• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 19 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

GRAFIKU/ Më pak burra, shërbimet rrisin numrin e grave dhe vajzave të huaja që punësohen në Shqipëri

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Gusht, 2025
në Aviacion, Kryesore
A A
GRAFIKU/ Më pak burra, shërbimet rrisin numrin e grave dhe vajzave të huaja që punësohen në Shqipëri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po bëhet një destinacion i ri pune për gratë dhe vajzat nga Azia, të cilat vitet e fundit po zënë një vend gjithnjë e më të dukshëm në tregun e punës.

Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2024 numri i të huajve me leje qëndrimi arriti në 21.940, duke shënuar një rritje me 2,2 për qind krahasuar me 2023. Ndërkohë, përqindja e grave dhe vajzave ka ardhur në rritje të vazhdueshme, duke përfaqësuar 38,1 për qind të totalit, niveli më i lartë në pesë vitet e fundit.

Burimi: INSTAT. Përpunimi grafik: Skyweb.al
Burimi: INSTAT. Përpunimi grafik: Skyweb.al

Ky ndryshim lidhet kryesisht me rritjen e prezencës së shtetaseve filipinase, të cilat po punësohen masivisht në sektorin e shërbimeve. Shumë prej tyre shërbejnë në restorante, hotele dhe bare, ndërsa një pjesë jo e vogël punon pranë familjeve të shtresës së pasur, duke u kujdesur për fëmijët apo duke kryer punë shtëpie. Ky fenomen po bëhet gjithnjë e më i dukshëm në qytetet kryesore, veçanërisht në Tiranë dhe bregdet.

Në total, Azia shënoi një rritje të fortë me 20,1 për qind të të huajve në Shqipëri, ndërkohë që Evropa mbetet kontinent dominues me 65,5 për qind, por ka rënë me 5,6 për qind krahasuar me një vit më parë. Shtetasit nga Kosova, Italia dhe Turqia vazhdojnë të mbajnë vendet e para për numrin e lejeve të qëndrimit, ndërsa India dhe Filipinet janë tashmë mes pesë vendeve kryesore të origjinës së të huajve në Shqipëri.

Punësimi është arsyeja kryesore e qëndrimit: mbi gjysma e të huajve, ose 54,3 për qind, kanë marrë leje qëndrimi për arsye pune.

Kjo shpjegon edhe përse po rritet numri i punëtoreve nga Azia, të cilat përmbushin nevojat e një tregu vendas gjithnjë e më të varur nga forca e huaj e punës.

Ndërkohë, numri i të huajve të parregullt ka rënë ndjeshëm, nga 6.630 raste në vitin 2023 në vetëm 1.540 në vitin 2024, çka tregon një qasje më të ligjshme dhe të kontrolluar ndaj migracionit.

Etiketat: flipinasegratesherbime
Artikulli para

Rritet ndjeshëm numri i indianëve që punojnë në Shqipëri, po ashtu edhe i filipinasve

Artikulli pas

GRAFIKU/ Kush kishte për të ikur, iku! Bie numri i shqiptarëve që lenë shtetësinë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

LISTA/ QKUM publikon targat e ambulancave në shërbim: Nuk shpërndajmë gaz lotsjellës, por vijmë në ndihmë!
Kryesore

LISTA/ QKUM publikon targat e ambulancave në shërbim: Nuk shpërndajmë gaz lotsjellës, por vijmë në ndihmë!

18 Tetor, 2026
Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?
Ekonomi

Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?

18 Tetor, 2026
Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n
Aktualitet

Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n

18 Tetor, 2026
Rama zbulon “duart e zeza” që duan ta largojnë atë nga misioni: Donin të më digjnin Kopshtin e Edenit me dron
Aktualitet

Rama zbulon “duart e zeza” që duan ta largojnë atë nga misioni: Donin të më digjnin Kopshtin e Edenit me dron

18 Tetor, 2026
TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta
Aktualitet

TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta

17 Tetor, 2026
Më pak vite për të arritur në krye, si po e ndryshon AI karrierën e brezit të ri
Ekonomi

Më pak vite për të arritur në krye, si po e ndryshon AI karrierën e brezit të ri

17 Tetor, 2026
Artikulli pas
GRAFIKU/ Kush kishte për të ikur, iku! Bie numri i shqiptarëve që lenë shtetësinë

GRAFIKU/ Kush kishte për të ikur, iku! Bie numri i shqiptarëve që lenë shtetësinë

Të Përzgjedhura

Turqit e “Kiraç” do të investojnë 130 mln euro në energji, KIS jep “OK” për resorte dhe fabrika
Ekonomi

Merr rrugë investimi 40 milionë euro për park fotovoltaik në Belsh, gati ratifikimi i marrëveshjes së huasë

Nga SkyWeb
5 Dhjetor, 2025
0

Ministria e Financave ka dërguar në Kuvend projektligjin për miratimin e Marrëveshjes së Garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës...

Lexo të plotë
“Shkoni para se të shtrenjtohet!” Media amerikane liston Shqipërinë mes 10 vendeve që duhet vizituar

“Shkoni para se të shtrenjtohet!” Media amerikane liston Shqipërinë mes 10 vendeve që duhet vizituar

30 Shtator, 2026
Merr fund epoka e mashtruesve me shërbimet, AI kthen situatën në favor të konsumatorëve

Merr fund epoka e mashtruesve me shërbimet, AI kthen situatën në favor të konsumatorëve

20 Dhjetor, 2025
Alarm në Europë: Një në tre punonjës të shëndetësisë përballet me rrezik kanceri në punë

Alarm në Europë: Një në tre punonjës të shëndetësisë përballet me rrezik kanceri në punë

27 Maj, 2026
S’ka pushime për Mirlinda Karçanajn, ish-shefja e AKSHI-t dyshohet si pjesë e një grupi kriminal me Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin

S’ka pushime për Mirlinda Karçanajn, ish-shefja e AKSHI-t dyshohet si pjesë e një grupi kriminal me Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin

4 Gusht, 2026

Të Fundit

LISTA/ QKUM publikon targat e ambulancave në shërbim: Nuk shpërndajmë gaz lotsjellës, por vijmë në ndihmë!

LISTA/ QKUM publikon targat e ambulancave në shërbim: Nuk shpërndajmë gaz lotsjellës, por vijmë në ndihmë!

18 Tetor, 2026
Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?

Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?

18 Tetor, 2026
Fenomeni që po përhapet më shumë në botë: Fëmijët ndërpresin marrëdhëniet me prindërit

Fenomeni që po përhapet më shumë në botë: Fëmijët ndërpresin marrëdhëniet me prindërit

18 Tetor, 2026
Pse gjithnjë e më shumë njerëz po jetojnë vetëm

Pse gjithnjë e më shumë njerëz po jetojnë vetëm

18 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr