• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 14 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Maj, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tiranë, 18 Maj 2026 – NAITEC, kompania e specializuar në digjitalizimin e proceseve aeroportuale, është përzgjedhur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, për zhvillimin dhe implementimin e një Sistemi të ri të Menaxhimit të Aeroportit (AMS), i cili do të mbështesë zhvillimin dhe rritjen afatgjatë të aeroportit.

Nën drejtimin e Kastrati Group që prej vitit 2020, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka konsoliduar pozicionin e tij si një qendër rajonale ajrore, duke arritur një volum prej 11.6 milionë pasagjerësh gjatë vitit 2025 — një rritje prej 249% krahasuar me vitin 2019 — dhe duke u konfirmuar si aeroporti lider në Ballkanin Perëndimor.

Rritja e vazhdueshme e trafikut është shoqëruar me investime të rëndësishme në infrastrukturë, zgjerimin e terminalit të pasagjerëve dhe rritjen e kapaciteteve operacionale, me fokus të vazhdueshëm në përmirësimin e eksperiencës së udhëtarëve.

Në këtë kuadër zhvillimi, TIA ka zgjedhur NAITEC si partner strategjik për implementimin e një platforme moderne dhe të integruar, e cila do të automatizojë dhe koordinojë proceset kryesore operacionale të aeroportit në një sistem të vetëm. Sistemi i ri i Menaxhimit të Aeroportit do të mundësojë koordinim në kohë reale ndërmjet aeroportit, Kontrollit të Trafikut Ajror (ATC), linjave ajrore dhe shërbimeve operacionale si dhe do të përmirësojë menaxhimin e burimeve aeroportuale, duke optimizuar efikasitetin operacional.

Një element kyç i sistemit do të jetë edhe FIDS (Flight Information Display System), përmes të cilit pasagjerët do të marrin informacion të përditësuar në kohë reale mbi mbërritjet, nisjet dhe shërbimet aeroportuale.

Platforma është projektuar si një sistem i automatizuar, i aftë të mbështesë rritjen e vazhdueshme të trafikut  ajror dhe zhvillimin modern e të qëndrueshëm të aeroportit në vitet në vijim. Automatizimi i proceseve, duke nisur nga planifikimi sezonal i fluturimeve, do të sigurojë përditësim të vazhdueshëm të planifikimit të burimeve dhe koordinim të plotë ndërmjet të gjithë aktorëve aeroportualë.

Alberto Torresan, CEO i NAITEC u shpreh:

“Vendimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës për t’u mbështetur te kompania jonë dhe te Sistemi i Menaxhimit Aeroportual që kemi zhvilluar reflekton vizionin e këtij aeroporti, i cili, duke parë drejt së ardhmes, po adopton një platformë digjitale të aftë të mbështesë në mënyrë efektive dhe të vazhdueshme përmirësimin operacional. Me shumë kënaqësi dhe entuziazëm kemi nisur këtë bashkëpunim, i cili do të përfshijë një kalendar intensiv aktivitetesh mes Venecias dhe Tiranës, me synimin për të vënë në zbatim modulet e para të sistemit të ri të menaxhimit deri në muajin qershor, në përputhje me pikun e sezonit veror të fluturimeve.”

Nga ana tjeter Piervittorio Farabbi, Drejtor i Operacioneve në TIA shtoi:

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka përzgjedhur NAITEC për zbatimin e një sistemi modern të menaxhimit të aeroportit (AMS), nxitur dhe nga rritja e lartë e trafikut ajror dhe me pritshmërinë për të arritur në 13 milionë pasagjerë në vitin 2026.

TIA — nën investimin e grupit Kastrati — po avancon drejt zgjidhjeve të integruara për të optimizuar operacionet dhe për të siguruar përdorimin efikas të aseteve aeroportuale.

Ekipi teknik i NAITEC ka nisur tashmë instalimin në terren, ndërsa zhvillimi do të vijojë në disa faza duke mbuluar të gjitha aspektet operacionale.

TIA mbetet e përkushtuar ndaj inovacionit dhe ruajtjes së standardeve të larta të shërbimit dhe komoditetit për pasagjerët. Synimi ynë është të jemi një aeroport lider në efikasitet dhe cilësi shërbimi për klientët dhe pasagjerët tanë.”

Rreth NAITEC

Për më shumë se tridhjetë vite, Naitec ka ofruar zgjidhje digjitale moderne për sektorin aeroportual. Shumë aeroporte italiane dhe ndërkombëtare kanë zgjedhur zgjidhjet e saj për të përmirësuar menaxhimin operacional të strukturave të tyre. Kompania ka synuar gjithmonë të garantojë standarde të larta cilësie, besueshmërie dhe sigurie gjatë gjithë ciklit jetësor të produkteve të saj, nga zhvillimi deri te dorëzimi dhe mirëmbajtja e vazhdueshme.

Naitec është pjesë e SAVE Group, një nga grupet lider të aeroporteve në Itali, i cili menaxhon North-East Airport Hub (Venecia, Treviso, Brescia) dhe aeroportin belg të Charleroi-t.

Falë ekspertizës së saj, zgjidhjeve modulare dhe fokusit të fortë te shërbimi, Naitec mbështet digjitalizimin e proceseve aeroportuale, duke garantuar implementim të shpejtë dhe efikasitet operacional.

Rreth AEROPORTIT NDËRKOMBËTAR TË TIRANËS (TIA):
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) është porta kryesore ajrore e Shqipërisë dhe aeroporti më i madh në Ballkanin Perëndimor. Drejtuar nga Grupi Kastrati, TIA ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm në vitet e fundit falë investimeve të gjera në infrastrukturë dhe përmirësimeve teknologjike. Sot, aeroporti ofron shërbime të avancuara për pasagjerët, kapacitete të rritura dhe ambiente moderne që plotësojnë kërkesën gjithnjë në rritje për udhëtime.

Etiketat: naitectia
Artikulli para

Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cigaret

Artikulli pas

Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Euro në minimum historik, këmbehet më pak se 91.30 lekë

14 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Kryesore

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina

14 Tetor, 2026
Katari ndërpret prodhimin, rritet me 45% çmimi i gazit në tregjet europiane
Ekonomi

Gazi në Europë shtrenjtohet mbi 150%, çmimet në kulmin e gati katër viteve. Alarm për rezervat para dimrit

14 Tetor, 2026
Shpërthim aksidentesh në Tiranë, Policia Rrugore e fokusuar te gjobat dhe jo te siguria
Aktualitet

Aksidentet, dita dhe fasha orare më e rrezikshme: Të dhënat e tre viteve japin një tablo të qartë

14 Tetor, 2026
Çimkat pushtojnë avionin gjigant dhe pickojnë pasagjerët, kompania e nxjerr nga shërbimi
Aviacion

Çimkat pushtojnë avionin gjigant dhe pickojnë pasagjerët, kompania e nxjerr nga shërbimi

14 Tetor, 2026
A po e shfrytëzon Ervin Demo protestën për të larë duart me Skënder Hitën? Mesazhet e mbrëmshme dhe përplasja pas kuintave
Aktualitet

A po e shfrytëzon Ervin Demo protestën për të larë duart me Skënder Hitën? Mesazhet e mbrëmshme dhe përplasja pas kuintave

14 Tetor, 2026
Artikulli pas
Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë

Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë

Të Përzgjedhura

Rama thotë se Ministria e Jashtme është një dështim i madh
Aktualitet

Rama thotë se Ministria e Jashtme është një dështim i madh

Nga SkyWeb
16 Janar, 2026
0

Pas 12 vitesh në krye të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka pranuar publikisht se Ministria e Punëve të Jashtme përbën...

Lexo të plotë
Një makinë me hidrogjen vendos rekordin e ri për shpejtësinë e automjeteve

Një makinë me hidrogjen vendos rekordin e ri për shpejtësinë e automjeteve

12 Gusht, 2026
Sigurimi i nxënësve, kujdesi që çdo prind meriton për fëmijën e tij

Sigurimi i nxënësve, kujdesi që çdo prind meriton për fëmijën e tij

26 Shtator, 2025
Sa e rëndë do të jetë kriza e karburanteve për aviacionin civil në Europë

Sa e rëndë do të jetë kriza e karburanteve për aviacionin civil në Europë

7 Prill, 2026
A mund të bëjë truri dy gjëra njëkohësisht? Studimi i ri rrëzon mitin

A mund të bëjë truri dy gjëra njëkohësisht? Studimi i ri rrëzon mitin

12 Qershor, 2026

Të Fundit

Pozicioni i gabuar i krahut gjatë matjes së tensionit mund të japë rezultate të pasakta

Pozicioni i gabuar i krahut gjatë matjes së tensionit mund të japë rezultate të pasakta

14 Tetor, 2026
Hiqen pragjet e investimit, propozohen kontrata 20-vjeçare për fermat e peshkut

Hiqen pragjet e investimit, propozohen kontrata 20-vjeçare për fermat e peshkut

14 Tetor, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

Presidenti thirrje protestuesve dhe policisë: Kushtetuta dhe ligji janë kufiri për të gjithë

14 Tetor, 2026
Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

14 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr