• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 12 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Italiani rikthen varietetin e lashtë të grurit që ishte zhdukur, nga 20 kallinj në 100 hektarë

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Gusht, 2026
në Ekonomi, Turizëm
A A
Italiani rikthen varietetin e lashtë të grurit që ishte zhdukur, nga 20 kallinj në 100 hektarë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një varietet i lashtë gruri, që rrezikonte të zhdukej, është rikthyer në kultivim në ishullin Lipari, në jug të Italisë, falë vetëm 20 kallinjve të ruajtur për rreth 40 vjet në një kavanoz qelqi.

Bëhet fjalë për grurin “Margherito”, një varietet tradicional i ishullit, i cili u shpëtua nga Antonello Cincotta, një ekonomist dhe këshilltar financiar që vendosi të linte karrierën në Milano dhe të kthehej në vendlindje.

Kallinjtë ishin ruajtur nga gjyshi i tij, Antonino, i cili kishte kultivuar këtë varietet për vite me radhë. Pas vdekjes së tij, kultivimi u ndërpre dhe 20 kallinjtë e mbetur qëndruan për dekada në një enë qelqi në kuzhinën e familjes.

Cincotta vendosi t’i përdorte për të rikthyer varietetin. Analizat e kryera nga Stacioni Eksperimental i Drithërave në Siçili konfirmuan se farat ishin ende biologjikisht aktive dhe kishin ruajtur pastërtinë gjenetike.

Pas sigurimit të një sipërfaqeje të vogël toke, nisi kultivimi i parë. Tetë vjet më vonë, nga vetëm 20 kallinj, sipërfaqja e mbjellë me grurin Margherito arriti në rreth 100 hektarë.

Cincotta dhe nëna e tij krijuan gjithashtu fermën “Mandarano”, duke blerë një mulli të vogël guri dhe duke nisur prodhimin e miellit, makaronave, birrës dhe produkteve të tjera lokale.

Aktualisht ferma prodhon rreth 700 kilogramë në vit nga varieteti Margherito, të cilin vendasit e quajnë edhe “Il barbuto”, për shkak të pamjes së kallirit që ngjan me mjekër.

Sipas Cincotta-s, synimi nuk është konkurrimi me kompanitë e mëdha të drithërave, por ruajtja e një pjese të historisë dhe kulturës gastronomike të Liparit.

Mielli i prodhuar nga ky grurë përdoret për makarona, ëmbëlsira dhe pica, ndërsa ferma e ka kthyer kultivimin edhe në një eksperiencë turistike, ku vizitorët mund të njohin nga afër historinë e varietetit dhe produktet tradicionale të ishullit. /skyweb.al

Etiketat: gruriitalianimargherito
Artikulli para

Suedia paguan 90 euro nëse kaloni 15 minuta në javë me një mik

Artikulli pas

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian
Ekonomi

Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Del harta, ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget Kamza!
Ekonomi

Del harta, ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget Kamza!

12 Tetor, 2026
Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik
Ekonomi

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik

12 Tetor, 2026
Rihapen bastet dhe Call Center-at, zyrtari që kërkon “tortën” shkaktoi “tërmet” në tregun e ilegalitetit? Rrezikohet “lufta” mes grupeve në terren 
Ekonomi

Rihapen bastet dhe Call Center-at, zyrtari që kërkon “tortën” shkaktoi “tërmet” në tregun e ilegalitetit? Rrezikohet “lufta” mes grupeve në terren 

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

Të Përzgjedhura

Kompania farmaceutike e skandaleve në Malin e Zi synon tregun e barnave në Kosovë
Aktualitet

Kompania farmaceutike e skandaleve në Malin e Zi synon tregun e barnave në Kosovë

Nga SkyWeb
25 Gusht, 2025
0

“Glosarij”, kompania malazeze e akuzuar si “grup kriminal” që synon tregun farmaceutik të Kosovës Një kompani farmaceutike e njohur në...

Lexo të plotë
Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat për kontributet, ISSH ka një njoftim të rendësishëm për fermerët

Rritja e pagës minimale shtoi me 9.2 mld lekë të ardhurat te Sigurimet në 6 muaj

14 Korrik, 2026
ORTI/ Kadri Mëhalla i “zhyt” të gjithë, 4 mln euro kredi te Raiffeisen, 2.3 mln euro te tatimet, të gjitha të pashlyera

ORTI/ Kadri Mëhalla i “zhyt” të gjithë, 4 mln euro kredi te Raiffeisen, 2.3 mln euro te tatimet, të gjitha të pashlyera

30 Maj, 2025
Nafta mbi 100 dollarë, por pa panik: Si po e mbajnë SHBA dhe Kina tregun pas bllokimit të Hormuzit

Nafta mbi 100 dollarë, por pa panik: Si po e mbajnë SHBA dhe Kina tregun pas bllokimit të Hormuzit

21 Maj, 2026
Kompania që do të shpërndajë 100 milionë dollarë bonuse për punonjësit

Kompania që do të shpërndajë 100 milionë dollarë bonuse për punonjësit

3 Shtator, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr