusht, 2026
0

Kreu i i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, Arben Cara, njoftoi një ditë më parë largimin nga detyra,...

Lexo të plotë
BE gjobit me 629 milionë dollarë AliExpress për shitjen e produkteve të paligjshme dhe të falsifikuara

BE gjobit me 629 milionë dollarë AliExpress për shitjen e produkteve të paligjshme dhe të falsifikuara

20 Korrik, 2026
Kolegji Zgjedhor pezullon votimin nga burgu, çon ligjin në Kushtetuese

Kolegji Zgjedhor pezullon votimin nga burgu, çon ligjin në Kushtetuese

20 Maj, 2026
Bletët në rrezik: Si po i helmojmë insektet, nga pesticidet, tokat toksike e deri te hashashi

Bletët në rrezik: Si po i helmojmë insektet, nga pesticidet, tokat toksike e deri te hashashi

12 Shkurt, 2026
Nafta kalon mbi 108 dollarë për fuçi pas sulmit në Hormuz dhe mbylljes së tubacionit të Arabisë Saudite

Nafta kalon mbi 108 dollarë për fuçi pas sulmit në Hormuz dhe mbylljes së tubacionit të Arabisë Saudite

14 Shtator, 2026

Të Fundit

Greqia merr masat për shtrenjtimin e jetesës, ulen çmimet në mbi 1,500 produkte në supermarkete

Ndodh e jashtëzakonshmja: Supermarketet ulen çmimet e ushqimeve, por në janar pritet kthesa

25 Tetor, 2026
Banka Botërore plan 19 mld USD për mineralet e rralla, bashkëpunim me 20 vende

Banka Botërore plan 19 mld USD për mineralet e rralla, bashkëpunim me 20 vende

25 Tetor, 2026
Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje

Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje

25 Tetor, 2026
Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend

Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend

25 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr