• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

PRAPASKENA/ Zbulohet pse u largua kreu i Zjarrfikësve Arben Cara: Nuk u dorëhoq, por u shkarkua nga Lamallari

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Gusht, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
PRAPASKENA/ Zbulohet pse u largua kreu i Zjarrfikësve Arben Cara: Nuk u dorëhoq, por u shkarkua nga Lamallari
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kreu i i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, Arben Cara, njoftoi një ditë më parë largimin nga detyra, një zhvillim që ngriti pikëpyetje të shumta, veçanërisht pasi ndodhi në kulmin e situatës së zjarreve në vend.

Por Skyweb.al ka mësuar detaje të reja që hedhin dritë mbi largimin e tij, i cili lidhet drejtpërdrejt me një urdhër të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari.

Më 10 gusht, pikërisht ditën kur Cara paraqiti dorëheqjen, Lamallari firmosi urdhrin nr. 162, me të cilin shfuqizoi një urdhër të vitit 2024 të ministrit të atëhershëm të Brendshëm, Taulant Balla.

Urdhri nr. 42, datë 15 shkurt 2024, ishte pikërisht baza mbi të cilën Arben Carës i ishin deleguar kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin.

Veprimi i djeshëm i Lamallarit zbulon se në fakt, Cara kishte drejtuar prej më shumë se dy vitesh Shërbimin Zjarrfikës mbi bazën e një delegimi kompetencash, dhe jo mbi bazën e një emërimi përfundimtar në detyrë.

Me urdhrin e 10 gushtit, Lamallari shfuqizoi pikërisht aktin që i jepte Carës kompetencat për të drejtuar strukturën.

ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

Në këto kushte, ajo që u paraqit publikisht si dorëheqje rezulton të ketë një prapaskenë administrative. Dje ministri i hoqi bazën juridike mbi të cilën Cara ushtronte kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm.

Kjo e bën largimin e tij më shumë se një dorëheqje.

Megjithatë, mbetet ende e paqartë se çfarë e shtyu ministrin e Brendshëm të shfuqizonte pikërisht në këtë moment urdhrin e vitit 2024 dhe nëse Carës i ishte kërkuar paraprakisht të largohej.

Largimi ndodh ndërkohë në një prej periudhave më të vështira të vitit për strukturat zjarrfikëse, me dhjetëra vatra zjarri të raportuara në disa qarqe të vendit, ndërsa duket qartë se Cara nuk u dorëhoq, por u shkarkua në një farë mënyre nga Lamallari. /skyweb.al

Etiketat: arben carabesfort lamallari
Artikulli para

Zonat VIP në aeroporte nuk janë vetëm për business class, ja si mund të hyni edhe me një biletë ekonomike

Artikulli pas

LEHTËSIA/ Prindërit me fëmijë dhe gratë shtatzëna mund të përdorin linjën e dedikuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”
Ekonomi

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!
Aktualitet

Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!

12 Nëntor, 2026
Kreditë për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat
Ekonomi

Masa kundër kreditimit pa kriter, kufizohen bonuset e punonjësve të bankave

12 Nëntor, 2026
Zgjerohet skandali i mashtrimit me kredi në IUTE Credit në Lezhë, verifikime në Shkodër dhe njësi të tjera
Ekonomi

Qeveria fut në shina mikrofinancën dhe mbledhësit e borxheve: S’ka interesa dhe penalitete “peshkaqenësh”

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Një “qytet” i tërë fluturoi çdo ditë nga dhe drejt Rinasit, transporti ajror shënoi rekord historik në 2025

LEHTËSIA/ Prindërit me fëmijë dhe gratë shtatzëna mund të përdorin linjën e dedikuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

Të Përzgjedhura

Dyshime për pastrim parash, një kompani fantazmë blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?
Ekonomi

Dyshime për pastrim parash, një kompani fantazmë blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?

Nga SkyWeb
17 Nëntor, 2025
0

Arena Casino, kazinoja që gjendet në Stadiumin Kombëtar, Air Albania, operohet nga kompania Space+. Deri më sot aksionet e kësaj...

Lexo të plotë
Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen ngrihen në protestë kundër hartës së re territoriale

Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen ngrihen në protestë kundër hartës së re territoriale

31 Korrik, 2026
Sondazhi: 68% e evropianëve ndihen të kërcënuar, kush janë më të frikësuarit

Sondazhi: 68% e evropianëve ndihen të kërcënuar, kush janë më të frikësuarit

13 Shkurt, 2026
Pas shtatë dekadash, Boeing vendos të heqë dorë nga versioni 737

Pas shtatë dekadash, Boeing vendos të heqë dorë nga versioni 737

16 Maj, 2026
Kadastra i mbyll derën KLSH-së: Nuk do kontrolloni!

Kadastra i mbyll derën KLSH-së: Nuk do kontrolloni!

16 Qershor, 2026

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr