• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 24 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Karburantet, sa kushton me çmimet e reja mbushja e një serbatori me naftë

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Mars, 2026
në Ekonomi
A A
Karburantet, sa kushton me çmimet e reja mbushja e një serbatori me naftë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Çmimi i naftës në tregun shqiptar ka shënuar rritje ditët e fundit, duke reflektuar presionin që vjen nga tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Aktualisht në pikat e karburantit në vend nafta tregtohet në nivele që variojnë nga rreth 182 lekë për litër, deri në 185 lekë, ndërsa në disa raste arrin edhe në 189 lekë për litër. Edhe pse diferenca mes pikave të ndryshme mund të duket e vogël për litër, ajo bëhet shumë më e dukshme kur përkthehet në koston e mbushjes së plotë të një serbatori makine.

“Scan Intel”, për të kuptuar më qartë ndikimin e këtyre çmimeve, ka marrë si shembull një makinë mesatare me një serbator rreth 50 litra.

Nëse nafta blihet me 182 lekë për litër, mbushja e plotë e serbatorit kushton rreth 9,100 lekë. Në pikat ku çmimi është 185 lekë për litër, e njëjta sasi karburanti kushton rreth 9,250 lekë. Ndërsa në rastet kur nafta shitet me 189 lekë për litër, kostoja për një serbator të plotë arrin në rreth 9,450 lekë.

Kjo do të thotë se diferenca mes pikës më të lirë dhe asaj më të shtrenjtë në treg mund të arrijë në rreth 350 lekë për një mbushje të vetme të serbatorit.

Ndikimi bëhet edhe më i dukshëm kur krahasohet me nivelin e pagave. Sipas të dhënave për pagën mesatare në vend, një i punësuar në Shqipëri merr rreth 83,300 lekë bruto në muaj.

Me çmimin aktual prej 182 lekë për litër, një serbator prej 50 litrash kushton rreth 9100 lekë, ose afërsisht 11% e pagës mesatare mujore.

Nëse karburanti blihet me 185 lekë për litër, kostoja për një mbushje arrin në rreth 9250 lekë, ose rreth 11.1% të pagës mesatare. Ndërsa me çmimin 189 lekë për litër, një serbator i plotë kushton rreth 9,450 lekë, që përfaqëson afro 11.3% të pagës mesatare mujore bruto, ose rreth 14% të pagës neto.

Për drejtuesit e automjeteve që përdorin makinën rregullisht, kostoja mujore për karburant bëhet edhe më e ndjeshme.

Nëse një automjet mbushet mesatarisht katër herë në muaj, shpenzimi për naftë mund të arrijë nga rreth 36,400 lekë në rastin e çmimit 182 lekë për litër, deri në rreth 37,800 lekë në rastin e çmimit 189 lekë për litër.

Kjo do të thotë se përdorimi i rregullt i një automjeti mund të marrë mbi 40% të pagës mesatare mujore, vetëm për karburantin, duke e bërë këtë një nga shpenzimet më të rëndësishme për buxhetin e shumë familjeve.

Sa kushton një serbator nafte me çmimet aktuale? Një mbushje e

/tvscan.al 

Etiketat: cmimikarburantet
Artikulli para

HEKURI/ Ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim të ri të apartamenteve, ndërsa fluksi i parave në sektor po bie

Artikulli pas

Ekonomistët paralajmërojnë pasoja të mëdha globale nga rritja e fortë e çmimit të naftës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ushqimet e gatshme fitojnë terren edhe në supermarketet shqiptare
Aktualitet

Ushqimet në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në rajon, kalojnë edhe disa vende të BE-së

24 Tetor, 2026
Volvo me humbje, shkurton 2,500 vende pune
Ekonomi

Volvo me humbje, shkurton 2,500 vende pune

24 Tetor, 2026
Pavarësisht fryrjes nga agjentët imobiliarë, sa % mund ta ulni çmimin e apartamenteve në Tiranë
Ekonomi

Të blesh shtëpinë duke paguar qira: Kredi pa kolateral, detajet e programit për strehimin

24 Tetor, 2026
Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit
Ekonomi

Krahas adresës fizike, bizneset do të lokalizohen edhe me GPS: Çfarë parashikon vendimi i fundit i qeverisë

23 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Kush jep apartamentin me qira duhet të njoftojë administratorin e pallatit dhe të tregojë emrat

23 Tetor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet
Ekonomi

Qeveria ndalon importin e një kategorie të madhe automjetesh të përdorura

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
Lufta në Gjirin Persik rrit frikën e një tjetër krize energjetike

Ekonomistët paralajmërojnë pasoja të mëdha globale nga rritja e fortë e çmimit të naftës

Të Përzgjedhura

Protestat e dhunshme, bashkia nis heqjen e gurëve nga bulevardi
Aktualitet

Protestat e dhunshme, bashkia nis heqjen e gurëve nga bulevardi

Nga Editor
18 Tetor, 2026
0

Punonjësit e bashkisë së Tiranës kanë nisur heqjen e gurëve nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit". Prej ditësh bulevardi para Kryeministrisë...

Lexo të plotë
Viti i ri vjen i acartë, ditët e para të janarit me ngrica dhe borë të dendur

Viti i ri vjen i acartë, ditët e para të janarit me ngrica dhe borë të dendur

31 Dhjetor, 2025
DEL RAPORTI/ Pse dhe si ndodhi black out-i i energjisë elektrike që futi në errësirë Shqipërinë dhe rajonin

Rekord 99.9%! Vangjel Tavo në Himarë i jep prodhuesit të patateve tenderin me flamur të KUQ për çeljen e sezonit turistik

28 Prill, 2025
Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

24 Shtator, 2026
Po i hamë vaktet në orarin e gabuar, kur është koha më e mirë për darkë

Po i hamë vaktet në orarin e gabuar, kur është koha më e mirë për darkë

10 Gusht, 2026

Të Fundit

Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!

Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!

24 Tetor, 2026
Doktor, bëja “bam” një herë në pleqëri!

Doktor, bëja “bam” një herë në pleqëri!

24 Tetor, 2026
Ushqimet e gatshme fitojnë terren edhe në supermarketet shqiptare

Ushqimet në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në rajon, kalojnë edhe disa vende të BE-së

24 Tetor, 2026
Studentët e refuzojnë,  Rama shtron “odën” për dialog para Kryeministrisë

Studentët e refuzojnë, Rama shtron “odën” për dialog para Kryeministrisë

24 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr