• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 27 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Suedia paguan 90 euro nëse kaloni 15 minuta në javë me një mik

SkyWeb SkyWeb
28 Gusht, 2026
në Aktualitet
A A
Suedia paguan 90 euro nëse kaloni 15 minuta në javë me një mik
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një prej kompanive më të mëdha të farmacive në Suedi ka nisur një program të pazakontë për të luftuar vetminë mes punonjësve, duke u dhënë atyre kohë të paguar gjatë orarit të punës për të komunikuar apo për t’u takuar me miqtë.

Apotek Hjärtat, që operon me më shumë se 400 farmaci dhe rreth 3,400 punonjës në të gjithë vendin, u lejon stafit të përdorë 15 minuta në javë ose një orë në muaj nga koha e punës për të ruajtur dhe forcuar marrëdhëniet shoqërore.

Programi pilot, i quajtur “Vänvård”, parashikon gjithashtu një mbështetje financiare prej rreth 90 eurosh për aktivitete që ndihmojnë në forcimin e lidhjeve sociale.

Nisma erdhi pasi një studim i kompanisë tregoi se një në pesë suedezë ndihet i vetmuar, ndërsa 64% mendojnë se të paktën një person në rrethin e tyre përjeton vetmi.

Problemi duket veçanërisht i ndjeshëm te të rinjtë. Të dhënat e cituara tregojnë se grupmosha 18-24 vjeç raporton nivele më të larta vetmie, ankthi dhe pakënaqësie me jetën, ndërsa të moshuarit suedezë rezultojnë të kenë lidhje sociale më të forta.

Sipas drejtuesve të Apotek Hjärtat, edhe 15 minuta mund të jenë të mjaftueshme për një telefonatë, një kafe ose për të planifikuar një takim me një mik.

Punonjësit marrin gjithashtu trajnim për mënyrat e parandalimit të vetmisë, ndërsa drejtuesit trajnohen për të identifikuar rastet kur një punonjës mund të jetë duke u përballur me izolim social.

Programi lidhet me traditën suedeze “fika”, që nuk nënkupton thjesht pirjen e një kafeje, por një moment pushimi dhe socializimi me të tjerët.

Në Suedi ekziston prej vitesh edhe skema “Friskvårdsbidrag”, një përfitim për mirëqenien që kompanitë mund t’u japin punonjësve dhe që mund të përdoret për aktivitete sportive, relaksuese apo të tjera që lidhen me shëndetin dhe mirëqenien.

Në rastin e Apotek Hjärtat, koncepti është zgjeruar duke trajtuar marrëdhëniet shoqërore dhe miqësinë si pjesë të mirëqenies së punonjësit. /skyweb.al

Etiketa: pagesesuedia
Artikulli para

Të dhënat bankare nuk përjashtohen/ Rregullat e reja për shkëmbimin e informacionit tatimor me BE-në

Artikulli pas

Italiani rikthen varietetin e lashtë të grurit që ishte zhdukur, nga 20 kallinj në 100 hektarë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Çudit Elisa Spiropali: Rama më hoqi se kishte frikë mos bëhesha Kryeministre!
Aktualitet

Çudit Elisa Spiropali: Rama më hoqi se kishte frikë mos bëhesha Kryeministre!

26 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj viziton Strugën: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar
Aktualitet

Presidenti Begaj viziton Strugën: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar

26 Nëntor, 2026
Në Italinë e vitit 2050, familja pritet të përbëhet nga vetëm 1 person
Aktualitet

Në Italinë e vitit 2050, familja pritet të përbëhet nga vetëm 1 person

26 Nëntor, 2026
Nga Wi-Fi te mashtrimet online: Si të ndihmoni familjarët me teknologjinë
Aktualitet

Nga Wi-Fi te mashtrimet online: Si të ndihmoni familjarët me teknologjinë

25 Nëntor, 2026
URGJENT/ Qeveria, 2.2 mln euro për pronarët e autobusëve
Aktualitet

Shoqata e Transportit njofton protestë, nesër në mëngjes s’ka autobusë

25 Nëntor, 2026
Priten reshje intensive, Mbrojtja Civile paralajmëron përmbytje në disa zona: Qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme
Aktualitet

Priten reshje intensive, Mbrojtja Civile paralajmëron përmbytje në disa zona: Qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme

25 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Italiani rikthen varietetin e lashtë të grurit që ishte zhdukur, nga 20 kallinj në 100 hektarë

Italiani rikthen varietetin e lashtë të grurit që ishte zhdukur, nga 20 kallinj në 100 hektarë

Të Përzgjedhura

Malaj: Nuk është parashikuar bonus fundviti për pensionistët në 2026
Ekonomi

Malaj: Nuk është parashikuar bonus fundviti për pensionistët në 2026

SkyWeb
11 Nëntor, 2025
0

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se në projektbuxhetin e vitit 2026 nuk është parashikuar bonus fundviti për pensionistët. Gjatë...

Lexo të plotë
Numri i lartë i kryebashkiakëve nën akuzë ekspozon degradimin e pushtetit vendor

Sot testi i madh i Drejtësisë, a do të dalë Erion Veliaj nga burgu?

28 Maj, 2026
Nëse Ngushtica e Hormuzit është e hapur, pse karburantet mbeten kaq të shtrenjta?

Nëse Ngushtica e Hormuzit është e hapur, pse karburantet mbeten kaq të shtrenjta?

9 Tetor, 2026
MISTERI/ 5 pasagjerë pa ndjenja. Hipoksia apo helmimi, çfarë e ktheu pas avionin e Wizz Air nga Londra? Kompania: Nuk themi dot më shumë

Çfarë fshihet pas valës së kërcënimeve me bomba ndaj avionëve në Europë?

4 Nëntor, 2026
Maxhoranca kalon me 85 vota shkrirjen e 15 bashkive edhe me kartonët “jeshil” të Braçes dhe Spiropalit

Maxhoranca kalon me 85 vota shkrirjen e 15 bashkive edhe me kartonët “jeshil” të Braçes dhe Spiropalit

9 Tetor, 2026

Të Fundit

Çudit Elisa Spiropali: Rama më hoqi se kishte frikë mos bëhesha Kryeministre!

Çudit Elisa Spiropali: Rama më hoqi se kishte frikë mos bëhesha Kryeministre!

26 Nëntor, 2026
“Gjylja” 4 trilionë USD në AI tremb bankat qendrore në Europë, pasojat mund të jenë të rënda

“Gjylja” 4 trilionë USD në AI tremb bankat qendrore në Europë, pasojat mund të jenë të rënda

26 Nëntor, 2026
Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit

Tatimet njoftojnë futjen në TVSH të të gjitha bizneseve që bën 5 mln lekë xhiro në 2026

26 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj viziton Strugën: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar

Presidenti Begaj viziton Strugën: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar

26 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In