• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 30 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Qeveria parashikon 20 mln euro taksa nga bastet, por “rruga” fiton më shumë: Kush e kontrollon (dhe toleron) tregun ilegal?

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Tetor, 2026
në Ekonomi
A A
Qeveria parashikon 20 mln euro taksa nga bastet, por “rruga” fiton më shumë: Kush e kontrollon (dhe toleron) tregun ilegal?
Share on FacebookShare on WhatsApp
Qeveria ka parashikuar të arkëtojë rreth 20 milionë euro nga licencimi i kompanive të basteve sportive online gjatë vitit 2027, ndërkohë që tregu ilegal vijon të lulëzojë në të gjithë vendin, duke gjeneruar shuma të mëdha parash jashtë kontrollit të shtetit.

Sipas të dhënave të projektbuxhetit për vitin 2027, të ardhurat e parashikuara nga licencimi i operatorëve të basteve sportive arrijnë në 2 miliardë lekë, e njëjta shumë e planifikuar edhe për vitin 2026, e cila nuk u realizua për shkak të moslicencimit të kompanive.

Pa marrëveshje për “tortën”, Bastet e Call Center-at në kaos: Secili për vete, bilardot vendosin tabela për të shmangur goditjet e papritura të policisë

Edhe për vitin e ardhshëm, realizimi i këtyre të ardhurave mbetet i kushtëzuar nga nisja e procesit të licencimit, ndërsa vonesat mund të bëjnë që paratë e planifikuara të mos hyjnë sërish në buxhetin e shtetit.

Por ndërsa qeveria bën llogaritë për 20 milionë euro të ardhura vjetore, në terren vijon të funksionojë një treg i tërë bastesh të paligjshme, për të cilin burimet flasin për qarkullimin e miliona eurove në ditë.

Skyweb.al ka raportuar më herët gjerësisht mbi mënyrën se si funksionon ky treg ilegal, lidhjet e dyshuara me struktura që duhet ta luftojnë dhe përplasjet e fundit për kontrollin e tij.

Sipas burimeve të Skyweb.al, mungesa e një marrëveshjeje për ndarjen e “tortës” së ilegalitetit, ku përfshihen bastet sportive, call center-at mashtrues dhe aktivitete të ngjashme, ka shkaktuar kaos në një treg që deri më tani funksiononte si “orë zvicerjane”, falë koordinimit mes aktorëve që e kontrollonin.

“Stop! S’keni mbrojtje!” Urdhri që bllokoi ilegalitetin në Shqipëri. Si u pezulluan BASTET dhe Call Center-rat për 10 dite, “nëntoka” kërkon garanci

Situata mësohet se është ndërlikuar pas ndërhyrjes së një personazhi të fuqizuar së fundmi politikisht, i cili, sipas burimeve, ka kërkuar pjesën e tij në këtë treg fitimprurës.

Kjo ka tronditur marrëdhëniet ekzistuese dhe rolin e personazhit që deri më tani konsiderohej si “koordinatori” i aktiviteteve të paligjshme, duke sjellë fillimisht një ngrirje të basteve dhe call center-ave.

Por kjo situatë nuk zgjati shumë. Një pjesë e organizatorëve nisën të rihapin aktivitetin, duke marrë vetë përsipër rrezikun e goditjes nga policia dhe duke kërkuar mbrojtje individuale për zonat ku operojnë.

Burimet për Skyweb.al kanë treguar se disa lokale bastesh, të kamufluara si kafene apo bilardo, kanë nisur madje të vendosin tabela identifikuese, të cilat shërbejnë për të treguar se kush e kontrollon territorin.

Në këtë mënyrë, tregu që më parë funksiononte nën një koordinim të përgjithshëm ka kaluar në një fazë ku secili vepron për “kokën” e tij, duke kërkuar të sigurojë vazhdimësinë e aktivitetit dhe kontrollin mbi zonat përkatëse.

Ndërkohë, shteti vijon të presë licencimin e operatorëve të ligjshëm, nga të cilët ka planifikuar të mbledhë 2 miliardë lekë në vitin 2027.

Kontrasti mes të ardhurave që qeveria pret nga licencat dhe përmasave të tregut të paligjshëm ngre një pyetje thelbësore: kush po përfiton realisht nga zvarritja e formalizimit të basteve sportive?

Për sa kohë aktiviteti i ligjshëm mbetet i bllokuar, ndërsa rrjeti ilegal vijon të operojë dhe të qarkullojë shuma të konsiderueshme parash, përfituesit kryesorë mbeten ata që kontrollojnë këtë treg në terren.

Dhe ndërsa në buxhet regjistrohen vetëm parashikime për miliona euro të ardhura, beteja për ndarjen e “tortës” së basteve të paligjshme duket se vazhdon larg syve të publikut. /skyweb.al

Etiketat: bastetcall centerpaligjshmesportive
Artikulli para

Pas Kinës, frika e flluskës së AI kalon në Wall Street, zhduken 500 miliardë dollarë nga Google

Artikulli pas

Bunkerizohet Banka e Shqipërisë: S’ka pranga për Guvernatorin, pagat i vendosin si dhe kur të duan

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shqipëria, më shumë para për armë se sa për arsim
Ekonomi

Shqipëria, më shumë para për armë se sa për arsim

30 Tetor, 2026
Incenerator s’ka, por qeveria i ndan 10 mln euro për 2027 atij që supozohet se ekziston në Tiranë
Ekonomi

Incenerator s’ka, por qeveria i ndan 10 mln euro për 2027 atij që supozohet se ekziston në Tiranë

30 Tetor, 2026
Rruga e Arbrit, 3.36 miliardë lekë të tjera në 2027, merr një të tretën e fondit për PPP-të
Ekonomi

Rruga e Arbrit, 3.36 miliardë lekë të tjera në 2027, merr një të tretën e fondit për PPP-të

30 Tetor, 2026
Çmimi i naftës bie ndjeshëm, pas deklaratës së Trump për “armëpushim energjitik” mes Rusisë dhe Ukrainës
Ekonomi

Rritet sërish çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, pas shqetësimeve për sulm të ri amerikan ndaj Iranit

30 Tetor, 2026
Bitcoin drejt 600 mijë dollarëve? Analisti që parashikoi rënien e vitit 2018 pret një rritje historike
Ekonomi

Binance bllokon tërheqjet dhe depozitat, frikë në tregun e kriptovalutave

30 Tetor, 2026
Sejko: Zhvillimi i Inteligjencës Artificiale, sfidë e re për sistemin financiar
Ekonomi

Bunkerizohet Banka e Shqipërisë: S’ka pranga për Guvernatorin, pagat i vendosin si dhe kur të duan

30 Tetor, 2026
Artikulli pas
Sejko: Zhvillimi i Inteligjencës Artificiale, sfidë e re për sistemin financiar

Bunkerizohet Banka e Shqipërisë: S'ka pranga për Guvernatorin, pagat i vendosin si dhe kur të duan

Të Përzgjedhura

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit
Ekonomi

Ushqimet po prodhohen më shtrenjtë, çmimet e fabrikave mbeten 30% mbi vitin 2021

Nga SkyWeb
4 Shtator, 2026
0

Çmimet e prodhimit në Shqipëri vijojnë të qëndrojnë në nivele shumë më të larta krahasuar me vitin 2021, ndërsa industria...

Lexo të plotë
Airbus A321XLR sfidon gjigantët e qiellit duke shënuar një epokë të re në fluturimet e gjata

Airbus A321XLR sfidon gjigantët e qiellit duke shënuar një epokë të re në fluturimet e gjata

28 Korrik, 2025
Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi”

Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi”

11 Nëntor, 2025
Banka e Shqipërisë ka nevojë për pavarësi, jo për imunitet

Banka e Shqipërisë ka nevojë për pavarësi, jo për imunitet

18 Korrik, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional

TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional

18 Maj, 2026

Të Fundit

Shqipëria, më shumë para për armë se sa për arsim

Shqipëria, më shumë para për armë se sa për arsim

30 Tetor, 2026
Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

Veliaj shkarkon dy nënkryetatët e bashkisë, emëron një tjetër

30 Tetor, 2026
Incenerator s’ka, por qeveria i ndan 10 mln euro për 2027 atij që supozohet se ekziston në Tiranë

Incenerator s’ka, por qeveria i ndan 10 mln euro për 2027 atij që supozohet se ekziston në Tiranë

30 Tetor, 2026
Rruga e Arbrit, 3.36 miliardë lekë të tjera në 2027, merr një të tretën e fondit për PPP-të

Rruga e Arbrit, 3.36 miliardë lekë të tjera në 2027, merr një të tretën e fondit për PPP-të

30 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr