• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 30 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

LLOGARIA/ Sa kilometra duhet të bësh në vit për të përfituar nga ndryshimi i taksave të karburantit dhe makinave

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Tetor, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
LLOGARIA/ Sa kilometra duhet të bësh në vit për të përfituar nga ndryshimi i taksave të karburantit dhe makinave
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ndryshimi i taksimit të karburanteve dhe automjeteve, i propozuar nga qeveria për vitin 2027, nuk do të ketë të njëjtin efekt financiar për të gjithë drejtuesit e mjeteve. Ata që përdorin më shpesh makinën mund të kursejnë nga ulja e çmimit të naftës dhe benzinës, ndërsa pronarët që përshkojnë pak kilometra rrezikojnë të paguajnë më shumë për shkak të rritjes së taksës vjetore.

Por sa kilometra duhet të bëjë një automjet gjatë vitit që kursimi nga karburanti të kompensojë detyrimin shtesë të taksës?

Skyweb.al ka bërë një përllogaritje duke marrë si referencë një automjet që konsumon mesatarisht 7–8 litra karburant për 100 kilometra dhe që, sipas skemës së re, do të paguante rreth 6,000 lekë më shumë taksë vjetore.

Aktualisht, në çmimin e naftës dhe benzinës përfshihet taksa e qarkullimit prej 27 lekësh për litër. Heqja e saj, së bashku me efektin e TVSH-së aktuale prej 20%, përfaqëson një ulje teorike të çmimit prej 32.4 lekësh për litër.

LLOGARITE KËTU SA TË SHKOJNË TAKSAT E MAKINËS

Nga ana tjetër, qeveria propozon rritjen e taksimit vjetor të automjeteve, duke zhvendosur një pjesë të barrës fiskale nga konsumi i karburantit te zotërimi i mjetit.

Për shembull, nëse një automjet paguan aktualisht 6,000 lekë taksë vjetore dhe nga janari 2027 do të paguante 12,000 lekë, pronari i tij duhet të kursejë të paktën 6,000 lekë nga karburanti për të mos dalë me humbje nga ndryshimet.

Sipas përllogaritjeve, kjo shumë kompensohet pas konsumimit të rreth 185 litrave karburant, që për një makinë me konsum mesatar 7–8 litra për 100 kilometra përkthehet në afërsisht 2,300–2,650 kilometra në vit.

Kjo do të thotë se një drejtues që përshkon rreth 200 kilometra në muaj mund të arrijë të kompensojë rritjen e taksës, në varësi të konsumit të automjetit.

Për drejtuesit që bëjnë vetëm 2,000 kilometra në vit, llogaria është më pak e favorshme. Kursimi nga karburanti do të ishte rreth 4,500–5,200 lekë, pra më i ulët se detyrimi shtesë prej 6,000 lekësh.

Situata ndryshon për ata që përdorin rregullisht automjetin.

Me 5,000 kilometra në vit, kursimi nga karburanti përllogaritet në 11,300–13,000 lekë, duke krijuar një përfitim neto prej rreth 5,300–7,000 lekësh pas zbritjes së taksës shtesë.

Për një drejtues që përshkon 10,000 kilometra në vit, kursimi teorik nga karburanti arrin në 22,700–25,900 lekë.

Pas kompensimit të rritjes së taksës vjetore, përfitimi neto llogaritet në rreth 16,700–19,900 lekë.

Këto shifra janë orientuese dhe mbështeten në supozimin se heqja e taksës së qarkullimit reflektohet plotësisht në çmimin e karburantit.

Një tjetër element që duhet marrë parasysh është rritja e propozuar e TVSH-së standarde nga 20% në 21%, e cila do të zbusë efektin e uljes së çmimit.

Nëse një litër naftë kushton aktualisht 180 lekë, ulja teorike pas të dy ndryshimeve fiskale do të ishte rreth 31.2 lekë, duke e zhvendosur kufirin e kompensimit në afërsisht 2,400–2,750 kilometra në vit.

Për rrjedhojë, përfitimi nga reforma do të varet jo vetëm nga taksa e re e automjetit, por edhe nga intensiteti i përdorimit të tij dhe konsumi i karburantit.

Qytetarët mund të përdorin kalkulatorin e përgatitur nga Skyweb.al për të krahasuar detyrimin aktual me taksën e propozuar për vitin 2027 dhe për të vlerësuar sa mund të kursejnë nga ndryshimet fiskale. /skyweb.al

Etiketat: automjetetmakinanaftataksat
Artikulli para

Binance bllokon tërheqjet dhe depozitat, frikë në tregun e kriptovalutave

Artikulli pas

Kujt do t’i bëhen peshqesh toka, pyje e burime ujore? 59 Monumente Natyre drejt heqjes nga lista e mbrojtjes

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pas Kinës, frika e flluskës së AI kalon në Wall Street, zhduken 500 miliardë dollarë nga Google
Ekonomi

Pas Kinës, frika e flluskës së AI kalon në Wall Street, zhduken 500 miliardë dollarë nga Google

30 Tetor, 2026
Kujt do t’i bëhen peshqesh toka, pyje e burime ujore? 59 Monumente Natyre drejt heqjes nga lista e mbrojtjes
Aktualitet

Kujt do t’i bëhen peshqesh toka, pyje e burime ujore? 59 Monumente Natyre drejt heqjes nga lista e mbrojtjes

30 Tetor, 2026
Bitcoin drejt 600 mijë dollarëve? Analisti që parashikoi rënien e vitit 2018 pret një rritje historike
Ekonomi

Binance bllokon tërheqjet dhe depozitat, frikë në tregun e kriptovalutave

30 Tetor, 2026
U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës
Ekonomi

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

29 Tetor, 2026
Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë
Ekonomi

Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

29 Tetor, 2026
“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën
Ekonomi

“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

29 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kujt do t’i bëhen peshqesh toka, pyje e burime ujore? 59 Monumente Natyre drejt heqjes nga lista e mbrojtjes

Kujt do t'i bëhen peshqesh toka, pyje e burime ujore? 59 Monumente Natyre drejt heqjes nga lista e mbrojtjes

Të Përzgjedhura

Ulqini ndalon daljen me rroba banjo në rrugët e qytetit
Turizëm

Ulqini ndalon daljen me rroba banjo në rrugët e qytetit

Nga SkyWeb
19 Maj, 2026
0

Komuna e Ulqinit ka miratuar një rregullore të re që kufizon lëvizjen me rroba plazhi jashtë zonave bregdetare, në prag...

Lexo të plotë
Linja direkte Tiranë-New York, çmimi i biletës, avionët dhe sa do të zgjasë fluturimi, të gjitha DETAJET

Fluksi i turistëve, mbi 31 mijë fluturime nga dhe drejt Tiranës deri në fund të qershorit

31 Korrik, 2025
Autoriteti i Konkurrencës nis verifikimet në Korçë pas njoftimeve për shtrenjtim të bukës

Autoriteti i Konkurrencës nis verifikimet në Korçë pas njoftimeve për shtrenjtim të bukës

5 Mars, 2026
Nuk është vetëm mirësjellja, shkaku i vërtetë pse stjuardesat përshëndesin tek për tek pasagjerët teksa ata hipin  në avion

Nuk është vetëm mirësjellja, shkaku i vërtetë pse stjuardesat përshëndesin tek për tek pasagjerët teksa ata hipin në avion

14 Gusht, 2026
Sardenja jo si të tjerat, miratohen tavanët e çmimeve të biletave drejt Romës dhe Milanos, si funksionon për të huajt

Sardenja jo si të tjerat, miratohen tavanët e çmimeve të biletave drejt Romës dhe Milanos, si funksionon për të huajt

20 Gusht, 2025

Të Fundit

Pas Kinës, frika e flluskës së AI kalon në Wall Street, zhduken 500 miliardë dollarë nga Google

Pas Kinës, frika e flluskës së AI kalon në Wall Street, zhduken 500 miliardë dollarë nga Google

30 Tetor, 2026
Kujt do t’i bëhen peshqesh toka, pyje e burime ujore? 59 Monumente Natyre drejt heqjes nga lista e mbrojtjes

Kujt do t’i bëhen peshqesh toka, pyje e burime ujore? 59 Monumente Natyre drejt heqjes nga lista e mbrojtjes

30 Tetor, 2026
LLOGARIA/ Sa kilometra duhet të bësh në vit për të përfituar nga ndryshimi i taksave të karburantit dhe makinave

LLOGARIA/ Sa kilometra duhet të bësh në vit për të përfituar nga ndryshimi i taksave të karburantit dhe makinave

30 Tetor, 2026
Bitcoin drejt 600 mijë dollarëve? Analisti që parashikoi rënien e vitit 2018 pret një rritje historike

Binance bllokon tërheqjet dhe depozitat, frikë në tregun e kriptovalutave

30 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr