• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 28 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Qeveria, e paaftë të shpenzojë 756 mln euro për 9-mujorin, por rrit taksat me 150 mln euro!

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Tetor, 2026
në Ekonomi
A A
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Share on FacebookShare on WhatsApp

Buxheti i shtetit ka regjistruar një suficit rekord prej 70.3 miliardë lekësh (rreth 756 milionë euro) në nëntë muajt të vitit 2026, niveli më i lartë pas 90’s, duke devijuar tërësisht nga programi i planifikuar.

Sipas ndryshimeve në mes të vitit balanca buxhetore në fund të 9 mujorit duhet të ishte pozitive 25.4 miliardë lekë, por realizimi faktik tregon një suficit rreth 45 miliardë lekë mbi nivelin e planifikuar ose 175 për qind më shumë se plani, kryesisht për shkak të shpenzimeve të parealizuara.

Diferenca e madhe mes suficitit të planifikuar dhe atij faktik shpjegohet pothuajse tërësisht nga mosrealizimi i shpenzimeve. Ballafaqimi i të dhënave zyrtare tregon se rreth 95% e tejkalimit të suficitit erdhi nga fondet e pashpenzuara kundrejt planit dhe vetëm 5% nga të ardhurat shtesë.

Pavarësisht këtij mosrealizimi, qeveria, në vend që të rregullojë këtë anomali, që qeveria të kthejë taksat në shërbime dhe investime për qytetarët, ka vendosur të gjuajë sërish topin në njërin krah, duke rritur më tej barrën fiskale për vitin që vjen më së paku 150 milionë euro shtesë që qytetarët dhe ekonomia do të duhet të paguajnë.

Në pakëtën e re fiskale parashikohet që tatim fitimi për bizneset të rritet nga 15 në 17%, dividend nga 8 në 15%, pragu i TVSH-së së bizneseve të ulet në 5 milionë lekë. Ndonëse parashikohet ulja e TVSH-së së ushqimeve nga 20 në 6%, rritja e TVSH-së nga 20 në 21% për gjithë produktet e tjera pothuajse e amortizon këtë ulje.

Thellohet mosrealizimi i planit të shpenzimeve

Paaftësia për të ekzekutuar buxhetin u thellua më tej ketë 9-mujor, duke vënë në pikëpyetje synimet e qeverisë për të rritur më tej barrën fiskale dhe të ardhurat buxhetore nëpërmjet saj në një kohë aftësia për të shpenzuar këto fonde po përkeqësohet vit pas viti.

Në vitin 2026, mosrealizimi i planit të shpenzimeve është thelluar në 7.2%, nga 4% në vitin 2025 dhe 4.8% në vitin 2024. Kjo është diferenca më e madhe në tre vitet e fundit.

Të dhënat historike tregojnë se raporti mes të ardhurave dhe shpenzimeve ka ndryshuar ndjeshëm. Në nëntëmujorin e vitit 2019, për çdo 100 lekë të mbledhura, qeveria shpenzonte rreth 101 lekë. Në vitin 2026, për çdo 100 lekë të ardhura shpenzohen vetëm 89 lekë.

Ndërsa shteti arrin të arkëtojë fondet e planifikuara nga taksat dhe burimet e tjera, një pjesë e shpenzimeve të programuara nuk realizohet brenda periudhës, duke shtyrë edhe efektet që këto fonde do të kishin në ekonomi. Përmasat e mosrealizimit kundrejt planit ngrenë pikëpyetje mbi cilësinë e programimit buxhetor dhe aftësinë e institucioneve për të ekzekutuar fondet brenda afateve.

Nga diferenca prej rreth 45 miliardë lekësh midis suficitit faktik dhe atij të programuar, pjesa dërrmuese lidhet me investimet e pakryera.

Shpenzimet kapitale arritën në 62.8 miliardë lekë gjatë nëntëmujorit, nga rreth 83.5 miliardë lekë që ishte plani, duke u realizuar në masën 75.2%. Ndërsa shpenzimet korente janë realizuar në masën 95.7% të planit, për investimet publike ka mbetur pa u përdorur pothuajse një e katërta e fondeve të programuara.

Ndryshe nga kursimet që mund të vijnë prej uljes së kostove administrative apo përmirësimi i eficiencës së shpenzimeve, mosrealizimi i investimeve publike sipas kalendarit të programuar krijon efekte negative në ekonomi.

Fondet e planifikuara për rrugë, ujësjellës, shkolla, spitale dhe infrastrukturë të tjera publike synojnë të financojnë projekte që gjenerojnë aktivitet ekonomik gjatë ndërtimit dhe përmirësojnë shërbimet e produktivitetin dhe të nxisin rritjen ekonomike në periudhën afatgjatë.

Nëse në të kaluarën sfida kryesore e financave publike ishte sigurimi i të ardhurave të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet, të dhënat e viteve të fundit e zhvendosin vëmendjen kryesisht te kapaciteti për të realizuar shpenzimet e programuara dhe sidomos tek efektiviteti i fondeve te shpenzuara.  / B.Hoxha-Monitor

Artikulli para

Pa marrëveshje për “tortën”, Bastet e Call Center-at në kaos: Secili për vete, bilardot vendosin tabela për të shmangur goditjet e papritura të policisë

Artikulli pas

Apartamente dhe lagje: Çfarë është paketa e strehimit 30% – 40% – 30% dhe si përfitojnë të rinjtë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

Keni legalizuar banesën? Kadastra sqaron si të blini truallin shtetëror dhe kush përfiton ulje deri në 100% të pagesës

28 Tetor, 2026
Para nga qielli! Qeveria mbyll 6-mujorin me 570 mln euro suficit, rriten edhe shpenzimet
Ekonomi

Buxhet 10 mld euro në 2027, më shumë fonde për pensionet, por s’ka rritje pagash

28 Tetor, 2026
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta
Ekonomi

Apartamente dhe lagje: Çfarë është paketa e strehimit 30% – 40% – 30% dhe si përfitojnë të rinjtë

28 Tetor, 2026
EKSKLUZIVE/ “Keni 8 orë kohë”! Si u përgatit brenda një turni “Gjylja Fiskale” 270 milionë euro ndaj biznesit
Ekonomi

EKSKLUZIVE/ “Keni 8 orë kohë”! Si u përgatit brenda një turni “Gjylja Fiskale” 270 milionë euro ndaj biznesit

27 Tetor, 2026
Samir Mane blen godinën 23 mijë metra katrorë të Galeria Kaufhof në Gjermani, BALFIN zgjeron investimet në Europë
Ekonomi

Samir Mane blen godinën 23 mijë metra katrorë të Galeria Kaufhof në Gjermani, BALFIN zgjeron investimet në Europë

27 Tetor, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë
Ekonomi

Pse reduktimi i TVSH-së nuk do të ulë çmimet e ushqimeve

27 Tetor, 2026
Artikulli pas
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta

Apartamente dhe lagje: Çfarë është paketa e strehimit 30% – 40% – 30% dhe si përfitojnë të rinjtë

Të Përzgjedhura

SIGURIMET/ Pa licencë dhe me komisione të kripura për shërbime “fantazëm”, Konkurrenca kap “mat” bankën Intesa Sanpaolo pas hetimit të thelluar
Ekonomi

SIGURIMET/ Pa licencë dhe me komisione të kripura për shërbime “fantazëm”, Konkurrenca kap “mat” bankën Intesa Sanpaolo pas hetimit të thelluar

Nga SkyWeb
5 Maj, 2026
0

Komisioni i Konkurrencës ka mbyllur hetimin e thelluar ndaj tregut të sigurimit të jetës për kreditë në sistemin bankar, një...

Lexo të plotë
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente

Nis shfryrja e ndërtimit, BSH thotë se shitjet ranë me 35%

8 Qershor, 2026
Vlera e borxhit publik të financuar nga BSH zbret në nivelin më të ulët në gjashtë vitet e fundit

Vlera e borxhit publik të financuar nga BSH zbret në nivelin më të ulët në gjashtë vitet e fundit

15 Janar, 2026
A ke vdekur? Del aplikacioni i ri: Dëshmo që je gjallë!

A ke vdekur? Del aplikacioni i ri: Dëshmo që je gjallë!

13 Janar, 2026
Kursi i këmbimit valutor: Bie euro, forcohet sërish dollari amerikan

Kursi i këmbimit: Dollari rritet lehtë, euro “rri në vend”

5 Maj, 2026

Të Fundit

Media italiane: Berati, “qyteti i një mbi një dritareve”, mahnit me historinë, arkitekturën dhe harmoninë mes kulturave

Media amerikane: Shqipëria, destinacion me kosto të përballueshme për pushime në 2027

28 Tetor, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Keni legalizuar banesën? Kadastra sqaron si të blini truallin shtetëror dhe kush përfiton ulje deri në 100% të pagesës

28 Tetor, 2026
Para nga qielli! Qeveria mbyll 6-mujorin me 570 mln euro suficit, rriten edhe shpenzimet

Buxhet 10 mld euro në 2027, më shumë fonde për pensionet, por s’ka rritje pagash

28 Tetor, 2026
Tregjet mbi “gjemba”, Trump njofton “D-Day Ekonomik” ndaj Iranit, fokusi te Kina

Donald Trump kërkon të ndryshojë termin inteligjencë artificiale

28 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr