• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 15 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

OECD: Investimet e huaja po orientohen në pasuri të paluajtshme, nuk mbështesin rritjen afatgjatë

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Korrik, 2025
në Ekonomi
A A
OECD: Investimet e huaja po orientohen në pasuri të paluajtshme, nuk mbështesin rritjen afatgjatë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri por edhe në Kosovë po orientohen më së shumti në pasuritë e paluajtshme dhe jo në eksporte dhe vlerë të shtuar të lartë që garanton një rritje ekonomike afatgjatë.

Këtë nënvizon raporti i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) që ndalet tek ecuria e Ballkanit Perëndimor sa u takon masave në një sërë fushash.

“Megjithëse ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë tërhequr nivele më të larta të hyrjeve të IHD-ve, këto investime nuk janë gjithmonë të fokusuara në sektorë të orientuar drejt eksportit dhe me vlerë të shtuar të lartë, të cilët do të mbështesnin rritjen ekonomike afatgjatë. Për shembull, prodhimi përbën më pak se 10% të hyrjeve të IHD-ve në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi, pasi shumica e investimeve drejtohen drejt sektorit të pasurive të paluajtshme. Në Kosovë, 63% e hyrjeve të IHD-ve në vitin 2023 shkuan në pasuri të paluajtshme (CEFTA, 2024)” thuhet në raport.

I njëjti dokument analizon se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë ndër më të hapurat në botë ndaj IHD-ve (Investimeve të Huaja Direkte), sipas Indeksit të Kufizimeve Rregullatore të IHD të OECD, i cili mbulon masat ligjore që diskriminojnë investitorët e huaj. Në vitin 2020, rezultati i rajonit ishte pak më pak se gjysma e mesatares së OECD, duke treguar një regjim investimesh më pak kufizues (OECD, 2024).

“Veçanërisht, të gjithë investitorët e huaj trajtohen si subjekte ligjore vendase sapo të regjistrohen dhe të vendosin selinë e tyre në tregun vendas. Në të gjitha ekonomitë, përveç Kosovës, ekzistojnë kufizime të IHD vetëm në disa sektorë të konsideruar me rëndësi strategjike, si mbrojtja, energjia dhe media. Pavarësisht këtyre kufizimeve minimale, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor ende nuk kanë zbatuar një kuadër për mekanizma gjithëpërfshirës të shqyrtimit të IHD-ve.

Për më tepër, ndonëse hapja relative ndaj IHD-ve mund të jetë e dobishme për të tërhequr investime, ajo gjithashtu mund ta ekspozojë rajonin ndaj ndikimeve potencialisht të dëmshme nga lloje dhe burime të caktuara investimesh. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë vendosur korniza të forta ligjore për investime, të cilat lehtësojnë hyrjen e investitorëve dhe mbrojnë asetet e tyre. Rrjeti i gjerë i marrëveshjeve për investime i këtyre ekonomive gjithashtu ofron garanci shtesë për investitorët e huaj” thuhet në raport.

Ai nënvizon se vende të ndryshme kanë aplikuar shkallë favorizuese taksimi ashtu sikurse kanë lehtësuar procedurat për tokën në përdorim apo procedurat e lehtësuara të licencimit”.

Të dhëna të tjera të bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se në vitin 2024, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme ishin 379 milionë euro, gati një e treta e totalit të investimeve.

Edhe në tre muajt e parë të 2025-s, fluksi i investimeve të huaja direkte sipas aktivitetit të pasurive të paluajtshme arritën në 104 milionë euro, me një rritje prej 24% në krahasim me të njëjtën periudhë më parë. Në tremujorin e parë të vitit, aktivitetet e pasurive të paluajtshme dominuan fluksin e investimeve të huaja direkte me 29% të totalit. /monitor 

Artikulli para

Pikat e voçkla që po fundosin Ksamilin: Krim i organizuar, pastrim prash dhe zhvatje pronash

Artikulli pas

GRAFIKËT/ Sigurimi i makinave, rriten të ARDHURAT nga primet, por jo DËMSHPËRBLIMET për aksidentet, AMF hesht

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve
Ekonomi

“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

15 Tetor, 2026
Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!
Ekonomi

Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!

15 Tetor, 2026
Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës
Ekonomi

Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës

15 Tetor, 2026
23% e popullsisë jeton me 681 lekë në ditë, ja çfarë mund të përballojnë
Ekonomi

Familjet mbështeten te pensionet, afro 4 në 10 shqiptarë në rrezik varfërie ose përjashtimi social

15 Tetor, 2026
Ligji i ri ua kalon bashkive barrën e shërbimeve sociale, por qeveria nuk tregon sa do të kushtojë
Ekonomi

Thellohet pabarazia mes shqiptarëve, edhe pse të ardhurat rriten me 10.5%

15 Tetor, 2026
Interesi tavan për kreditë konsumatore do të parashikohet edhe me ligj
Ekonomi

Interesi tavan për kreditë konsumatore do të parashikohet edhe me ligj

15 Tetor, 2026
Artikulli pas
GRAFIKËT/ Sigurimi i makinave, rriten të ARDHURAT nga primet, por jo DËMSHPËRBLIMET për aksidentet, AMF hesht

GRAFIKËT/ Sigurimi i makinave, rriten të ARDHURAT nga primet, por jo DËMSHPËRBLIMET për aksidentet, AMF hesht

Të Përzgjedhura

Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton
Aktualitet

Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton

Nga SkyWeb
9 Qershor, 2026
0

Mijëra familje në Greqi pritet të përfitojnë një ndihmë të re financiare në vitin 2026, si pjesë e masave për...

Lexo të plotë
SMS-të në celularin e Evis Berberit trazojnë opozitën: “Unë jam, sot e nesër”. Për çfarë flisnin gjatë karantinës Arbër Avrami dhe Belind Këlliçi

SMS-të në celularin e Evis Berberit trazojnë opozitën: “Unë jam, sot e nesër”. Për çfarë flisnin gjatë karantinës Arbër Avrami dhe Belind Këlliçi

8 Dhjetor, 2025
Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut

Dollari amerikan nuk mban më, sot kapi treguesit më të ulët që prej 2008

22 Prill, 2025
Çmimi i naftës rritet pas përshkallëzimit të tensioneve SHBA-Iran

Çmimi i naftës rritet pas përshkallëzimit të tensioneve SHBA-Iran

1 Qershor, 2026
Inteligjenca Artificiale mund të zbulojë sinjale që i paraprijnë tërmeteve

Inteligjenca Artificiale mund të zbulojë sinjale që i paraprijnë tërmeteve

28 Maj, 2026

Të Fundit

Testi gjenetik që zbulon pothuajse çdo infeksion

Testi gjenetik që zbulon pothuajse çdo infeksion

15 Tetor, 2026
Gjermania vendos taksë për pijet me sheqer për të luftuar obezitetin dhe diabetin

Gjermania vendos taksë për pijet me sheqer për të luftuar obezitetin dhe diabetin

15 Tetor, 2026
Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit

Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit

15 Tetor, 2026
A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?

A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?

15 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr