• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Si ndikon kafeja te stresi, ankthi dhe përqendrimi

Editor Nga Editor
19 Maj, 2026
në Shëndet
A A
Si ndikon kafeja te stresi, ankthi dhe përqendrimi
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kafja e mëngjesit mund të bëjë shumë më tepër për trurin dhe trupin tuaj sesa mendoni dhe jo vetëm për shkak të kafeinës.

Një studim i ri i publikuar në revistën Nature Communications nga studiues të University College Cork zbuloi se konsumimi i rregullt i kafesë ka fuqinë të ndryshojë mikrobiomën e zorrëve, gjë që mund të ndikojë si në humor ashtu edhe në performancën njohëse. Më e rëndësishmja, shumë nga këto efekte shfaqen si te kafeja me kafeinë ashtu edhe te ajo pa kafeinë.

Studimi ndoqi 62 të rritur të shëndetshëm, të moshës 30 deri në 50 vjeç, të ndarë në mënyrë të barabartë mes konsumuesve të rregullt të kafesë (tre deri në pesë filxhanë në ditë) dhe personave që nuk pinin fare kafe. Në fillim të studimit, të dy grupet ishin pothuajse identike për sa i përket peshës trupore, tensionit të gjakut, stresit, ankthit dhe cilësisë së gjumit. Por mikrobioma e zorrëve tregonte qartë zakonet e tyre me kafenë.

Studiuesit zbuluan se konsumuesit e kafesë kishin nivele më të larta të disa llojeve specifike bakteresh, përfshirë Cryptobacterium dhe Eggerthella, si dhe nivele më të ulëta të disa përbërjeve neuroaktive, përfshirë GABA dhe acidin indole-3-propionik, një metabolit që studime më të fundit e kanë lidhur me mbrojtjen njohëse tek të moshuarit.

Më pas, studiuesit u kërkuan të gjithë konsumuesve të kafesë të ndalonin pirjen e saj për dy javë, përpara se ta rikthenin sërish në dietë. Gjysma morën kafe me kafeinë dhe gjysma kafe pa kafeinë, pa e ditur se cilën po konsumonin. Pas një periudhe tjetër trejavore, të dy grupet shfaqën ulje të stresit, depresionit dhe impulsivitetit. Të dy grupet përjetuan gjithashtu përmirësime të humorit dhe ndryshime në mikrobiomën e zorrëve të lidhura me konsumimin e kafesë, duke treguar se organizmi reagon ndaj vetë kafesë dhe jo vetëm ndaj kafeinës.

Megjithatë, kafeina pati ndikim në disa tregues të shëndetit mendor. Studiuesit zbuluan se grupi që konsumoi kafe me kafeinë pati ulje të ankthit, stresit psikologjik dhe tensionit të gjakut, si dhe përmirësim të përqendrimit. Ndërkohë, grupi që konsumoi kafe pa kafeinë përfitoi nga përmirësimi i cilësisë së gjumit, rritja e aktivitetit fizik dhe përmirësimi i kujtesës. /skyweb.al

Etiketat: kafeja
Artikulli para

Kriza godet Airbus, gjiganti i aviacionit ul shpenzimet për mijëra punonjës

Artikulli pas

Historia e pabesueshme e termostatit fake në kabinën e avionit të Presidentit të SHBA-së Lyndon Johnson

Editor

Editor

Nga Kategoria

OKB ngre alarmin: Kimikatet në produktet e përditshme çrregullojne hormonet, rrezik serioz për shëndetin
Shëndet

OKB ngre alarmin: Kimikatet në produktet e përditshme çrregullojne hormonet, rrezik serioz për shëndetin

18 Nëntor, 2026
Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele
Ekonomi

Gati ligji për njohjen automatike të diplomave të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në BE! 

18 Nëntor, 2026
Paradoksi i industrisë së duhanit: Kompanitë rrisin fitimet edhe pse miliona duhanpirës po heqin dorë
Kryesore

Ndryshojne paketat e cigareve, s’ka tym duhani deri 10 metra larg shkollave dhe spitaleve

18 Nëntor, 2026
Shqipëria ndalon me ligj cigaret elektronike “vapes” dhe qeset me nikotinë, kur nis bllokimi: Rregulla të reja mbi duhanpirjen
Ekonomi

Shqipëria ndalon me ligj cigaret elektronike “vapes” dhe qeset me nikotinë, kur nis bllokimi: Rregulla të reja mbi duhanpirjen

18 Nëntor, 2026
Mjekët pa alternativa trajtimi: Mbi 35 mijë të vdekur çdo vit në Europë nga rezistenca ndaj antibiotikëve
Shëndet

Mjekët pa alternativa trajtimi: Mbi 35 mijë të vdekur çdo vit në Europë nga rezistenca ndaj antibiotikëve

18 Nëntor, 2026
OBSH: Konsumimi i duhanit te gratë dhe vajzat në Evropë mbetet shqetësues
Shëndet

OBSH: Konsumimi i duhanit te gratë dhe vajzat në Evropë mbetet shqetësues

17 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Historia e pabesueshme e termostatit fake në kabinën e avionit të Presidentit të SHBA-së Lyndon Johnson

Historia e pabesueshme e termostatit fake në kabinën e avionit të Presidentit të SHBA-së Lyndon Johnson

Të Përzgjedhura

Kromi i Bulqizës në gjurmët e ARMO-s, turqit e lenë kolateral në banka, po nëse nuk paguhet kredia?
Ekonomi

Minierat e braktisura rrezikojnë seriozisht shëndetin e qytetarëve, ligji i ri cakton detyrime të forta për pronarët

Nga SkyWeb
27 Tetor, 2026
0

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pranon se objektet e mbetjeve minerare të mbyllura dhe të braktisura në Shqipëri paraqesin rreziqe...

Lexo të plotë
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Nuk zgjat as 24 orë gëzimi i shqiptarëve, Bordi shtrenjton sërish karburantet

8 Tetor, 2026
Qeveria bën gati taksën e re mbi karburantet që do të paguhet nga çdo shqiptar

Qeveria bën gati taksën e re mbi karburantet që do të paguhet nga çdo shqiptar

6 Tetor, 2025
Policia hap tenderin e radhës SEKRET: 1 milion euro për databazën

Policia hap tenderin e radhës SEKRET: 1 milion euro për databazën

3 Mars, 2026
Himara sërish pa energji, ku shkuan 20 milionë eurot e investuara për rrjetin…?

Himara sërish pa energji, ku shkuan 20 milionë eurot e investuara për rrjetin…?

25 Gusht, 2025

Të Fundit

OKB ngre alarmin: Kimikatet në produktet e përditshme çrregullojne hormonet, rrezik serioz për shëndetin

OKB ngre alarmin: Kimikatet në produktet e përditshme çrregullojne hormonet, rrezik serioz për shëndetin

18 Nëntor, 2026
Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele

Gati ligji për njohjen automatike të diplomave të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në BE! 

18 Nëntor, 2026
Paradoksi i industrisë së duhanit: Kompanitë rrisin fitimet edhe pse miliona duhanpirës po heqin dorë

Ndryshojne paketat e cigareve, s’ka tym duhani deri 10 metra larg shkollave dhe spitaleve

18 Nëntor, 2026
Shqipëria ndalon me ligj cigaret elektronike “vapes” dhe qeset me nikotinë, kur nis bllokimi: Rregulla të reja mbi duhanpirjen

Shqipëria ndalon me ligj cigaret elektronike “vapes” dhe qeset me nikotinë, kur nis bllokimi: Rregulla të reja mbi duhanpirjen

18 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr