• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 28 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Përplasje mes Ulsi Manjës deh Damian Gjiknurit për parqet eolike në Kuvend

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Korrik, 2026
në Aktualitet
A A
0
Përplasje mes Ulsi Manjës deh Damian Gjiknurit për parqet eolike në Kuvend
Share on FacebookShare on WhatsApp

Debate të forta u regjistruan në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike gjatë shqyrtimit të ndryshimeve në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”.

Përplasja lidhej me lejimin e instalimit të impianteve eolike në tokat bujqësore dhe me pasojat që mund të sjellin strukturat e tyre mbi sipërfaqen e tokës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, kundërshtoi ndryshimet, duke argumentuar se turbinat e erës kërkojnë shpime të thella dhe baza të mëdha betoni, të cilat mund ta dëmtojnë tokën bujqësore.

Të njëjtin shqetësim ngriti edhe deputeti socialist Damian Gjiknuri, i cili votoi kundër nenit të parë të projektligjit, së bashku me dy deputetët e opozitës.

Përfaqësuesit e administratës pohuan se strukturat e impianteve do të vendoseshin drejtpërdrejt në tokë, pa platforma betoni. Gjiknuri e kundërshtoi këtë shpjegim, duke thënë se një kullë eolike me lartësi rreth 100 metra nuk mund të qëndrojë pa themele betoni.

“Që të vësh një kullë për ‘wind farm’, është 100 metra e lartë dhe nuk ka shans të vendoset pa strukturë betoni. Bëhet fjalë për kulla shumë të larta. Nuk jam i bindur me shpjegimet tuaja”, deklaroi ai.

Debati u përshkallëzua në fund të mbledhjes, kur deputeti demokrat Gent Strazimiri kërkoi të vijonte me pyetjet, por kryetari i komisionit, Ulsi Manja, deklaroi se diskutimet ishin ezauruar.

Strazimiri paralajmëroi se përfshirja e termit “eolik” në projektligj mund të krijonte mundësi abuzimi në të ardhmen dhe akuzoi shumicën se po nxitonte miratimin pa sqaruar paqartësitë.

“Në rregull, e gjetët lepurin në ferrë ju të tre”, iu përgjigj Manja, duke iu referuar Bylykbashit, Strazimirit dhe Gjiknurit.

Gjiknuri kërkoi sërish fjalën, por Manja e hodhi projektligjin në votim dhe e konsideroi votën e tij si abstenim.

“Do më jepni fjalën apo të largohem fare?”, pyeti Gjiknuri.

“Mund të ikësh, rri te abstenimi ti. Merru me Oerdin”, iu përgjigj Manja.

Pas kësaj përplasjeje, Damian Gjiknuri deklaroi se do të largohej dhe braktisi mbledhjen e komisionit. /skyweb.al

Etiketat: damian gjiknuriulsi manja
Artikulli para

Ligji i ri për ndihmën juridike, qytetarët do ta zgjedhin vetë avokatin kryesisht: Zgjerohet lista e përfituesve

Artikulli pas

Media spanjolle: Nga Riviera te Alpet, ja pse Shqipëria është destinacioni i verës 2026

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Socialistët nisin lëvizjet për të shkarkuar Erion Veliajn
Aktualitet

Erjon Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin

28 Gusht, 2026
Cilat janë aeroportet me më shumë fluturime në Europë? Rinasi ngjitet me shpejtësi në renditje
Aktualitet

Cilat janë aeroportet me më shumë fluturime në Europë? Rinasi ngjitet me shpejtësi në renditje

28 Gusht, 2026
Transporti, sipas standardeve të BE-së. Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës
Aktualitet

Transporti, sipas standardeve të BE-së. Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës

28 Gusht, 2026
Suedia paguan 90 euro nëse kaloni 15 minuta në javë me një mik
Aktualitet

Suedia paguan 90 euro nëse kaloni 15 minuta në javë me një mik

28 Gusht, 2026
Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve
Aktualitet

Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve

27 Gusht, 2026
Drejtori i AMP, Klevis Qose takon këshilltaren e FBI-së pranë SPAK, Karma M. Smith
Aktualitet

Drejtori i AMP, Klevis Qose takon këshilltaren e FBI-së pranë SPAK, Karma M. Smith

27 Gusht, 2026
Artikulli pas
Media spanjolle: Nga Riviera te Alpet, ja pse Shqipëria është destinacioni i verës 2026

Media spanjolle: Nga Riviera te Alpet, ja pse Shqipëria është destinacioni i verës 2026

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ndërtuan pa leje në Karaburun, arrestohet Skerdi Dinaj, Olsen Sherifaj në kërkim
Aktualitet

Ndërtuan pa leje në Karaburun, arrestohet Skerdi Dinaj, Olsen Sherifaj në kërkim

Nga SkyWeb
12 Gusht, 2026
0

Ndërtuan pa leje në Shën Jan, Karaburun, vihet në pranga njëri prej ndërtuesve dhe shpallet në kërkim ortaku i tij...

Lexo të plotë
Nis sot regjistrimi për klasat e para dhe të dhjeta, publikohet procedura dhe afati

Nis sot regjistrimi për klasat e para dhe të dhjeta, publikohet procedura dhe afati

6 Korrik, 2026
Irani hap Ngushticën e Hormuzit për anijet spanjolle pas qendrimeve të Madridit kundër luftës

Irani hap Ngushticën e Hormuzit për anijet spanjolle pas qendrimeve të Madridit kundër luftës

27 Mars, 2026
Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e telefonisë celulare në vend: Qytetarë, raportoni!

Më shumë telefona dhe rrjete sociale se banorë! Paralelisht u rrit edhe audienca e reklamave në Facebook

15 Prill, 2026
SHBA-ja i thotë “JO” naftës saudite gjatë Korrikut, herë të parë në mbi 40 vjet

SHBA-ja i thotë “JO” naftës saudite gjatë Korrikut, herë të parë në mbi 40 vjet

8 Gusht, 2026

Të Fundit

Black out, çfarë ndodhi gjatë 30 minutave në qiellin shqiptar teksa radarët ishin fikur

Black out, çfarë ndodhi gjatë 30 minutave në qiellin shqiptar teksa radarët ishin fikur

28 Gusht, 2026
Dy punonjës të aeroportit të Frankfurtit humbin jetën nga malaria pas “mbërritjes së mushkonjave” me avion

Dy punonjës të aeroportit të Frankfurtit humbin jetën nga malaria pas “mbërritjes së mushkonjave” me avion

28 Gusht, 2026
Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

28 Gusht, 2026
Socialistët nisin lëvizjet për të shkarkuar Erion Veliajn

Erjon Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin

28 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr