• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 30 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Pse kompanitë e Kosovës po zbarkojnë në Shqipëri

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Nëntor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Pse kompanitë e Kosovës po zbarkojnë në Shqipëri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tregu i pakicës është një segment që po tërheq sipërmarrje të mëdha nga Kosova. Këto të fundit kanë më shumë përvojë dhe kanë ecur më shpejt se Shqipëria në tregtinë me pakicë të organizuar dhe po nxitojnë të shfrytëzojnë hapësirat e lira në tregun që flet të njëjtën gjuhë.

Kthimi i Shqipërisë në destinacion turistik, që ka rritur konsumin nga të huajt, është joshja tjetër për bizneset e tregtisë me pakicë dhe shërbimeve të Kosovës.

Në fund të muajit mars 2025, kompania nga Kosova, “Viva Fresh Store”, njoftoi se ka arritur një marrëveshje për blerjen e “SPAR Albania” nga Grupi shqiptar BALFIN.

Vlera finale e transaksionit ishte 36.4 milionë euro, sipas transaksionit të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Pas njoftimit të blerjes, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe fondi “Enterprise Expansion Fund II” (ENEF II), në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Europian (WBIF), njoftuan se do të japin një hua deri në 25 milionë euro për të mbuluar pjesërisht koston e blerjes së “SPAR Albania” – me BERZH që kontribuon me 22 milionë euro dhe ENEF II me 3 milionë euro.

Kjo është huaja më e madhe që BERZH ka dhënë ndonjëherë për një kompani vendase në Kosovë. Pas blerjes, “Viva Fresh” planifikon të zgjerojë aktivitetin në Shqipëri me hapjen e dyqaneve të reja dhe rinovimit të pikave ekzistuese të “SPAR”.

Kompania me kapital nga Kosova, “Albi Holding” bleu në shtator 2025 “Fashion Group Albania”, që ishte pjesë e Grupit BALFIN, për 7.6 milionë euro, sipas kontratës së depozituar në QKB.

Kompania blerëse zotëron rrjetin e dyqaneve me produkte të modës që operon në Kosovë dhe rajon, duke përfaqësuar markat ndërkombëtare si: “Celio”, “Chaussea”, “Okaidi”, “Mango”, “Springfield”, “Ozdilek”, “Geox”, “Gant”, “Timberland”, “Hugo Boss”, “Sportina Armani Exchange”, “Tom Tailor”, “XYZ”, “UGG”, “Plein Sport”, “Orsay”, “Dan John”, “Parfois”, “Boggi”.

Në tetor 2025, KAN, me seli në Kosovë, që menaxhon 35 restorante me shërbim të shpejtë dhe 1000 punonjës në rajon (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Mal i Zi), njoftoi zyrtarisht marrjen e pronësisë së rrjetit KFC në Shqipëri, nga “Global Fast Food Albania”, që kishte deri tani të drejtën e markës globale të fast food-eve, KFC për Shqipërinë.

Kompania tha se planifikon hapjen e 20 pikave të reja të KFC, në të gjithë Shqipërinë.

KAN është një kompani e regjistruar në Kosovë, me pronar të vetëm biznesmenin Fatmir Zymberi. Grupi i tij ishte ndërkohë i pranishëm në Shqipëri, nëpërmjet kompanisë “Scandinavian Living”, që zotëron të drejtën e përdorimit të markës daneze “Jysk” për Shqipërinë dhe vende të tjera të rajonit.

“Global Fast Food Albania” zotërohej nga shoqëria e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, “TP Investment Limited”, ndërsa kishte pronarë kontrollues biznesmenë nga Gjeorgjia.

“Global Fast Food Albania” e mbylli vitin 2024 me një xhiro totale në vlerën e 1.44 miliardë lekëve, në rritje me 18% krahasuar me një vit më parë. Fitimi neto arriti vlerën e afërsisht 141 milionë lekëve, gjithashtu në rritje, me 23% më shumë krahasuar me vitin 2023.

Në fund të 2024-s, kompania zotëronte 13 restorante aktive në Shqipëri, nga të cilat 11 me markën KFC dhe dy të tjera me markën “Pizza Hut”.

Pse kompanitë e Kosovës po zhvendosen në Shqipëri

Ramiz Kelmendi, afarist i njohur në Kosovë, pronar i kompanive ELKOS dhe ETC, thotë për “Monitor” se interesimi për investime të bizneseve të Kosovës në Shqipëri ka qenë gjithmonë i madh. Sipas tij, kjo është një gjë pozitive, pasi çdo biznes, qoftë i madh apo i vogël, ka si qëllim zgjerimin.

“Ne si ELKOS/ETC vazhdojmë të investojmë në Shqipëri. Aktualisht, në Tiranë po ndërtojmë një objekt të madh afarist.

Qëllimi ynë dhe i bizneseve të tjera nga Kosova është të zgjerohen sa më shumë dhe ky zgjerim po ndodh në vendin tonë fqinj, Shqipërinë. Pra, qëllimi ynë dhe i bizneseve të ngjashëm me mua, është që të zgjerohemi sa më shumë, shto këtu faktin që po shkojmë jo larg, por në vendin tonë, siç është Shqipëria”, shprehet z. Kelmendi.

Ai shton se zgjerimi i bizneseve të Kosovës duhet të vazhdojë dhe se potencial ka edhe në vende të tjera si Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe më larg.

“Zgjerim të bizneseve të Kosovës duhet të ketë, besoj që edhe ka më pas edhe në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe më larg. Por, një gjë duhet të ceket se disa biznese janë duke e lënë Kosovën krejt dhe duke shkuar në Shqipëri. Pra, jo duke u zgjeruar, por duke u zhvendosur”.

Megjithatë, ai thotë se Kosova aktualisht po kalon një periudhë të pasigurt ekonomikisht dhe politikisht.

“Tani për tani, ne nuk kemi institucione funksionale, kalojmë nga zgjedhjet në zgjedhje, nuk ka stabilitet dhe siguri.

Qeveria dhe institucionet duhet të punojnë për të mirën e bizneseve dhe të krijojnë kushte të favorshme, por aktualisht duket sikur po punojnë kundër tyre, duke i detyruar bizneset të përshtaten me rregulla jo të favorshme”, përfundon z. Kelmendi.

Kushtrim Ahmeti, drejtor në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, thotë për “Monitor” se Shqipëria prej kohësh është tërheqëse për shumë kompani nga Kosova.

“Shqipëria, prej një kohe të gjatë, është bërë pikë interesi për shumë kompani nga Kosova. Një nga faktorët kryesorë që ndikon në këtë lëvizje ka të bëjë me nevojën e biznesit tonë që të shtrijë më shumë aktivitetin e tij, pasi vendi ynë fatkeqësisht nuk po ofron shumë mundësi.

Këtu nuk duhet lënë anash edhe rritja e turistëve, të cilët po shtojnë dhe blerjet. Shqipëria, prej një kohe të gjatë, po ofron incentiva të ndryshme për bizneset e Kosovës, qoftë në formë zyrtare apo atë jozyrtare.

Përpos kompanive në shërbim, apo edhe hipermarketet e njohura të Kosovës, drejt Shqipërisë po shkojnë edhe kompani prodhimi, për shkak të shumë problemeve me të cilat po përballen në Kosovë”.

Ai thekson se vështirësitë e të bërit biznes në Kosovë kanë marrë përmasa më të mëdha vitet e fundit, kryesisht për shkak të vendimeve të institucioneve të nxjerra pa komunikim dhe bashkëpunim me komunitetin e biznesit.

“Vështirësitë e të bërit biznes viteve të fundit janë rritur shumë. P.sh., ne si Dhomë e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka rreth dy vjet që po merremi me zhbllokimin e shumë kompanive, bllokadë të cilave ua ka shkaktuar Ligji për Pronën Publike.

Biznesi vazhdon t’i ndiejë edhe sot pasojat e kësaj bllokade”. Ai shton se rritja e çmimit të energjisë me 16.1% për konsumatorët e rregulluar dhe më pas liberalizimi i gabuar i tregut të energjisë e ka përkeqësuar situatën.

“Pastaj kemi rritjen e çmimit të energjisë me 16.1% për konsumatorët e rregulluar dhe më pas menjëherë edhe liberalizimin e gabuar të tregut të energjisë.

Që në fillim, ne kemi paralajmëruar pasojat nga këto veprime, por nga institucionet nuk kemi pasur asnjë gatishmëri për tejkalimin e kësaj situate.

Pra tash kemi rritje të çmimeve të produkteve, rritje të kostos së prodhimit, fatura disafish më të shtrenjta të energjisë, rënie të fuqisë prodhuese, pasiguri të madhe për të ardhmen, pezullim dhe anulim të tërësishëm të planeve për investim etj.”.

Rriten investimet dhe numri i kompanive

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se interesi i sipërmarrjeve nga Kosova për të investuar në Shqipëri ka qenë shumë i lartë që pas pandemisë, teksa deri në 2019-n, fluksi ishte pothuajse inekzistent. Në vitin 2024, investimet nga Kosova arritën rekordin e 96 milionë eurove, nga 13 milionë euro që ishin në 2019-n.

Në raport me totalin e investimeve, pesha ka arritur në 6%. Tendenca rritëse vijoi dhe në pjesën e parë të 2025-s, me 63 milionë euro, një zgjerim prej 50%.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në fund të vitit 2024, në Shqipëri vepronin 582 ndërmarrje aktive me kapital nga Kosova, duke përfshirë edhe ato me kapital të përbashkët.

Numri i ndërmarrjeve me kapital nga Kosova është rritur me 12% krahasuar me një vit më parë. Në harkun e dekadës së fundit, numri i këtyre bizneseve është rritur me 130%.

Interes edhe për tregun e pasurive të paluajtshme

Vëmendje ka pasur dhe për tregun e pasurive të paluajtshme. Muhamet Bytyqi, i cili është edhe njohës i pasurive të patundshme, pronar i “Mars Real Estate”, thotë se në Kosovë, tregu i ndërtimit është ngopur, veçanërisht në qytete si Prishtina dhe Ferizaj.

“Në Shqipëri, ndërkohë, ka kërkesë të lartë për banesa dhe prona, veçanërisht nga të huajt dhe diaspora shqiptare.

Kjo e bën tregun shqiptar më dinamik dhe më të hapur për investime, sidomos për kompani ndërtimore që kanë përvojë dhe kapital nga Kosova”, pohon ai.

Z. Bytyqi shton se kompani ndërtimi nga Kosova kanë blerë pjesë në kompani shqiptare për të pasur lehtësi ligjore, për të marrë leje ndërtimi më shpejt dhe për të ndërtuar me partnerë lokalë.

Ka edhe biznese të fushave të tjera, tregti, energji, transport që po bëjnë të njëjtën gjë. Edhe gjendja aktuale politike në Kosovë – mungesa e një qeverie të plotë, pasiguria për vendime strategjike dhe rritja e çmimeve të energjisë – ka krijuar ambient të pasigurt për bizneset.

“Pasiguria politike bën që vendimet për investime të vonohen ose të jenë më të kujdesshme. Bizneset nuk duan të mbajnë kapital të madh në një treg me rregulla dhe stabilitet të paqartë”. /monitor

Artikulli para

“Turku 3 700 unë 1200 për të njëjtën punë”/ Shteti në gjumë, TETE Albania shtyp minatorët, i detyron të mohojnë grevën dhe të heqin dorë nga çdo e drejtë

Artikulli pas

Shqiptarët nxjerrin paratë nga dyshekët dhe po i fusin në banka, rritje e ndjeshme e depozitave në tetor

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI
Aktualitet

Shqipëria bën ligj për Inteligjencën Artificiale, masa të rrepta për identifikimin automatik dhe kontrollin e punonjësve nga punëdhënësit

29 Maj, 2026
FOTO/ Rama sulmoi SPAK-un dhe mbrojti Mirlindën e AKSHI-t para motrës së Ergys Agasit, drejtorëshës së tenderave në institucionin ku vëllai është “zot”
Aktualitet

Rama quan AKSHI-n histori suksesi, ndërsa SPAK-u ka hapur një ndër pusetat më të pista të korrupsionit në VEND

29 Maj, 2026
LETRA/ MIE gati të ndërhyjë në mbrojtje të interesave të shtetit nëse vijon sherrin Behgjet Pacolli-Valon Ademi në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

LETRA/ MIE gati të ndërhyjë në mbrojtje të interesave të shtetit nëse vijon sherrin Behgjet Pacolli-Valon Ademi në Aeroportin e Vlorës

29 Maj, 2026
Çmimi i arit nuk ndalet, arrin rekordin historik
Ekonomi

Ari pranë pikës kritike, a do të vazhdojë rënia?

29 Maj, 2026
Ekspertët ngrenë alarmin për një vit të vështirë nga zjarret
Aktualitet

Deri në 30 vite burg për zjarrvëniet e qëllimshme, ministri i Brendshëm prezanton masat e reja për sezonin e verës

29 Maj, 2026
Rama për Zvërnecin: Qeveria nuk po fal asgjë, toka është private
Aktualitet

Rama për Zvërnecin: Qeveria nuk po fal asgjë, toka është private

29 Maj, 2026
Artikulli pas
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka

Shqiptarët nxjerrin paratë nga dyshekët dhe po i fusin në banka, rritje e ndjeshme e depozitave në tetor

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

Greqia vendos kufizime të forta për kostot e kredive, në Shqipëri rinis lulëzimi i kioskave zhvatëse me interesa fajdesh

Nga SkyWeb
6 Maj, 2026
0

Qeveria greke ka ndërmarrë një hap të ri për të forcuar mbrojtjen e konsumatorëve në tregun bankar, duke propozuar një...

Lexo të plotë
SKANDALI/ Banorët çojnë në gjykatë HEC-in Zall Gjoçaj, kompania Seka Hydropower i padit për prishje imazhi, shteti HESHT

SKANDALI/ Banorët çojnë në gjykatë HEC-in Zall Gjoçaj, kompania Seka Hydropower i padit për prishje imazhi, shteti HESHT

21 Tetor, 2025
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Bie Euro dhe Dollari, si nis java për valutat kryesore

15 Dhjetor, 2025
Momenti më i keq për të ngrënë diçka mes vakteve: Ekspertët paralajmërojnë për peshën dhe sheqerin në gjak

Momenti më i keq për të ngrënë diçka mes vakteve: Ekspertët paralajmërojnë për peshën dhe sheqerin në gjak

23 Maj, 2026
Pushime në Portugali? EasyJet nis fluturimet nga Tirana në Lisbonë

Pushime në Portugali? EasyJet nis fluturimet nga Tirana në Lisbonë

24 Qershor, 2025

Të Fundit

Cilat janë shijet e akulloreve më të preferuara në Evropë, çfarë duan shqiptarët

Cilat janë shijet e akulloreve më të preferuara në Evropë, çfarë duan shqiptarët

29 Maj, 2026
Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI

Shqipëria bën ligj për Inteligjencën Artificiale, masa të rrepta për identifikimin automatik dhe kontrollin e punonjësve nga punëdhënësit

29 Maj, 2026
IKMT gjobit kompaninë “Gjikuria” me 11 000 euro për hedhje dherash në mënyrë të paligjshme në Dhërmi

IKMT gjobit kompaninë “Gjikuria” me 11 000 euro për hedhje dherash në mënyrë të paligjshme në Dhërmi

29 Maj, 2026
Zëri i klonuar me inteligjencë artificiale, metodat e reja të mashtrimit me telefonata

Zëri i klonuar me inteligjencë artificiale, metodat e reja të mashtrimit me telefonata

29 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr