• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 8 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

“Turku 3 700 unë 1200 për të njëjtën punë”/ Shteti në gjumë, TETE Albania shtyp minatorët, i detyron të mohojnë grevën dhe të heqin dorë nga çdo e drejtë

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Nëntor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
“Turku 3 700 unë 1200 për të njëjtën punë”/ Shteti në gjumë, TETE Albania shtyp minatorët, i detyron të mohojnë grevën dhe të heqin dorë nga çdo e drejtë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Më datë 8 tetor 2025, minatorët e Spaçit nisën protestën dhe më pas grevën, jashtë ambienteve të kompanisë turke ‘Tete Albania Tunnel and Mining’, për të kërkuar të drejtat e tyre të mohuara, ku përfshihej kontrata kolektive dhe rritja e pagave. Ndërkohë në muajin gusht ata ishin anëtarësuar pranë Konfederatës së Sindikalistëve Shqiptarë, duke formuar kështu Sindikatën e Minatorëve.

Mirëpo kompania turke jo vetëm që nuk e njeh sindikatën e krijuar, por nuk pranon as kërkesat e minatorëve. Si ndërmjetës në këtë proces janë futur edhe përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Inspektorati i Punës, por deri më tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje.

Më datë 7 nëntor ‘Piranjat’ ishin në minierën e Spaçit ku kërkuan një takim me përfaqësues të kompanisë lidhur me problematikën e krijuar, por nuk u bë e mundur.

Takimin me përfaqësues turk ‘Piranjat’ e kërkuan edhe në zyrat qendrore të kompanisë, por sërish nuk u bë e mundur. Ndaj grupi i xhirimit udhëtoi sërish në Spaç. Minatorët vijojnë grevën, në temperatura vërtet të ulëta, në pritje të shtrirjes së dorës së dialogut nga kompania dhe shteti shqiptar.

‘Asnjë strukturë nuk ka ardhur këtu’, thotë Albert Bushpreni, ish-përgjegjës turni për pjesën e nëntokës.

‘Çfarë presim ne prej kompanisë turke, në një kohë kur nuk kemi përfaqësi nga shteti?’, shprehet Lekë Gjergji, zjarrmëtar.

‘Ne po bëjmë 46 ditë që jemi në grevë dhe nuk kemi folur me asnjë përfaqësues të kompanisë që nga data 8 që kemi dal këtu’, shton Kastriot Prenga, me profesion fadromist.

Ai thotë se nga 60 grevistë, sot kanë mbetur rreth 55, pasi pjesa tjetër është larguar duke rinisur punën, për shkak të pamundësisë ekonomike. Mirëpo dokumentet që ata kanë firmosur, janë tërësisht në kundërshtim me Kodin e Punës, dhe jashtëçdo norme morali të një punonjësi profesionist.

Bëhet fjalë për dy fletë, të formësuara në vetën e parë, por të përpiluara nga juristët e firmës ‘Tete Albania’.

Njëra është kërkesë, me anë të së cilës, nëse e firmosin, punonjësit e rikthyer janë të detyruar të pranojnë se nuk janë paraqitur në punë për shkak të grevës, dhe se ata vetë kanë patur dëshirë të paraqiten, sepse janë shumë të kënaqur me kushtet e punës atje, por e kanë patur të pamundur për shkak të trysnisë dhe paragjykimit nga kolegët e tjerë.

Madje ata vetë duhet të pranojnë se greva ishte e paligjshme. Për sa i takon ligjshmërisë së grevës, e kemi bërë të qartë me dokumente. Lidhur me trysninë, nëse do të ndiheshin të tillë minatorët do vijonin ende protestën jashtë dëshirës së tyre. Ndërsa për kushtet e mira të punës brenda firmës ‘Tete Albania’ dhe vlerësimin që u bën kjo e fundit, flasin vetë minatorët.

‘Vjen drejtori, tash 2 muaj, mos të ndalet 5 minuta me punëtorin. Thua se ne jemi skllevërit e atij. Nuk na trajtojnë mirë. Ai punëtori turk trajtohet 3-fish me punëtorin shqiptar. Ne jemi në të njëjtin vend, e njëjta punë, ai merr shumë shpërblime. Ka shumë disnivele me turkun’, thotë Tonin Përkeqi, me profesion sondist. 

Ata thonë se diferencat e pagave të tyre me ato të punonjësve turq, për të njëjtat pozicione pune janë shumë të mëdha.

‘Një xhumbist shqiptar, për 26 ditë pune, 1.670.000, kurse një xhumbist turk, 3.150.000, pra i bie 2-fish’, deklaron zjarrmëtari Lekë Gjergji.
‘Një fadromist turk merr 3.750.000, ndërsa unë rreth 1.2 milionë lekë’, shton fadromisti Gjovalin Nikolli.

Minatorët deklarojnë se edhe në raste aksidentesh në punë, nuk kanë gjetur mbështetjen e kompanisë.

‘Unë para 4 muajsh pësova aksident në minierë. Nuk më mbajti spitali i Rrëshenit dhe më nisën për Tiranë. Edhe doktori i kompanisë më la aty dhe iku. U interesova pas pak kohësh për raportet, shkova te sigurimet, pyes aty për emrin dhe më thanë nuk figuroj. Po pse nuk figuroj? Më tha ‘Nuk është regjistruar si aksident në punë’. I marr ata të kompanisë në telefon, më thanë ‘Do ta bisedojmë këtë punë gradualisht, por mos fol për këtë gjë’’, deklaron Gjon Simoni. 

Krahas asaj që firma e quan kërkesë, ka përpiluar edhe një dokument tjetër, ‘Deklaratë Personale’, me anë të së cilës i detyron minatorët të lidhin një kontratë të re pune dhe duke hedhur firmën e zezë mbi fletën e bardhë, ata duhet të pranojnë se heqin dorë në mënyrë të pakushtëzuar, në të tashmen dhe në të ardhmen, për të ndjekur procedura administrative apo ligjore lidhur me ndërprerjen e punës nga ana e kompanisë.

Mirëpo nuk mbaron me kaq, sepse kompania ka menduar edhe për ditët e grevës. Pas firmosjes së këtij dokumenti, me pikën 4 punonjësi është i detyruar të pranojë se nuk do të ngrejë asnjë padi dhe nuk do të pretendojë asnjë dëmshpërblim që lidhet me mungesën e tij në punë përpara këtij ripunësimi.

‘Na takon për të filluar fillestar. Duhet të mbledhim letër në Prokurori, letër te Spitali, të gjitha, të fillojmë edhe njëherë nga e para. të takon të shkosh te siguria, të marrin në testim ata. Duke e patur kontratën, këta thonë ‘Jo, kjo e para të iki’. Si ta firmos atë letër unë?’, thotë Erjon Tusha, me profesion fadromist.

Minatorët shprehen të gatshëm për të vijuar grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa ‘Piranjat’ kërkuan sërish takim me përfaqësues të kompanisë, por ata u shmangën me pretekstin se përkthyesit nuk ndodheshin në zyrë dhe se administratori me origjinë turke nuk mund të komunikojë anglisht. /Piranjat

Artikulli para

Airbus urdhëron ndërhyrje urgjente për mijëra avionë A320: Preket edhe Shqipëria, Wizz Air njofton probleme me fluturimet

Artikulli pas

Pse kompanitë e Kosovës po zbarkojnë në Shqipëri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama shet edhe publikisht Ergys Agasin me Ermal Beqirin: AKSHI, një eksperiencë e keqe, disa kompani molën buxhetin e shtetit
Aktualitet

Rama shet edhe publikisht Ergys Agasin me Ermal Beqirin: AKSHI, një eksperiencë e keqe, disa kompani molën buxhetin e shtetit

8 Shtator, 2026
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?
Ekonomi

“Nga nesër nis verifikimi derë më derë…!” Kadastra bën njoftimin e rendësishëm për PRONAT

8 Shtator, 2026
Cilat lagje po tërheqin më shumë qiramarrës në Durrës?
Ekonomi

Cilat lagje po tërheqin më shumë qiramarrës në Durrës?

8 Shtator, 2026
Ekonomi

AKU nis kontrollet te fast-food-et dhe byrektoret pranë shkollave në prag të vitit të ri shkollor

8 Shtator, 2026
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi
Ekonomi

ÇMIMET/ Ushqimet dhe transporti “shpojnë” xhepat e shqiptarëve

8 Shtator, 2026
Bie ndjeshëm numri i fëmijëve në shkolla, INSTAT nxjerr shifrat për 2025-2026
Aktualitet

Ndihmon por nuk zëvendëson mësuesin! Ministria e Arsimit publikon udhëzimet për përdorimin e AI-së në shkolla

8 Shtator, 2026
Artikulli pas
Pse kompanitë e Kosovës po zbarkojnë në Shqipëri

Pse kompanitë e Kosovës po zbarkojnë në Shqipëri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kompanitë private të sigurisë po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit
Aktualitet

Kompanitë private të sigurisë po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit

Nga SkyWeb
8 Shtator, 2026
0

Vija bregdetare mes Radhimës dhe Orikumit në Vlorë përfaqëson një nga zonat më tërheqëse turistike të jugut të Shqipërisë, ku...

Lexo të plotë
Tre mënyra të lehta që iu ndihmojnë të kapërceni trishtimin e dimrit

Tre mënyra të lehta që iu ndihmojnë të kapërceni trishtimin e dimrit

23 Shkurt, 2026
Rama thotë se të ardhurat shtesë të buxhetit po u kthehen qytetarëve përmes masave sociale

Rama thotë se të ardhurat shtesë të buxhetit po u kthehen qytetarëve përmes masave sociale

6 Korrik, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

Konferenca e 8-të Shqipëri-BE, Presidenti Begaj: Shqipëria hodhi një tjetër hap historik drejt Bashkimit Evropian

26 Maj, 2026
Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane

Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane

5 Mars, 2026

Të Fundit

Rama shet edhe publikisht Ergys Agasin me Ermal Beqirin: AKSHI, një eksperiencë e keqe, disa kompani molën buxhetin e shtetit

Rama shet edhe publikisht Ergys Agasin me Ermal Beqirin: AKSHI, një eksperiencë e keqe, disa kompani molën buxhetin e shtetit

8 Shtator, 2026
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?

“Nga nesër nis verifikimi derë më derë…!” Kadastra bën njoftimin e rendësishëm për PRONAT

8 Shtator, 2026
Cilat lagje po tërheqin më shumë qiramarrës në Durrës?

Cilat lagje po tërheqin më shumë qiramarrës në Durrës?

8 Shtator, 2026
Në spanjë do të gjobiten prindërit nëse fëmijët e tyre të mitur pinë duhan

OBSH: Pirja e duhanit ul shanset për të pasur një fëmijë

8 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr