• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 8 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Airbus urdhëron ndërhyrje urgjente për mijëra avionë A320: Preket edhe Shqipëria, Wizz Air njofton probleme me fluturimet

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Nëntor, 2025
në Aviacion, Kryesore
A A
0
Airbus urdhëron ndërhyrje urgjente për mijëra avionë A320: Preket edhe Shqipëria, Wizz Air njofton probleme me fluturimet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kompania europiane Airbus ka njoftuar një ndërhyrje të menjëhershme në software-in e një numri të madh avionësh të familjes A320, një nga modelet më të përdorura në botë, raporton Reuters. 

Sipas burimeve të industrisë, pjesa e prekur përfshin mijëra avionë, duke shkaktuar potencialisht një nga ndërhyrjet më të mëdha teknike në historinë 55-vjeçare të Airbus.

Kjo ndërhyrje duhet të kryhet para fluturimit të radhës, çka nënkupton anulime dhe vonesa të menjëhershme në një periudhë të ngarkuar udhëtimesh në mbarë botën.

Pse po ndodh ndërhyrja?

Airbus bëri të ditur se një incident i fundit me një avion të familjes A320 zbuloi se rrezatimi intensiv diellor mund të ndikojë në të dhëna kritike të sistemit të kontrollit të fluturimit. Problemi lidhet me kompjuterin e kontrollit ELAC, i cili komandon pozicionimin e pjesëve që kontrollojnë këndin e avionit.

Incidenti lidhej me një fluturim të JetBlue nga Cancún drejt Newark, që pësoi ulje të menjëhershme të pa komanduar dhe devijoi në Tampa pas dëmtimeve të pasagjerëve.

Agjencia Europiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) pritet të lëshojë një direktivë emergjente për detyrimin e zgjidhjes software.

Sa zgjat ndërhyrja?

Për rreth 2/3 e avionëve, linjat ajrore do të rikthehen në një version të mëparshëm software, një proces që zgjat rreth dy orë.
Megjithatë, qindra avionë mund të kërkojnë edhe ndryshim hardware, që mund të çojë në vonesa shumë më të gjata.

Në total, janë mbi 11,300 avionë A320 në përdorim globalisht.

Si preket Shqipëria?

Nga ndërhyrja mund të preken edhe fluturimet nga dhe drejt Shqipërisë, pasi avionët A320 përdoren gjerësisht nga linja që operojnë këtu, përfshirë:

  • Wizz Air

  • easyJet

  • Austrian Airlines

  • Aegean Airlines

  • Lufthansa

  • Eurowings

  • Pegasus
  • Air Albania
  • Vueling
  • British Airways

Wizz Air ka njoftuar se ka identifikuar avionë ku do të ndërhyjnë teknikët dhe se do të ketë probleme me fluturimet në orët dhe ditët në vijim.

Cilat linja të mëdha preken?

  • American Airlines ka 340 avionë A320 që kërkojnë ndërhyrje.

  • Wizz Air ka njoftuar se avionët e saj të prekur do të futen në proces.

  • United Airlines deklaroi se nuk preket.

Kjo është një nga ndërhyrjet më të mëdha teknike të Airbus, që vjen vetëm pak javë pasi A320 u bë modeli më i prodhuar në histori, duke kaluar Boeing 737.

Pritet që situata të shkaktojë vonesa globale, sidomos në Europë dhe SHBA, ndërsa kompanitë nxitohen të kryejnë përditësimet para fluturimit të radhës.

Në orët dhe ditët në vijim, pasagjerët shqiptarë pritet të përballen me ndërprerje në orare, ndaj këshillohet verifikim i vazhdueshëm i statusit të fluturimeve. /skyweb.al 

Etiketat: airbus a220elacsolar radiation
Artikulli para

Presidenti Begaj uron shqiptarët në 113 vjetorin e Pavarësisë: Kemi bërë japa para, të çojmë në vend amanetin e të parëve tanë, bashkë drejt integrimit europian

Artikulli pas

“Turku 3 700 unë 1200 për të njëjtën punë”/ Shteti në gjumë, TETE Albania shtyp minatorët, i detyron të mohojnë grevën dhe të heqin dorë nga çdo e drejtë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

8 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Nuk zgjat as 24 orë gëzimi i shqiptarëve, Bordi shtrenjton sërish karburantet

8 Tetor, 2026
Shqipëria miraton standardet europiane për trenat e rinj
Ekonomi

Shqipëria miraton standardet europiane për trenat e rinj

8 Tetor, 2026
Sot “luftë” në Kuvend për territorialen, a do ta ruajnë Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj votën kundër?
Aktualitet

Sot “luftë” në Kuvend për territorialen, a do ta ruajnë Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj votën kundër?

8 Tetor, 2026
BSH mban normën bazë të pandryshuar, Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme burim ekstrem rreziku
Ekonomi

BSH pret rritje të mëtejshme të çmimeve, por nuk prek normën bazë të interesit

7 Tetor, 2026
Tetë muaj nën mbrojtjen e krimit dhe policisë, si i erdhi fundi Ergys Agasit në një pasdite gushti
Aktualitet

Droni te koka, si u kap Ergys Agasi me shofer Uljan Shpatarakun: “Më tha që quhej Berti!” Operacioni si në filma i SPAK-ut mes Elbasanit dhe Durrësit

7 Tetor, 2026
Artikulli pas
“Turku 3 700 unë 1200 për të njëjtën punë”/ Shteti në gjumë, TETE Albania shtyp minatorët, i detyron të mohojnë grevën dhe të heqin dorë nga çdo e drejtë

“Turku 3 700 unë 1200 për të njëjtën punë”/ Shteti në gjumë, TETE Albania shtyp minatorët, i detyron të mohojnë grevën dhe të heqin dorë nga çdo e drejtë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

A do t’i zëvendësojë inteligjenca artificiale njerëzit në shërbimin ndaj klientit?
Aktualitet

A do t’i zëvendësojë inteligjenca artificiale njerëzit në shërbimin ndaj klientit?

Nga Editor
3 Nëntor, 2025
0

Kur pyet ChatGPT apo ndonjë tjetër inteligjencë artificiale nëse AI do t’i zëvendësojë njerëzit në industrinë e shërbimit ndaj klientit,...

Lexo të plotë
Industria e turizmit në Shqipëri po lulëzon, por me ç’kosto?

Industria e turizmit në Shqipëri po lulëzon, por me ç’kosto?

13 Qershor, 2025
Rama: Pezullimi i Ballukut ka bllokuar fluturimet Shqipëri-Kanada

Rama: Pezullimi i Ballukut ka bllokuar fluturimet Shqipëri-Kanada

3 Dhjetor, 2025
Merruni me dhëmbët tuaj ose do të vdisni më shpejt

Merruni me dhëmbët tuaj ose do të vdisni më shpejt

24 Mars, 2026
Ura mbi Bunë mbetet peng e burokracive

Ura mbi Bunë mbetet peng e burokracive

17 Qershor, 2025

Të Fundit

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

8 Tetor, 2026
Shitjet globale të Mercedes-Benz bien me 6%, ndërsa makinat elektrike arrijnë rekord

Shitjet globale të Mercedes-Benz bien me 6%, ndërsa makinat elektrike arrijnë rekord

8 Tetor, 2026
ChatGPT për adoleshentët: OpenAI flet për përdorim të kufizuar, por studimi ngre alarmin për sigurinë

ChatGPT për adoleshentët: OpenAI flet për përdorim të kufizuar, por studimi ngre alarmin për sigurinë

8 Tetor, 2026
Diabeti i tipit 1 nuk duhet të kufizojë ëndrrat sportive të fëmijëve

Diabeti i tipit 1 nuk duhet të kufizojë ëndrrat sportive të fëmijëve

8 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr