• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Sardenja jo si të tjerat, miratohen tavanët e çmimeve të biletave drejt Romës dhe Milanos, si funksionon për të huajt

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Gusht, 2025
në Aviacion
A A
Sardenja jo si të tjerat, miratohen tavanët e çmimeve të biletave drejt Romës dhe Milanos, si funksionon për të huajt
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria rajonale e Sardenjës ka miratuar skemën përfundimtare të “kontinuitetit territorial ajror”, një model i ri që synon të garantojë çmime të përballueshme të biletave për udhëtimet ajrore drejt dhe nga ishulli, duke i ardhur në ndihmë rezidentëve, studentëve, punonjësve dhe kategorive të tjera sociale.

Vendimi vjen pas mbledhjes së Konferencës së Shërbimeve të mbajtur më 11 gusht, e thirrur nga presidentja e Rajonit, Alessandra Todde, në prani të përfaqësuesve të Ministrisë italiane të Infrastrukturës dhe Transportit si dhe Agjencisë Kombëtare të Aviacionit Civil (ENAC).

Tashmë skema do t’i kalojë shqyrtimit të Komisionit parlamentar rajonal dhe më pas votimit në Këshillin rajonal, përpara se të firmoset nga ministri i Transportit, ç’ka do të hapë rrugë për shpalljen e garave ndërmjet kompanive ajrore.

Çfarë parashikon skema e re?

Modeli i ri shtrin fluturimet me tarifa të reduktuara nga aeroportet e Cagliari-t, Olbia-s dhe Alghero-s drejt Romës (Fiumicino) dhe Milanos (Linate), duke garantuar:

  • Bileta për rezidentët me tarifë rreth 30 euro për Romën dhe 44 euro për Milanon (pa taksa aeroportuale).

  • 4 fashë orare fluturimesh çdo ditë (nga ora 06:00 deri në 23:00), për të mundësuar udhëtime vajtje-ardhje brenda ditës.

  • Zgjerim të përfituesve, përveç rezidentëve, edhe për punonjës me bazë në ishull, studentë deri në 27 vjeç, sportistë, invalidë me shoqërues dhe të moshuar mbi 70 vjeç.

  • Tavan tarifash edhe për jo-rezidentët, që udhëtojnë shpesh për arsye familjare, shëndetësore apo pune në Sardenjë.

Presidentja Todde e konsideroi vendimin “hapin e fundit drejt një modeli më të drejtë dhe më të aksesueshëm të mobilitetit”, duke shtuar se “Sardenja nuk mund të mbetet ishull i shkëputur për shkak të çmimeve të kripura”.

Skema e re pritet të hyjë në fuqi menjëherë pas hyrjes në fuqi të dekretit të Ministrisë italiane të Transportit, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm në lidhjet ajrore të ishullit me pjesën tjetër të Italisë.

Përfitues direkt pritet të jenë qytetarët sardë, pendolarët, studentët dhe bizneset, të cilët prej kohësh kanë denoncuar koston e lartë të udhëtimeve. /ansa.it

Etiketat: Biletatcmimetmilanoromasardenja
Artikulli para

Profesionet e Lira kundër referencave të reja të pronave: Fryrje artificiale çmimesh dhe pastrim parash

Artikulli pas

Ermal Beqiri “kafshon” Gerond Meçen edhe te KLGJ, merr tenderin 10 mln euro me vëllanë e Gjiknurit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Air Transat rikthehet në Tiranë më 8 maj 2027, me frekuenca të shtuara gjatë sezonit veror
Aviacion

Air Transat rikthehet në Tiranë më 8 maj 2027, me frekuenca të shtuara gjatë sezonit veror

12 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Aviacion

Ku fluturohet më shumë? Shqipëria kryeson rajonin, lë pas Kroacinë dhe Serbinë

11 Tetor, 2026
Tregu ka mungesë të theksuar avionësh, dhe kompanitë po i kërkojnë me ngulm
Aviacion

Tregu ka mungesë të theksuar avionësh, dhe kompanitë po i kërkojnë me ngulm

10 Tetor, 2026
Pushime në Portugali? EasyJet nis fluturimet nga Tirana në Lisbonë
Aviacion

EasyJet mbyll mijëra fluturime për dimrin, Ryanair paralajmëron rritje të çmimeve të biletave

10 Tetor, 2026
Çfarë kuptimi kanë numrat në pistat e avionëve? Ja si i lexojnë pilotët
Aviacion

Çfarë kuptimi kanë numrat në pistat e avionëve? Ja si i lexojnë pilotët

9 Tetor, 2026
Ky tub i vogël hekuri ka një rol të jashtëzakonshëm për fluturimin e avionëve
Aviacion

Ky tub i vogël hekuri ka një rol të jashtëzakonshëm për fluturimin e avionëve

8 Tetor, 2026
Artikulli pas
Ermal Beqiri “kafshon” Gerond Meçen edhe te KLGJ, merr tenderin 10 mln euro me vëllanë e Gjiknurit

Ermal Beqiri “kafshon” Gerond Meçen edhe te KLGJ, merr tenderin 10 mln euro me vëllanë e Gjiknurit

Të Përzgjedhura

Pesë familje padisin TikTok-un pas vdekjes së fëmijëve nga sfidat e rrezikshme
Aktualitet

Pesë familje padisin TikTok-un pas vdekjes së fëmijëve nga sfidat e rrezikshme

Nga Editor
16 Janar, 2026
0

Pesë familje në Mbretërinë e Bashkuar pretendojnë se fëmijët e tyre humbën jetën pasi tentuan të realizonin të ashtuquajturën “blackout...

Lexo të plotë
Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Merr sendin e gabuar me vete dhe pushimet përfundojnë në burg

Merr sendin e gabuar me vete dhe pushimet përfundojnë në burg

16 Shtator, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

A ia vlen të investosh në blerjen e pronave? Tregu mund ta ketë arritur kulmin

1 Shtator, 2025
Ibrahimaj: Në Sazan ka nisur puna, por Zvërneci nuk ka projekt!

Ibrahimaj: Në Sazan ka nisur puna, por Zvërneci nuk ka projekt!

29 Qershor, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr