• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 28 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Buxhet 10 mld euro në 2027, më shumë fonde për pensionet, por s’ka rritje pagash

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Tetor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Para nga qielli! Qeveria mbyll 6-mujorin me 570 mln euro suficit, rriten edhe shpenzimet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria pritet të miratojë sot projektbuxhetin e vitit 2027, i cili do të shoqërohet me një paketë të gjerë fiskale që rrit ndjeshëm barrën e taksave për bizneset, me rreth 260–270 milionë euro të ardhura shtesë të parashikuara nga masat kryesore.

Një pjesë e këtyre të ardhurave do të përdoret për të kompensuar uljen e TVSH-së për ushqimet bazë nga 20% në 6%, ndërsa pjesa tjetër do të mbetet si të ardhur shtesë në arkën e shtetit.

Sipas dokumenteve buxhetore të analizuara nga Skyweb.al, qeveria parashikon për vitin 2027 një buxhet me shpenzime prej 916.4 miliardë lekësh, ose afërsisht 10 miliardë euro, ndërsa të ardhurat llogariten në 870.6 miliardë lekë, rreth 9.3 miliardë euro.

Nga TVSH-ja për ushqimet te taksimi i pagave dhe bizneseve, të gjitha ndryshimet në paketën fiskale 2027: Qeveria rrit taksat dhe kostot për biznesin

Diferenca ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve krijon një deficit buxhetor prej rreth 45.8 miliardë lekësh, ose 1.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, i cili do të duhet të financohet përmes burimeve të tjera, përfshirë huamarrjen.

Krahasuar me parashikimet për vitin 2026, të ardhurat buxhetore rriten me rreth 47.5 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet me afro 29.6 miliardë lekë.

Një nga prioritetet e parashikuara të buxhetit mbetet mbështetja e pensionistëve, për të cilët janë planifikuar fonde shtesë.

Në dokumentin fillestar, fondi për bonusin e pensionistëve rritet nga 10 miliardë lekë në vitin 2026 në 15 miliardë lekë në vitin 2027, ose 50% më shumë.

Ndërkohë, shpenzimet për sigurimet shoqërore parashikohen të rriten nga 204.1 miliardë në 214.1 miliardë lekë, ndërsa janë parashikuar edhe fonde për politika të reja pensionesh.

Por situata paraqitet ndryshe për pagat e administratës publike.

Sipas parashikimeve fillestare, fondi i pagave rritet nga 119.46 miliardë lekë në 119.69 miliardë lekë, ose vetëm 0.2%, duke mos treguar një hapësirë të konsiderueshme financiare për rritje të përgjithshme pagash.

Madje, dokumenti parashikon fonde të veçanta për indeksimin e pagave gjatë viteve 2028 dhe 2029, por jo një fond të ngjashëm të identifikuar për vitin 2027.

Nga ana tjetër, paketa fiskale që shoqëron buxhetin propozon rritjen e TVSH-së së përgjithshme në 21%, tatimfitimit në 17%, dividendit në 15% dhe përfshirjen e mbi 17 mijë bizneseve të tjera në skemën e TVSH-së.

Në total, pasi zbriten efektet e lehtësimit të TVSH-së për ushqimet dhe të tatimit mbi pagat, masat kryesore fiskale parashikojnë një efekt neto pozitiv prej rreth 10 miliardë lekësh në vit për buxhetin. /skyweb.al

Etiketat: 2027buxhetiedi ramaPetrit Malaj
Artikulli para

Donald Trump kërkon të ndryshojë termin inteligjencë artificiale

Artikulli pas

Keni legalizuar banesën? Kadastra sqaron si të blini truallin shtetëror dhe kush përfiton ulje deri në 100% të pagesës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

Keni legalizuar banesën? Kadastra sqaron si të blini truallin shtetëror dhe kush përfiton ulje deri në 100% të pagesës

28 Tetor, 2026
Pas serverit të tatimeve bie edhe QKB, terr informativ mbi bizneset: Albanian Digital Solution po ndjek gjurmët e AKSHI-t….
Aktualitet

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin: A e kopjoi qeveria Paketën Fiskale?

28 Tetor, 2026
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta
Ekonomi

Apartamente dhe lagje: Çfarë është paketa e strehimit 30% – 40% – 30% dhe si përfitojnë të rinjtë

28 Tetor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Qeveria, e paaftë të shpenzojë 756 mln euro për 9-mujorin, por rrit taksat me 150 mln euro!

28 Tetor, 2026
“Stop! S’keni mbrojtje!” Urdhri që bllokoi ilegalitetin në Shqipëri. Si u pezulluan BASTET dhe Call Center-rat për 10 dite, “nëntoka” kërkon garanci
Aktualitet

Pa marrëveshje për “tortën”, Bastet e Call Center-at në kaos: Secili për vete, bilardot vendosin tabela për të shmangur goditjet e papritura të policisë

28 Tetor, 2026
EKSKLUZIVE/ “Keni 8 orë kohë”! Si u përgatit brenda një turni “Gjylja Fiskale” 270 milionë euro ndaj biznesit
Ekonomi

EKSKLUZIVE/ “Keni 8 orë kohë”! Si u përgatit brenda një turni “Gjylja Fiskale” 270 milionë euro ndaj biznesit

27 Tetor, 2026
Artikulli pas
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Keni legalizuar banesën? Kadastra sqaron si të blini truallin shtetëror dhe kush përfiton ulje deri në 100% të pagesës

Të Përzgjedhura

Media franceze shkruan për bunkerët: Nga simbol i izolimit në atraksion turistik
Turizëm

Media franceze shkruan për bunkerët: Nga simbol i izolimit në atraksion turistik

Nga Editor
8 Korrik, 2026
0

Media franceze “SciencePost.fr” i ka kushtuar një reportazh të zgjeruar historisë së bunkerëve shqiptarë, një prej simboleve më të dukshme,...

Lexo të plotë
Tregu valutor: Euro mbetet në nivelet e ulëta, rritet dollari

Tregu valutor: Euro mbetet në nivelet e ulëta, rritet dollari

19 Maj, 2026
“Royal Mint” nderon Freddie Mercury me një koleksion të ri monedhash

“Royal Mint” nderon Freddie Mercury me një koleksion të ri monedhash

18 Nëntor, 2025
Listat jo vetëm që nuk u hapën, por u mbyllën edhe më shumë?

Listat jo vetëm që nuk u hapën, por u mbyllën edhe më shumë?

4 Prill, 2025
Kosova rikthen pas 30 vitesh fabrikën e municioneve, projekti strategjik ngrihet pranë Gjakovës

Kosova rikthen pas 30 vitesh fabrikën e municioneve, projekti strategjik ngrihet pranë Gjakovës

12 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Media italiane: Berati, “qyteti i një mbi një dritareve”, mahnit me historinë, arkitekturën dhe harmoninë mes kulturave

Media amerikane: Shqipëria, destinacion me kosto të përballueshme për pushime në 2027

28 Tetor, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Keni legalizuar banesën? Kadastra sqaron si të blini truallin shtetëror dhe kush përfiton ulje deri në 100% të pagesës

28 Tetor, 2026
Para nga qielli! Qeveria mbyll 6-mujorin me 570 mln euro suficit, rriten edhe shpenzimet

Buxhet 10 mld euro në 2027, më shumë fonde për pensionet, por s’ka rritje pagash

28 Tetor, 2026
Tregjet mbi “gjemba”, Trump njofton “D-Day Ekonomik” ndaj Iranit, fokusi te Kina

Donald Trump kërkon të ndryshojë termin inteligjencë artificiale

28 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr