• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 7 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Dyshime për pastrim parash, një kompani fantazmë blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Nëntor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Dyshime për pastrim parash, një kompani fantazmë blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Arena Casino, kazinoja që gjendet në Stadiumin Kombëtar, Air Albania, operohet nga kompania Space+.

Deri më sot aksionet e kësaj kazinoje janë zotëruar në masën 99 për qind nga kompania AlbStar e Ismailëve dhe 1 për qind nga një shoqëri e quajtur W-CZ Holdings s.r.o, e lidhur me Bledar Sinanin.

Por tani jo më.

Një kompani guackë e regjistruar në Wyoming të Shteteve të Bashkuara do të jetë pronarja e re e Arena Casino.

Transaksioni është njoftuar nga Autoriteti i Konkurrencës përmes një njoftimi zyrtar, ndërkohë që anonimati i blerësit ngre pikëpyetje të mëdha mbi rolin e Autoritetit të Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit në miratimin e shitjes.

“Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 722 prot. i AK, datë 13.08.2025 “Konfirmim i Depozitimit të Dokumenteve”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar mbi hyrjen e shoqërisë GLG INVESTMENT SHPK tek shoqëria target Space+ SHA nëpërmjet përvetësimit të kuotave të zotëruara nga shoqëria ALB – STAR SHPK, të cilat përfaqësojnë 99% të kapitalit aksionar,” thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës në faqen e tij.

GLG Investiment është një shoqëri e themeluar nga Gerti Lumani, një shtetas shqiptar që jeton në SHBA, në mars të vitit të kaluar.

Dyshime për pastrim parash, një kompani fantazmë nga Amerika ble

Por në fund të vitit të kaluar, Lumani ja shiti shoqërinë GLG Investment për 100 mijë lekë një shoqërie amerikane të quajtur Lake Horizont LLC.

Kjo kompani do të jetë pronarja e kazinosë Arena.

Pronar anonim dhe një rrjet i rëndë skandalesh

Lake Horizont LLC është një kompani e themeluar në shtetin e Wyomingut në 2 maj të vitit të kaluar me pronar të panjohur.

Organizator i saj është një shtetas i lindur në Venezuelë, i quajtur Joselises Maradey, ndërsa agjenti regjistrues quhet Registered Agents Inc., një kompani regjistrimesh e përfshirë në disa skandale të mëdha.

Dyshime për pastrim parash, një kompani fantazmë nga Amerika ble

Sipas ligjit amerikan, organizatori është personi që përpilon dokumentat për themelimin e një kompanie, ndërsa agjenti i regjistrimit është ai që merr njoftimet ligjore dhe ato të taksave nga autoritetet. Asnjë nga këta nuk është pronari.

Registered Agents Inc. është një zyrë regjistrimesh, e cila ka regjistruar më shumë se 260 mijë kompani. Vitin e kaluar zyra e regjistrimit u përfshi në një skandal të rëndë, teksa u pagezua nga mediat amerikane si fabrika e sekreteve.

Një investigim i revistës Wired gjeti se Registered Agents Inc. përdorte masivisht emra fiktivë për të fshehur pronarët realë të bizneseve që ajo regjistron.

Dyshime për pastrim parash, një kompani fantazmë nga Amerika ble

Njëra nga emrat më të famshëm fiktivë ishte ai Riley Park, një person që nuk ekzistonte, por që figuronte pronarë në dhjetra kompani guacka. Disa ish punonjës të Registered Agents identifikuan të paktën mbi 10 persona fiktivë, të cilët Registered Agents i paraqiste si pronarë kompanish.

Por nuk mbaron këtu. Po vitin e kaluar, Registered Agents Inc. u përfshi në një tjetër skandal të madh teksa u bëri të mundur agjentëve të Koresë së Veriut të krijonin kompani fiktive në SHBA dhe të fitonin miliona dollarë përmes mashtrimit duke i transferuar në Korenë e Veriut.

Dyshime për shkelje ligji

Ligji shqiptar për Lojrat e Fatit ndalon Autoritetin e Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit të liçencojë kazino me pronarë, administrator apo persona në organet drejtuese, të cilët kanë qenë të denuar ose janë në proçes ndjekje penale.

Kufizimet e forta mbi pronësinë e kazinove lidhen me riskun e lartë që këto subjekte kanë për pastrim parash apo fuqizimin financiar të krimit. Por fakti që pronarët e Lake Horinzont janë anonim hedh dyshime të forta nëse kërkesat ligjore janë respektuar.

Përtej kësaj, ky është një transaksion me risk të lartë për pastrim parash dhe duhet të jetë automatikisht subjekt verifikimi nga Autoriteti për Parandalimin e Pastrimit të Parave. Shoqëritë e liçencuar si kazino kanë detyrimin të kenë minimalisht një kapital sa 12 milionë euro. Kjo do të thotë se transaksioni për blerjen e Space+ është të paktën në këto përmasa.

Ligji detyron AMLF të verifikojë burimin e fondeve të kazinove. Por deri më tani nuk dihet se nga kanë ardhur fondet për blerjen e kazinosë Arena.

Me shumë gjasa pronarët e rinj sekretë të kazinosë së Stadiumit janë shqiptarë. Ashtu si fondet për blerjen e saj janë po nga Shqipëria. Por fakti që ata po fshihen është një indicie e fortë, që autoritetet të verifikojnë se kush po lëviz miliarda në tregun e kumarit. Ndoshta edhe para të pista. /kapitali.al

Etiketat: albstararena casinogerti lumaniGLG INVESTMENT SHPidajet ismailiLake Horizont LLCRegistered agentsSpace+ SHA
Artikulli para

Gjermania ul taksën e fluturimeve, priten çmime më të lira biletash

Artikulli pas

Pse “Baby Shark” video më e shikuar në historinë e YouTube nuk e bëri dot krijuesin e saj të pasur?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë
Ekonomi

Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë

6 Shtator, 2026
Ari bie në nivelin më të ulët që prej nëntorit
Ekonomi

Një luftë e madhe te dera?! Pse shtetet europiane po tërheqin arin nga SHBA-ja

6 Shtator, 2026
Konsumimi i alkoolit gjatë adoleshencës mund të lërë pasoja afatgjata në tru
Kryesore

STUDIMI/ Një gotë në ditë rrit ndjeshëm rrezikun që të vdisni nga kanceri!

6 Shtator, 2026
Importohet më lirë, prodhohet më shtrenjtë
Ekonomi

Importohet më lirë, prodhohet më shtrenjtë

6 Shtator, 2026
Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 milion eurove për TALLAVA?!
Aktualitet

Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 milion eurove për TALLAVA?!

5 Shtator, 2026
Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve 
Ekonomi

“Kamikazët” e rrugëve, vetëm 1 në 7 të testuar e kanë rimarrë patetën pas heqjes nga policia

5 Shtator, 2026
Artikulli pas
Pse “Baby Shark” video më e shikuar në historinë e YouTube nuk e bëri dot krijuesin e saj të pasur?

Pse "Baby Shark" video më e shikuar në historinë e YouTube nuk e bëri dot krijuesin e saj të pasur?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Numri i të huajve që jetojnë në Shqipëri arrin rekord në 2025-n, rriten India, Filipinet dhe Egjipti
Aktualitet

Numri i të huajve që jetojnë në Shqipëri arrin rekord në 2025-n, rriten India, Filipinet dhe Egjipti

Nga Editor
3 Shkurt, 2026
0

Në vitin 2025 rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi që...

Lexo të plotë
Rama thotë se Shqipërisë po i buzëqesh fati në procesin integrues në BE

Rama fton në bashkëbisedim publik protestuesit për Zvërnecin: Mblidhuni 20 veta dhe bujrum!

2 Qershor, 2026
OLAF flet për skandalin e fondeve IPARD në Shqipëri: Si u shpërdoruan 33 milionë euro të taksapaguesve europianë për tarafin e politikanëve

Vjedhja e fondeve, KE thotë se Shqipëria nuk është gati për IPARD III

5 Nëntor, 2025
Korrupsion, shantazh, pengmarrje dhe “miq”: Nga AKSHI te OBP dhe Bashkia Kamzë, institucionet më problematike me tenderët

Korrupsion, shantazh, pengmarrje dhe “miq”: Nga AKSHI te OBP dhe Bashkia Kamzë, institucionet më problematike me tenderët

27 Mars, 2026
Eurostat thotë se Shqipëria vijon të jetë një ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

Eurostat thotë se Shqipëria vijon të jetë një ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

12 Shtator, 2025

Të Fundit

STUDIMI/ Pijet energjike shkaktojnë pagjumësi, humbje kujtese dhe obezitet tek të rinjtë

STUDIMI/ Pijet energjike shkaktojnë pagjumësi, humbje kujtese dhe obezitet tek të rinjtë

6 Shtator, 2026
Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë

Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë

6 Shtator, 2026
OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?

OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?

6 Shtator, 2026
Nga administrata te “miku” për të gjetur zgjidhje, Rama: Shteti ka tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet

6 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr