• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 18 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Korrik, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria shqiptare pritet të shpallë brenda pak ditësh çmimet e reja të referencës për pronat, ndërkohë që një ndryshim i rëndësishëm do të prekë taksimin e pasurive të paluajtshme. Kryeministri Edi Rama deklaroi se për herë të parë, taksa për shtëpinë e dytë do të jetë më e lartë se ajo për banesën e parë, duke sjellë një risi në mënyrën e aplikimit të tatimit mbi pronën.

“Punë ditësh ose javësh do të dalin çmimet e reja të referencës. Ato do të kenë edhe një element të ri: taksa për shtëpinë e dytë do jetë më e madhe sesa për shtëpinë e parë. Kështu që bashkitë, sidomos ato të bregdetit, do të kenë një të ardhur të shtuar nga ky proces, pasi shumë njerëz në bregdet kanë shtëpi të dyta,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se rritja e çmimeve të referencës do të sjellë gjithashtu një efekt të drejtpërdrejtë në buxhetet vendore, duke rritur të ardhurat nga tatimi mbi pronën për bashkitë që menaxhojnë mirë këtë taksë. “Kush do ta menaxhojë mirë taksën e pasurisë, do të ketë të ardhura shumë më të mëdha, sepse ajo është baza kryesore në të gjithë bashkitë e botës,” theksoi kryeministri.

Nga ana tjetër, Rama ngriti shqetësimin për vendosjen e taksave lokale të konsideruara si eksesive në disa bashki. Ai përmendi raste konkrete të taksave mbi tavolina të bizneseve të vogla, apo mbi investitorët në miniera dhe energji, duke i cilësuar si “të çuditshme” dhe të papërshtatshme. Sipas tij, kjo situatë kërkon një ndërhyrje nga Ministria e Financave për të krijuar një udhërrëfyes të qartë dhe të arsyeshëm për taksimin vendor.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, në një deklaratë të mëvonshme sqaroi se përveç çmimeve të reja të referencës, do të prezantohet edhe një proces i ri i rivlerësimit të pronave. “Vlera e pronave është rritur rreth 26%. Kjo rritje do të përkthehet në të ardhura më të mëdha për bashkitë. Taksa e pronës është një nga taksat më të rëndësishme në bashkitë e Europës dhe duhet të zërë të njëjtën peshë edhe në vendin tonë,” tha Malaj.

Ai shtoi se rivlerësimi i pronave do të ofrohet me një normë tatimore të reduktuar, duke i dhënë mundësi qytetarëve të harmonizojnë vlerën reale të pronave me regjistrimet aktuale. “Krahas vlerës së re të pronave të tyre, qytetarët do të mund të bëjnë edhe rivlerësimin e pronave që kanë aktualisht,” përfundoi ministri.

Ky ndryshim pritet të ndikojë ndjeshëm tregun e pasurive të paluajtshme dhe sistemin e financave vendore, veçanërisht në zonat urbane dhe bregdetare ku numri i pronave të dyta është në rritje./skyweb.al

Artikulli para

BSH i hap rrugën kreditimit koncesioneve, zbuten kufizimet rregullatore

Artikulli pas

Problemet me motorët dhe humbjet, Wizz Air ndërpret fluturimet Abu Dhabi-Tiranë dhe shumë të tjera

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta
Aktualitet

TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta

17 Tetor, 2026
Ngec tenderi i madh i internetit të AKSHI-t, vijon saga e bllokimeve përmes ankimimeve në KPP
Ekonomi

Shqipëria ka kosto relativisht të përballueshme në raport me të ardhurat dhe në rajon

17 Tetor, 2026
Më pak vite për të arritur në krye, si po e ndryshon AI karrierën e brezit të ri
Ekonomi

Më pak vite për të arritur në krye, si po e ndryshon AI karrierën e brezit të ri

17 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në funksionalitet të plotë!
Aviacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në funksionalitet të plotë!

17 Tetor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Euro e mbylli javën në kufirin jetik, nuk ndal rënien as dollari

17 Tetor, 2026
Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat
Aktualitet

Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat

17 Tetor, 2026
Artikulli pas
Problemet me motorët dhe humbjet, Wizz Air ndërpret fluturimet Abu Dhabi-Tiranë dhe shumë të tjera

Problemet me motorët dhe humbjet, Wizz Air ndërpret fluturimet Abu Dhabi-Tiranë dhe shumë të tjera

Të Përzgjedhura

Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve
Aktualitet

Qeveria miraton shpërblimet e fundvitit për pensionistët, sa merr secila kategori

Nga SkyWeb
26 Nëntor, 2025
0

Qeveria ka miratuar shpërblimin e fundvitit për pensionistët, duke vendosur dy nivele bonusi 15 mijë lekë dhe 10 mijë lekë,...

Lexo të plotë
Çfarë kërkon qiraxhesha (sipas Ramës) Linda Karçanaj në zyrën private të Ergys Agasit?

Mirlinda Karçanaj ka një shpjegim të çuditshëm për videon në zyrën e Ergys Agasit

14 Maj, 2026
“Ka problem motorri”, piloti “shokon” udhëtarët në ajër

“Ka problem motorri”, piloti “shokon” udhëtarët në ajër

2 Tetor, 2025
Trendi gjatë pandemisë, a po rrezikojnë kompanitë me rikthimin e punonjësve në zyrë?

Trendi gjatë pandemisë, a po rrezikojnë kompanitë me rikthimin e punonjësve në zyrë?

9 Korrik, 2025
Tarifat e Trump, çmimi i një iPhone deri në 3 000 dollar?

Tarifat e Trump, çmimi i një iPhone deri në 3 000 dollar?

9 Prill, 2025

Të Fundit

Forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë

Forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë

17 Tetor, 2026
TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta

TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta

17 Tetor, 2026
Tesla synon qiellin: A do t’i rrisë shitjet dhe aksionet makina fluturuese e Musk?

Tesla synon qiellin: A do t’i rrisë shitjet dhe aksionet makina fluturuese e Musk?

17 Tetor, 2026
Meshkujt po shpenzojnë më shumë se femrat për Botox

Meshkujt po shpenzojnë më shumë se femrat për Botox

17 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr