• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 19 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Grekët rikthehen në sistem bankar shqiptar përmes blerjes së FIBANK

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Nëntor, 2026
në Ekonomi
A A
Grekët rikthehen në sistem bankar shqiptar përmes blerjes së FIBANK
Share on FacebookShare on WhatsApp

Katër vjet pas largimit të bankës së fundit greke nga Shqipëria, një marrëveshje miliardëshe në Bullgari pritet të ndryshojë sërish hartën e pronësisë së sektorit bankar shqiptar. Eurobank, një nga grupet më të mëdha financiare me seli në Athinë, ka arritur marrëveshjen për blerjen e First Investment Bank (Fibank), duke marrë indirekt edhe kontrollin mbi filialin e saj në Shqipëri, pasi transaksioni të finalizohet.

Marrëveshja u njoftua më 18 nëntor dhe parashikon që Eurobank të paguajë rreth 650 milionë euro për blerjen e 65% të aksioneve të Fibank nga dy aksionerët kryesorë bullgarë, Ivailo Mutafchiev dhe Tzeko Minev. Çmimi prej 6.73 eurosh për aksion e vlerëson të gjithë bankën në rreth 1 miliard euro.

Pas marrjes së paketës kontrolluese, Eurobank synon të blejë edhe aksionet e mbetura përmes një oferte publike. Banka Bullgare e Zhvillimit, e cila zotëron rreth 18% të kapitalit, është angazhuar tashmë t’i shesë aksionet e saj.

Objektivi kryesor i grupit grek është krijimi i bankës më të madhe në Bullgari përmes bashkimit të Fibank me Postbank, filialin që Eurobank zotëron aktualisht në këtë vend. Dy institucionet së bashku pritet të kontrollojnë rreth 20% të aktiveve dhe depozitave të sistemit bankar bullgar.

Por marrëveshja ka pasoja edhe për Shqipërinë.

Fibank Albania kalon nën kontrollin e një grupi me 114 miliardë euro aktive

First Investment Bank Albania është në pronësi të plotë të bankës mëmë bullgare. Kjo do të thotë se blerja e Fibank nga Eurobank pritet të sjellë automatikisht ndryshimin e kontrollit indirekt mbi bankën shqiptare, pas përfundimit të procedurave dhe miratimeve përkatëse.

Fibank është e pranishme në Shqipëri që prej shkurtit të vitit 1999, fillimisht si degë e bankës bullgare. Në vitin 2007 ajo u licencua nga Banka e Shqipërisë për të operuar si bankë më vete.

Megjithëse nuk renditet mes institucioneve më të mëdha të tregut shqiptar, Fibank ka zgjeruar aktivitetin gjatë viteve të fundit.

Sipas raportit financiar të publikuar për nëntëmujorin e vitit 2026, banka zotëronte 79.2 miliardë lekë aktive në fund të shtatorit, ndërsa portofoli bruto i kredive kishte arritur në 42.7 miliardë lekë. Kapitali i saj ishte rreth 7.9 miliardë lekë dhe raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit 20.4%.

Të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave, të raportuara edhe nga revista Monitor, tregojnë se Fibank zotëronte rreth 3.3% të tregut shqiptar sipas aktiveve në fund të shtatorit 2026.

Banka operon përmes një rrjeti prej 16 degësh dhe agjencish në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Me përfundimin e transaksionit, Fibank Albania do të bëhej pjesë e një grupi bankar shumë më të madh. Eurobank zotëronte 114.2 miliardë euro aktive në fund të shtatorit 2026, me operacione të rëndësishme në Greqi, Qipro dhe Bullgari.

Për bankën shqiptare, ndryshimi mund të krijojë mundësi për mbështetje më të gjerë financiare, investime teknologjike dhe zgjerim të financimit të bizneseve. Megjithatë, Eurobank nuk ka njoftuar ende ndonjë plan specifik investimi, rritjeje kapitali apo ndryshimi të strategjisë për Fibank Albania.

Rikthimi pas largimit të Alpha Bank në vitin 2022

Lëvizja shënon një kthesë në historinë e pranisë së bankave greke në Shqipëri. Pas krizës së borxhit sovran, bankat greke u detyruan të zvogëlonin aktivitetin ndërkombëtar, të shisnin filiale dhe të përqendroheshin në stabilizimin e bilanceve të tyre.

Ky proces përfshiu edhe Shqipërinë, ku bankat greke, dikur ndër investitorët më të rëndësishëm në sistemin financiar, u tërhoqën gradualisht.

Largimi përfundoi në korrik 2022, kur grupi hungarez OTP finalizoi blerjen e Alpha Bank Albania. Bashkimi ligjor i dy bankave përfundoi më 1 dhjetor të atij viti, duke i dhënë fund pranisë së drejtpërdrejtë të grupeve bankare greke në tregun shqiptar.

Tashmë, katër vjet më vonë, një tjetër bankë me qendër në Athinë po përgatitet të rikthehet, por përmes një rruge të ndryshme: jo duke blerë drejtpërdrejt një bankë shqiptare, por duke marrë kontrollin e kompanisë mëmë në Bullgari.

Një marrëveshje që synon të ndryshojë tregun bankar në rajon

Blerja e Fibank është pjesë e strategjisë së Eurobank për të zgjeruar ndikimin financiar në Evropën Juglindore.

Bullgaria, e cila adoptoi euron më 1 janar 2026, konsiderohet nga grupi grek një treg me potencial të lartë zhvillimi ekonomik. Sipas parashikimeve të FMN-së të cituara nga Eurobank, ekonomia bullgare pritet të rritet me 2.6% gjatë këtij viti, përballë 1.4% të Bashkimit Evropian.

Bashkimi i dy bankave pritet të krijojë mbi 70 milionë euro kursime vjetore pas taksave deri në vitin 2029, kryesisht nga integrimi i strukturave dhe reduktimi i kostove operative.

Për financimin e blerjes, Eurobank synon të përdorë kapitalin ekzistues dhe të realizojë një rritje kapitali prej 750 milionë eurosh. Plani mbështetet edhe nga aksioneri më i madh i grupit, kompania kanadeze Fairfax Financial Holdings.

Sipas kalendarit të publikuar, blerja fillestare prej 65% pritet të përfundojë në gjysmën e parë të vitit 2027, ndërsa bashkimi ligjor i Fibank dhe Postbank në Bullgari është planifikuar për tremujorin e fundit të vitit të ardhshëm.

Transaksioni mbetet subjekt i miratimeve rregullatore. Për Shqipërinë, ndryshimi indirekt i kontrollit mbi një bankë të licencuar kërkon edhe respektimin e procedurave të miratimit nga Banka e Shqipërisë.

Nëse marrëveshja përfundon sipas planit, tregut shqiptar do t’i shtohet sërish një grup bankar me qendër në Greqi, duke mbyllur një periudhë katërvjeçare pa praninë e drejtpërdrejtë të grupeve bankare greke.

Megjithatë, ndryshimi i pronësisë nuk nënkupton automatikisht shtim kapitali apo rritje të kreditimit në Shqipëri. Efekti real do të varet nga strategjia që Eurobank do të zgjedhë për filialin shqiptar pas përfundimit të blerjes./skyweb.al

Etiketat: eurobankfibank
Artikulli para

Prodhim në vend ose import direkt nga BE, si do të futet mishi i laboratorit në Shqipëri! Si e rregullon ligji i ri

Artikulli pas

Shtrenjtim deri në 4-fish! ERRU miraton çmimet e reja të ujit sipas fashave, preken familjarë dhe biznese

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, 7 orë pa qarkullim në të dyja senset! Si do të bëhet lëvizja
Ekonomi

Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, 7 orë pa qarkullim në të dyja senset! Si do të bëhet lëvizja

19 Nëntor, 2026
Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para
Ekonomi

Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para

19 Nëntor, 2026
Anthropic siguron 81 miliardë dollarë, debutimim rekord në bursë
Ekonomi

Anthropic siguron 81 miliardë dollarë, debutimim rekord në bursë

19 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Ekonomi

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për karburantet

19 Nëntor, 2026
Temu, AliExpress, Amazon, etj., do t’u nënshtrohen ligjeve shqiptare për produktet që shesin online në Shqipëri
Ekonomi

Temu, AliExpress, Amazon, etj., do t’u nënshtrohen ligjeve shqiptare për produktet që shesin online në Shqipëri

19 Nëntor, 2026
Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim
Ekonomi

Si do të legalizohen pallatet që kanë probleme me ligjin, regjistrimi i apartamenteve dhe kush përfiton

19 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Shtrenjtim deri në 4-fish! ERRU miraton çmimet e reja të ujit sipas fashave, preken familjarë dhe biznese

Shtrenjtim deri në 4-fish! ERRU miraton çmimet e reja të ujit sipas fashave, preken familjarë dhe biznese

Të Përzgjedhura

200 milionë euro për pensionistët, kategoritë që përfitojnë bonusin dhe sa do të marrin çdo muaj
Ekonomi

200 milionë euro për pensionistët, kategoritë që përfitojnë bonusin dhe sa do të marrin çdo muaj

Nga SkyWeb
3 Nëntor, 2026
0

Qeveria ka parashikuar një fond prej 20 miliardë lekësh, ose mbi 200 milionë euro, për shpërndarjen e bonusit mujor të...

Lexo të plotë
Rama flet për një komplot ndaj tij dhe Shqipërisë, por kërkon durim dhe nuk jep dorëheqjen

Monopoli që fshihet pas kioskave në rrugët e Tiranës

16 Tetor, 2026
Pjerin Ndreu ia bën fakt të krye Ramës: Rikandidoj për Lezhën! A do ta tolerojë kryeministri ultimatumin?

Pjerin Ndreu ia bën fakt të krye Ramës: Rikandidoj për Lezhën! A do ta tolerojë kryeministri ultimatumin?

1 Nëntor, 2026
Pse disa njerëz mjaftohen me vetëm katër orë gjumë?

Pse disa njerëz mjaftohen me vetëm katër orë gjumë?

2 Nëntor, 2026
Hap pas hapi me VIDEO: Si do të dorëzohet kërkesa për RIMBURSIM për fëmijët sipas DIVA 2025

Hap pas hapi me VIDEO: Si do të dorëzohet kërkesa për RIMBURSIM për fëmijët sipas DIVA 2025

14 Shkurt, 2026

Të Fundit

Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, 7 orë pa qarkullim në të dyja senset! Si do të bëhet lëvizja

Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, 7 orë pa qarkullim në të dyja senset! Si do të bëhet lëvizja

19 Nëntor, 2026
Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para

Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para

19 Nëntor, 2026
Anthropic siguron 81 miliardë dollarë, debutimim rekord në bursë

Anthropic siguron 81 miliardë dollarë, debutimim rekord në bursë

19 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për karburantet

19 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr