• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Uncategorized

Bashkitë Kolonjë dhe Devoll dhanë 920 ha tokë publike për parqe fotovoltaike pa ligj dhe në mungesë TRANSPARENCE

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Dhjetor, 2025
në Uncategorized
A A
Bashkitë Kolonjë dhe Devoll dhanë 920 ha tokë publike për parqe fotovoltaike pa ligj dhe në mungesë TRANSPARENCE
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bashkitë Kolonjë dhe Devoll kanë dhënë me qira 920 hektarë tokë publike nga fondi pyjor dhe kullosor për ndërtimin e centraleve fotovoltaike gjatë periudhës 2022‒2024.

Sipas të dhënave të publikuara nga All Green Center, këto zhvillime janë kryer në kundërshtim me kuadrin ligjor, duke ngritur dyshime serioze mbi ligjshmërinë e procedurave dhe ndikimin e tyre afatgjatë.

Sipas analizës, ligji “Për fondin kullosor” deri në vitin 2024 nuk lejonte ndërtimin e parqeve fotovoltaike, ndërsa ligji “Për pyjet” vazhdon ende të mos e lejojë këtë aktivitet. Asnjëra nga dy bashkitë nuk i ka parashikuar këto projekte në Planet e Përgjithshme Vendore, çka nënkupton se nuk është kryer as Vlerësim Strategjik Mjedisor, një dokument i detyrueshëm për ndryshime të tilla të përdorimit të tokës.

Organizatat mjedisore theksojnë se projektet janë vendosur drejt e mbi pyje dhe kullota, duke cenuar integritetin e ekosistemeve. Ndikimet e përmendura përfshijnë humbjen dhe degradimin e habitatit, fragmentimin e peizazhit natyror, rritjen e rrezikut të erozionit, ndryshimet e mikroklimës dhe humbjen e burimeve ushqyese të tokës. Deri tani, nuk ekziston asnjë dokument që analizon ndikimin kumulativ të dhjetëra parqeve të planifikuara në rang bashkie apo qarku.

Përveç sfidave mjedisore, ngriten dyshime edhe për mënyrën se si janë zhvilluar ankandet. Raporti thekson se mbi 90% e ankandeve kanë pasur vetëm një kompani pjesëmarrëse, ndërsa në disa raste ka pasur fitues të përsëritur, duke ulur gjasat për konkurrencë të hapur dhe transparente. Në disa procedura është përdorur edhe mekanizmi i anulimit dhe rishpalljes, një praktikë që, sipas literaturës së OECD dhe Bankës Botërore, rrit rreziqet e manipulimit të konkurrencës.

Përtej procedurave, një tjetër shqetësim i madh lidhet me rrezikun e tjetër­simit të qëndrueshëm të tokës publike. Edhe pse kontratat janë formalisht 10-vjeçare, parqet fotovoltaike funksionojnë 25–30 vjet, duke i kthyer qiratë e përkohshme në një përdorim de facto shumëvjeçar të tokës shtetërore.

Ndërkohë mbetet e paqartë kush qëndron pas këtyre projekteve, të cilat përfitojnë nga nevoja e Shqipërisë për diversifikimin e burimeve energjetike, por realizohen mbi qindra hektarë pyje dhe kullota, jashtë çdo parashikimi të planeve vendore. /skyweb.al

Etiketat: devollpark fotovoltaik
Artikulli para

Dhjetëra mijëra apartamente bosh, por shqiptarët jetojnë ngushtë sipas Eurostat

Artikulli pas

Shteti mban në këmbë ekonominë shqiptare, tkurret privati

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pse gjithnjë e më shumë njerëz po jetojnë vetëm
Uncategorized

Pse gjithnjë e më shumë njerëz po jetojnë vetëm

18 Tetor, 2026
“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve
Uncategorized

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

13 Tetor, 2026
Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik
Ekonomi

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik

12 Tetor, 2026
Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit
Uncategorized

Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

7 Tetor, 2026
Nxënësit e shkollave po djegin Francën
Uncategorized

Nxënësit e shkollave po djegin Francën

29 Shtator, 2026
Rekord, amerikani jeton prej 271 ditësh me veshkë derri pa dializë
Uncategorized

Rekord, amerikani jeton prej 271 ditësh me veshkë derri pa dializë

4 Shtator, 2026
Artikulli pas
Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Në çdo 24 orë të një viti prodhohen rreth 69 mln euro. Jemi të tretët në rajon

Shteti mban në këmbë ekonominë shqiptare, tkurret privati

Të Përzgjedhura

Suedia ndalon “kimikatet e përjetshme” në produktet e përditshme
Shëndet

Suedia ndalon “kimikatet e përjetshme” në produktet e përditshme

Nga Editor
25 Korrik, 2026
0

Suedia ka njoftuar planet për të ndaluar "kimikatet e përjetshme" (PFAS) në produktet e konsumit që nga viti 2028. "Ky...

Lexo të plotë
Rama mbron qytetarët dhe projektin në Zvërnec: Do bëja më keq se ju po të më thoshin se toka është e shtetit dhe po i falet të huajve!

Rama mbron qytetarët dhe projektin në Zvërnec: Do bëja më keq se ju po të më thoshin se toka është e shtetit dhe po i falet të huajve!

1 Qershor, 2026
Sejko: Zhvillimi i Inteligjencës Artificiale, sfidë e re për sistemin financiar

Guvernatori Sejko thotë se emigracioni masiv dhe plakja e popullsisë janë sfida serioze për ekonominë

27 Janar, 2026
Plumbi që del nga goja!

Plumbi që del nga goja!

23 Tetor, 2025
Ndryshojnë procedurat për lejet e ndërtimit: Rregulla të reja, zgjaten afatet për objektet e papërfunduara

Ndryshojnë procedurat për lejet e ndërtimit: Rregulla të reja, zgjaten afatet për objektet e papërfunduara

2 Qershor, 2026

Të Fundit

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

Krahas adresës fizike, bizneset do të lokalizohen edhe me GPS: Çfarë parashikon vendimi i fundit i qeverisë

23 Tetor, 2026
Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

23 Tetor, 2026
Çaji mund të ulë rrezikun e goditjes në tru, por ja pse nuk duhet të pihet shumë i nxehtë

Çaji mund të ulë rrezikun e goditjes në tru, por ja pse nuk duhet të pihet shumë i nxehtë

23 Tetor, 2026
Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë

Mbi 900 mijë vizitorë në strukturat akomoduese gjatë gushtit

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr