• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 19 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Historia e pabesueshme e termostatit fake në kabinën e avionit të Presidentit të SHBA-së Lyndon Johnson

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Maj, 2026
në Aviacion
A A
Historia e pabesueshme e termostatit fake në kabinën e avionit të Presidentit të SHBA-së Lyndon Johnson
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një nga historitë më të pazakonta që lidhen me Lyndon B. Johnson dhe avionin presidencial Air Force One tregon se si ekuipazhi i avionit arriti të “zgjidhte” problemet e vazhdueshme të presidentit amerikan me temperaturën në kabinë përmes një termostati fals.

Historia konsiderohet sot si një nga shembujt më të njohur të asaj që psikologët e quajnë “butoni placebo”, pra një mekanizëm që krijon ndjesinë e kontrollit pa pasur realisht funksion teknik.

Johnson njihej për personalitetin e tij dominues dhe kërkesat e vazhdueshme ndaj stafit. Gjatë fluturimeve me Air Force One, ai ankohej vazhdimisht për temperaturën në kabinë, duke kërkuar herë ngrohje e herë ftohje brenda pak minutash.

Sipas rrëfimeve që janë bërë pjesë e historisë së avionit presidencial amerikan, ekuipazhi dhe inxhinierët e fluturimit e kishin pothuajse të pamundur të kënaqnin kërkesat e presidentit pa krijuar pakënaqësi tek pjesa tjetër e pasagjerëve.

Për të shmangur tensionet e vazhdueshme, stafi i Air Force One, në atë kohë një Boeing VC-137C, vendosi të instalonte një termostat fals në kabinën private të presidentit.

Pajisja nuk ishte e lidhur me sistemin real të kontrollit të klimës së avionit, por ekuipazhi i shpjegoi Johnsonit se bëhej fjalë për një sistem të ri dhe shumë të ndjeshëm, që i jepte atij kontroll të drejtpërdrejtë mbi temperaturën.

Sipas historisë, sa herë presidenti ndiente vapë apo ftohtë, ai shkonte tek termostati, rrotullonte komandën dhe largohej i kënaqur, duke besuar se kishte ndryshuar klimën në avion.

Në praktikë, ekuipazhi nuk kishte më nevojë të ndryshonte temperaturën reale në kabinë, pasi vetë bindja se kishte kontroll mbi situatën ndikonte në perceptimin psikologjik të presidentit.

Historia është kthyer ndër vite në një nga rastet më të njohura që ilustron efektin placebo, por edhe mënyrën sesi stafi i Air Force One menaxhonte karakterin e fortë të Lyndon B. Johnson gjatë presidencës së tij. /skyweb.al

Artikulli para

Si ndikon kafeja te stresi, ankthi dhe përqendrimi

Artikulli pas

Lufta s’ka vetëm humbës, kompanitë e energjisë dhe plehrave kimike po bëjnë miliarda

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Aviacion

Aeroporti i Tiranës kryeson në Europë për rritjen e pasagjerëve! Rritje 23.3% në tremujorin e tretë të vitit

18 Nëntor, 2026
Kur në avion pihej duhan dhe shërbehej shampanjë! Si ishte udhëtimi ajror në vitet ’80 dhe çfarë ka ndryshuar sot
Aviacion

Kur në avion pihej duhan dhe shërbehej shampanjë! Si ishte udhëtimi ajror në vitet ’80 dhe çfarë ka ndryshuar sot

18 Nëntor, 2026
Rrëzohet avioni Mig-29 në Serbi, vdes piloti
Aviacion

Rrëzohet avioni Mig-29 në Serbi, vdes piloti

17 Nëntor, 2026
Avioni elektrik kinez përfundon fluturimin e parë me ekuipazh
Aviacion

Avioni elektrik kinez përfundon fluturimin e parë me ekuipazh

16 Nëntor, 2026
Pse ky model avioni bën uljen më “fantastike” krahasuar me të tjerët!
Aviacion

Pse ky model avioni bën uljen më “fantastike” krahasuar me të tjerët!

14 Nëntor, 2026
Rikthehen fluturimet, por vijon kaosi me pasagjerët në aeroportet amerikane dhe europiane: Defekti nxjerr zbuluar sistemin e vjetruar të kontrollit ajror
Aviacion

Rikthehen fluturimet, por vijon kaosi me pasagjerët në aeroportet amerikane dhe europiane: Defekti nxjerr zbuluar sistemin e vjetruar të kontrollit ajror

14 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Lufta s’ka vetëm humbës, kompanitë e energjisë dhe plehrave kimike po bëjnë miliarda

Lufta s'ka vetëm humbës, kompanitë e energjisë dhe plehrave kimike po bëjnë miliarda

Të Përzgjedhura

Çfarë mendon në të vërtetë kamarieri për ty
Turizëm

Çfarë mendon në të vërtetë kamarieri për ty

Nga SkyWeb
31 Janar, 2026
0

Kur ulemi në një restorant, zakonisht mendojmë se përvoja jonë varet nga ushqimi, çmimi apo ambienti. Por sipas profesionistëve të...

Lexo të plotë
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale

Pse RyanAir mund të jetë kompania më e suksesshme në botë

28 Janar, 2026
Taksitë pa shofer po zaptojnë rrugët. A jemi gati për transportin autonom?

Taksitë pa shofer po zaptojnë rrugët. A jemi gati për transportin autonom?

25 Nëntor, 2025
HAP PAS HAPI/ Si do të plotësohet DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për fëmijët

HAP PAS HAPI/ Si do të plotësohet DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për fëmijët

23 Janar, 2026

Të Fundit

Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?

Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?

19 Nëntor, 2026
Mungesa e hekurit prek edhe personat e shëndetshëm, pse kalon pa u vënë re

Mungesa e hekurit prek edhe personat e shëndetshëm, pse kalon pa u vënë re

19 Nëntor, 2026
Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, 7 orë pa qarkullim në të dyja senset! Si do të bëhet lëvizja

Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, 7 orë pa qarkullim në të dyja senset! Si do të bëhet lëvizja

19 Nëntor, 2026
Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para

Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para

19 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr