• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 16 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Ka nisur çmontimi i gjigantëve të ajrit, pse dështoi Airbus A380

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Maj, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
0
Ka nisur çmontimi i gjigantëve të ajrit, pse dështoi Airbus A380
Share on FacebookShare on WhatsApp

Airbus A380 u mendua si avioni që do të dominonte qiellin për dekada, por ndryshimi i mënyrës së udhëtimit ajror e ktheu gradualisht në një nga projektet më të kushtueshme dhe më pak fitimprurëse të industrisë së aviacionit.

Kur Airbus nisi projektimin e A380 në vitet ’90 dhe fillim të viteve 2000, logjika e tregut ishte e qartë: miliona pasagjerë do të kalonin përmes aeroporteve gjigante ndërkombëtare, të njohura si “hub”, si Dubai, Londra, Parisi apo Frankfurti.

Ideja ishte që pasagjerët të fluturonin fillimisht nga aeroportet e vogla drejt këtyre qendrave të mëdha dhe më pas të shpërndaheshin në destinacionet finale.

Pikërisht për këtë arsye u krijua A380, një “superjumbo” me dy kate, i aftë të transportonte mbi 500 pasagjerë në një fluturim të vetëm.

Por ndërkohë që Airbus po investonte miliarda euro në avionin gjigant, industria nisi të ndryshonte drejtim.

Në të njëjtën periudhë lulëzoi modeli i ri i fluturimeve “point to point”, ku linjat ajrore filluan të preferonin lidhje direkte mes aeroporteve më të vogla dhe jo më tranzite të detyruara përmes hub-eve të mëdha.

Në vend që një pasagjer të fluturonte për shembull Tiranë–Romë–Treviso, kompanitë nisën të kërkonin mënyra për të ofruar fluturime më direkte, më të shpeshta dhe me avionë më të vegjël, por shumë më ekonomikë duke hapur linjat direkte.

Kjo filozofi e re u ndihmua nga zhvillimi i avionëve modernë me dy motorë si Boeing 787 Dreamliner dhe Airbus A350, të cilët konsumonin më pak karburant, kishin kosto më të ulëta mirëmbajtjeje dhe mund të operonin me fitim edhe me më pak pasagjerë.

Ndërsa A380 kishte nevojë për aeroporte të përshtatura, porta speciale dhe mbushje pothuajse totale për të qenë ekonomikisht i leverdishëm.

Në praktikë, modeli “hub and spoke”, mbi të cilin u ndërtua filozofia e A380, nisi të humbiste terren përballë fleksibilitetit të fluturimeve direkte.

Shumë kompani ajrore nuk arritën ta justifikonin ekonomikisht përdorimin e avionit gjigant, sidomos në periudha me kërkesë të paqëndrueshme.

Programi mbeti i mbështetur kryesisht nga Emirates, e cila ndërtoi një pjesë të madhe të modelit të saj të biznesit pikërisht mbi tranzitin përmes Dubait.

Pandemia e COVID-19 i dha goditjen finale modelit të avionëve gjigantë, pasi linjat ajrore kërkuan më shumë fleksibilitet dhe më pak rrezik financiar.

Megjithatë, për pasagjerët, A380 mbetet ende një nga avionët më të rehatshëm dhe më të pëlqyer ndonjëherë, falë qetësisë në fluturim, hapësirës së madhe dhe eksperiencës luksoze që ofron. /skyweb.al

Etiketat: airbus a380
Artikulli para

“Perla” e Jonit, Dhërmiu tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

Artikulli pas

Rritet me 26 për qind numri i ultra të pasurve në Europë, sa ka Shqipëria

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pilotët e Lufthansa në grevë, anulohen qindra fluturime
Aviacion

Karburanti dhe grevat e stafit përgjysmojnë fitimet e Lufthansa-s

16 Gusht, 2026
Karburantet, sa kushton me çmimet e reja mbushja e një serbatori me naftë
Ekonomi

Kriza e strehimit në Shqipëri/ Apartamente ka “sa të duash”, por me çmime stratosferike

16 Gusht, 2026
Plazhi shqiptar mes 10 plazheve të Europës ku duhet shkuar patjetër
Ekonomi

Plazhi shqiptar mes 10 plazheve të Europës ku duhet shkuar patjetër

15 Gusht, 2026
Temperaturat e larta i kushtojnë Europës 180 mld euro
Ekonomi

Temperaturat e larta i kushtojnë Europës 180 mld euro

15 Gusht, 2026
Forcohet ligji për kamatëvonesat në transaksionet tregtare. Përafrim me BE, synohet disiplinim financiar në ekonomi
Aktualitet

Kujdes nga SMS-të! Mashtruesit kërkojnë të vjedhin të dhënat dhe paratë tuaja

15 Gusht, 2026
Situata e zjarreve në Shqipëri, BE gati të ndërhyjë
Aktualitet

Situata e zjarreve në Shqipëri, BE gati të ndërhyjë

15 Gusht, 2026
Artikulli pas
Rritet me 26 për qind numri i ultra të pasurve në Europë, sa ka Shqipëria

Rritet me 26 për qind numri i ultra të pasurve në Europë, sa ka Shqipëria

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shqipëria nis aplikimin e tarifave për turistët që marrin shërbim në spitale publike
Kryesore

Shqipëria nis aplikimin e tarifave për turistët që marrin shërbim në spitale publike

Nga SkyWeb
11 Korrik, 2026
0

Rritja e fortë e fluksit turistik në Shqipëri ka shtuar presionin edhe mbi shërbimet publike, përfshirë sistemin shëndetësor. Gjatë sezonit...

Lexo të plotë
A mund ta ndërpresë Trump tregtinë me Spanjën? Çfarë nënkupton realisht kërcënimi i tij

A mund ta ndërpresë Trump tregtinë me Spanjën? Çfarë nënkupton realisht kërcënimi i tij

8 Korrik, 2026
AKSHI pezullon tenderin 5 milionë euro të internetit

MC Networking, Abissnet, Digicom dhe ATU fitojnë tenderin e madh të internetit për institucionet

28 Janar, 2026
Emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës ulin lindjet me 35% në një dekadë

Emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës ulin lindjet me 35% në një dekadë

15 Mars, 2026
“National Geographic”: Liqeni i Ohrit, perla e fshehur evropiane mes historisë së lashtë dhe bukurive natyrore

“National Geographic”: Liqeni i Ohrit, perla e fshehur evropiane mes historisë së lashtë dhe bukurive natyrore

24 Qershor, 2026

Të Fundit

Pilotët e Lufthansa në grevë, anulohen qindra fluturime

Karburanti dhe grevat e stafit përgjysmojnë fitimet e Lufthansa-s

16 Gusht, 2026
Energjia diellore po mban në këmbë rrjetin e Europës gjatë vapës, por problemi nis pas perëndimit

Energjia diellore po mban në këmbë rrjetin e Europës gjatë vapës, por problemi nis pas perëndimit

16 Gusht, 2026
Paga të çmendura, garë mes miliarderëve për punësimin e shefave të kuzhinës

Paga të çmendura, garë mes miliarderëve për punësimin e shefave të kuzhinës

16 Gusht, 2026
Karburantet, sa kushton me çmimet e reja mbushja e një serbatori me naftë

Kriza e strehimit në Shqipëri/ Apartamente ka “sa të duash”, por me çmime stratosferike

16 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr