• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 30 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Bunkerizohet Banka e Shqipërisë: S’ka pranga për Guvernatorin, pagat i vendosin si dhe kur të duan

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Tetor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Sejko: Zhvillimi i Inteligjencës Artificiale, sfidë e re për sistemin financiar
Share on FacebookShare on WhatsApp
Banka e Shqipërisë po kthehet në një institucion gjithnjë e më të vështirë për t’u monitoruar nga jashtë në kuadër të transparencës, ndërsa ligji i ri i miratuar nga Kuvendi i jep Guvernatorit mbrojtje të posaçme nga arrestimi, kufizon kompetencat e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe zgjeron autonominë në përcaktimin e pagave.

E gjithë kjo ndodh në një kohë kur institucioni i drejtuar nga Gent Sejko është përballur me pikëpyetje serioze mbi rolin e tij mbikëqyrës në skandalin e mikrokredive, për të cilin SPAK ka zhvilluar hetime ndaj subjekteve financiare dhe ka shqyrtuar edhe përgjegjësitë e mundshme të zyrtarëve të bankës qendrore. SPAK ndërkohë ka sekuestruar ceularë dhe laoptopë dhe vijon hetimet për mikrokreditë.

Me 84 vota pro, Kuvendi miratoi të enjten ligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, duke i dhënë institucionit një mbrojtje më të fortë përballë mekanizmave të kontrollit shtetëror.

Ndryshimi më i fortë lidhet me Guvernatorin, i cili nuk mund të arrestohet, të privohet nga liria përmes masave shtrënguese apo t’i nënshtrohet kontrollit personal dhe të banesës për vepra penale që lidhen me ushtrimin e detyrës.

Në raste të tilla, prokuroria nuk mund të zbatojë drejtpërdrejt masa shtrënguese, ndërsa Kuvendit i jepet rol në verifikimin e lidhjes së veprës penale me funksionin e Guvernatorit.

Kjo mbrojtje nuk e përjashton Guvernatorin nga hetimi penal, por vendos pengesa shtesë procedurale për arrestimin dhe kontrollet ndaj tij.

Madje, gjatë shqyrtimit të kërkesës në Parlament, Guvernatori do të vazhdojë të ushtrojë funksionin pa kufizime.

Ky ndryshim merr rëndësi të veçantë në kontekstin e skandalit të mikrokredive, ku mijëra qytetarë janë përballur me skema të dyshuara mashtrimi, sekuestrime pronash dhe detyrime financiare të shumëfishuara.

Në vitin 2024, Gjykata e Posaçme kërkoi vijimin e hetimeve lidhur me rolin e Guvernatorit Gent Sejko dhe të Bankës së Shqipërisë në këtë çështje, duke mos pranuar mbylljen e tyre në atë fazë.

Ndërkohë, në shkurt 2026, dosja e mikrokredive u kthye sërish nga GJKKO për plotësim hetimesh.

Paga faraonësh

Një tjetër element që ngre pikëpyetje mbi transparencën dhe kontrollin e jashtëm lidhet me pagat dhe shpërblimet e drejtuesve të Bankës së Shqipërisë.

Me ligjin e ri, institucioni do t’i përcaktojë vetë politikat e pagave, në mënyrë të pavarur nga sistemi i shpërblimeve të administratës publike.

Këshilli Mbikëqyrës, me propozim të Guvernatorit, do të vendosë mbi pagat, shtesat dhe përfitimet e tjera financiare.

Për më tepër, pagat bazë do të rriten çdo vit sipas inflacionit, ndërsa ligji ndalon uljen e pagave dhe përfitimeve financiare të personelit dhe anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës.

Kështu, drejtuesit e Bankës së Shqipërisë do të kenë liri të zgjeruar në përcaktimin e shpërblimeve, pa iu nënshtruar kufijve të zakonshëm të administratës shtetërore.

Kufizohet KLSH 

Paralelisht, kufizohen edhe kompetencat e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

KLSH do të mund të auditojë veprimtarinë administrative, shpenzimet për pajisje, shërbimet mbështetëse dhe burimet njerëzore, por nuk do të ketë kompetencë të vlerësojë vendimet e politikës monetare, administrimin e rezervës valutore dhe një pjesë të operacioneve financiare.

Kufizimi i kontrollit nga auditi shtetëror vjen pikërisht në një periudhë kur përgjegjshmëria e institucioneve financiare është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të skandalit të mikrokredive.

Qeveria nuk pezullon dot anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës

Ndryshimet shkojnë edhe më tej, duke i hequr qeverisë të drejtën për të pezulluar anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës dhe për të propozuar shkarkimin e tyre.

Sipas ligjit të ri, propozimi për shkarkimin e një anëtari përpara përfundimit të mandatit do të vijë nga vetë Këshilli Mbikëqyrës, ndërsa vendimin përfundimtar e merr Kuvendi.

Kjo do të thotë se edhe mekanizmi i largimit të drejtuesve bëhet më i varur nga vendimmarrja brenda vetë institucionit.

Ligji ruan postin e Inspektorit të Përgjithshëm, pavarësisht propozimit fillestar për eliminimin e tij, ndërsa parashikon që anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të qëndrojnë në detyrë deri në gjashtë muaj pas përfundimit të mandatit. /skyweb.al

Etiketat: banka e shqiperiseGent sejko
Artikulli para

Qeveria parashikon 20 mln euro taksa nga bastet, por “rruga” fiton më shumë: Kush e kontrollon (dhe toleron) tregun ilegal?

Artikulli pas

Binance bllokon tërheqjet dhe depozitat, frikë në tregun e kriptovalutave

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shqipëria, më shumë para për armë se sa për arsim
Ekonomi

Shqipëria, më shumë para për armë se sa për arsim

30 Tetor, 2026
Incenerator s’ka, por qeveria i ndan 10 mln euro për 2027 atij që supozohet se ekziston në Tiranë
Ekonomi

Incenerator s’ka, por qeveria i ndan 10 mln euro për 2027 atij që supozohet se ekziston në Tiranë

30 Tetor, 2026
Rruga e Arbrit, 3.36 miliardë lekë të tjera në 2027, merr një të tretën e fondit për PPP-të
Ekonomi

Rruga e Arbrit, 3.36 miliardë lekë të tjera në 2027, merr një të tretën e fondit për PPP-të

30 Tetor, 2026
Çmimi i naftës bie ndjeshëm, pas deklaratës së Trump për “armëpushim energjitik” mes Rusisë dhe Ukrainës
Ekonomi

Rritet sërish çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, pas shqetësimeve për sulm të ri amerikan ndaj Iranit

30 Tetor, 2026
Bitcoin drejt 600 mijë dollarëve? Analisti që parashikoi rënien e vitit 2018 pret një rritje historike
Ekonomi

Binance bllokon tërheqjet dhe depozitat, frikë në tregun e kriptovalutave

30 Tetor, 2026
Qeveria parashikon 20 mln euro taksa nga bastet, por “rruga” fiton më shumë: Kush e kontrollon (dhe toleron) tregun ilegal?
Ekonomi

Qeveria parashikon 20 mln euro taksa nga bastet, por “rruga” fiton më shumë: Kush e kontrollon (dhe toleron) tregun ilegal?

30 Tetor, 2026
Artikulli pas
Bitcoin drejt 600 mijë dollarëve? Analisti që parashikoi rënien e vitit 2018 pret një rritje historike

Binance bllokon tërheqjet dhe depozitat, frikë në tregun e kriptovalutave

Të Përzgjedhura

Operacioni “Illegal Trade”/ Procedohet Gjergji Hysi, pronari i dyqanit të njohur të markave luksoze Prive Brands
Aktualitet

Operacioni “Illegal Trade”/ Procedohet Gjergji Hysi, pronari i dyqanit të njohur të markave luksoze Prive Brands

Nga SkyWeb
18 Korrik, 2026
0

Policia e Tiranës finalizoi operacionin “Illegal Trade”, duke kontrolluar 8 subjekte që tregtonin produkte të markave luksoze. Mes 9 personave...

Lexo të plotë
Tha që do kthehej të përballej me drejtësinë/ Avokati Maks Haxhia: Ergys Agasi vetëm nëse është i çmendur të vijë

Tha që do kthehej të përballej me drejtësinë/ Avokati Maks Haxhia: Ergys Agasi vetëm nëse është i çmendur të vijë

13 Janar, 2026
Oqeanet arrijnë temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në gusht

Oqeanet arrijnë temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në gusht

24 Gusht, 2026
Pse të rinjtë po lënë “vape” dhe po i kthehen cigareve tradicionale

Pse të rinjtë po lënë “vape” dhe po i kthehen cigareve tradicionale

12 Janar, 2026
Bien aksionet, Apple rrezikon të humbë 500 miliardë dollarë

Bien aksionet, Apple rrezikon të humbë 500 miliardë dollarë

1 Gusht, 2026

Të Fundit

Shqipëria, më shumë para për armë se sa për arsim

Shqipëria, më shumë para për armë se sa për arsim

30 Tetor, 2026
Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

Veliaj shkarkon dy nënkryetatët e bashkisë, emëron një tjetër

30 Tetor, 2026
Incenerator s’ka, por qeveria i ndan 10 mln euro për 2027 atij që supozohet se ekziston në Tiranë

Incenerator s’ka, por qeveria i ndan 10 mln euro për 2027 atij që supozohet se ekziston në Tiranë

30 Tetor, 2026
Rruga e Arbrit, 3.36 miliardë lekë të tjera në 2027, merr një të tretën e fondit për PPP-të

Rruga e Arbrit, 3.36 miliardë lekë të tjera në 2027, merr një të tretën e fondit për PPP-të

30 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr